Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DËSHIRA E SHTHURUR

Shko poshtë

Vullnet Mato:DËSHIRA E SHTHURUR Empty Vullnet Mato:DËSHIRA E SHTHURUR

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 05, 2011 8:45 pm

Vullnet Mato:DËSHIRA E SHTHURUR 183231_1544306338769_1568334934_31028052_7520543_n


Vullnet Mato:DËSHIRA E SHTHURUR 49948_1568334934_1204402_n

Vullnet Mato

DËSHIRA E SHTHURUR

Po plakëm dhe dëshira
më ndez flakërime,
lan gushën dhe gjinjtë
me rrezet e diellit,
lyen buzët
me të kuq perëndimesh
ndërron fustanet
si gjethet e prillit.

Ajo më ikën netëve
në diskoteka e klube,
ha akullore, përtyp

çamçakëz te dhëmbët,
psherëtin në stola
parqesh me lule,
pranon mes gjunjëve
t’i shtrëngohen këmbët.

Dëshira më zhvishet
krejt lakuriq,
ngre gjoksin përpjetë
të sfidojë moshën,
shtrihet plazheve,
për t’u thekur me miq,
me dy gisht tanga
në rrëzë të kofshës.

Ka ca mani të reja
pijesh dhe qejfesh,
bredharakja ime
si femër pa burrë,
kërkon të shëtisë
të gjithë kontinentet,
moda dhe epshet
s’po i shuhen kurrë.

Veshur me të ngushta,
t’i duken format,
mori patentën
dhe bleu veturë,
puthet me mikun,
kur fluturojnë gomat.
Ç’më gjeti në pleqëri,
dëshira m’u bë kurvë!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi