Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zef Ndrecaj:Leter e Hapur derguar Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, Zotit Hashim Thaçi

Shko poshtë

Zef Ndrecaj:Leter e Hapur derguar Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, Zotit Hashim Thaçi Empty Zef Ndrecaj:Leter e Hapur derguar Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, Zotit Hashim Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 05, 2011 9:33 pm

Zef Ndrecaj:Leter e Hapur derguar Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, Zotit Hashim Thaçi

P R I S H T I N Ë

Si shqiptarë dhe intelektualë ndjejmë detyrimin moral dhe kombëtar t’iu paralajmërojmë se ekstremizmi në Kosovë, e mjerisht edhe në Shqipëri, ka lëshuar rrënjë, që sa më shumë të kalojë koha, do të jetë edhe më e vështirë t’i zhgulim. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ekstremizmin ortodoks se ku e dërgoi dhe ku po e dërgon ai sot Shqipërinë. Por këtu konkretisht sot flasim për ekstremizmin islam dhe organizatat Vehibiste, që, të gjithë na, i kemi para sysh në Kosovë, në familje dhe në shtëpi.
Ekstremizmi, i çfarëdo lloji qoftë, neve na dëmton rëndë si popull e si shtet, dhe iu paralajmërojmë se jemi në prag të një lufte vëllavrasëse dhe fetare, e që për tragjedinë e një lufte të tillë, kemi shembullin e disa shteteve Arabe dhe luftërave Suite –Shihide, që kanë kaplua Lindjen e Mesme. Kjo ditaditës po na bartet edhe në Kosovë, dhe përgjegjësinë për këte e mbani ju, zoti Kryetar i Ekzekutivit. Na ju bëjmë me dije se këtë formë të ekstremizmit e keni edhe mbrenda në qeverinë tuaj; varet nga ju nëse do t’ia prisni rrënjët kësaj kulshedre që ka lëshuar rrënjë në viset e Dardanisë dhe në ne si popull.
Kemi bindjen se ju nuk jeni aq symbyllur e të mos shihni nga po shkon populli ynë. Kjo shihet çdo ditë në rrugë e mjerisht edhe në Qeveri.
Për të qenë më konkretë, na si Intelektualë kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Kulturës, i cili, me farefisin e tij, është në ballë të këtij ekstremizmi dhe këte e dini mirë edhe ju Zoti Kryeministër. Këtë ai e dëshmoi edhe me veprimin e tij të fundit, heqjen e fotografive të personaliteteve simbol të popullit tonë, atë të Nënës Terezë dhe Presidentit legjendar Ibrahim Rugova, akt i rëndë antikombëtar i tij.
Zoti Kryeministër, nëse nuk kaloni në veprime konkrete, na do të veprojmë edhe me peticion, dhe heqja e tij pastaj do të jetë e turpshme edhe për ju, edhe për Qeverinë.
E vetmja përgjigje që presim nga ju është dekalrimi publikisht kundër radikalizimit të ekstremizmit islamik në Kosovë dhe zhgarkimi i menjëhershëm i ministrit Krasniqi.

Inetelektualët Shqipetarë nga Mërgata.

Ju lus të gjithve qe e merrni këtë Postim t’i jepni sugjerimet, plotësimet e juaja të cilat do të merren në konsideratë.

Me respekt, Zef Ndrecaj
Përgatiti për shtyp- Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi