Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Letër e Hapur dërguar Qeverisë së Kosovës Kryeministrit: Zotit Hashim Thaçi

Shko poshtë

Xhesika Vula:Letër e Hapur dërguar Qeverisë së Kosovës Kryeministrit: Zotit Hashim Thaçi Empty Xhesika Vula:Letër e Hapur dërguar Qeverisë së Kosovës Kryeministrit: Zotit Hashim Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 23, 2011 5:58 pm


Xhesika Vula:Letër e Hapur dërguar Qeverisë së Kosovës Kryeministrit: Zotit Hashim Thaçi 269662_2061287785339_1639025407_2008494_7674808_nXhesika Vula:Letër e Hapur dërguar Qeverisë së Kosovës Kryeministrit: Zotit Hashim Thaçi 41501_1639025407_3357_n
Xhesika Vula:Letër e Hapur dërguar Qeverisë së Kosovës Kryeministrit: Zotit Hashim Thaçi

P R I S H T I N E

Ne si shqiptarë dhe intelektualë ndjejmë detyrimin moral dhe kombëtar t’iu paralajmërojmë se ekstremizmi në Kosovë, e mjerisht edhe në Shqipëri, ka lëshuar rrënjë ne mbar boten shqiptare. Shfaqja e ti e vrullshme, ekstreme dhe tepër injoruese ne te gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare është bere një ogure i keq i një babëzie kombëtare. Sa më shumë të kalojë koha, do të jetë edhe më e vështirë t’i zhgulim. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ekstremizmin ortodoks se ku e dërgoi dhe ku po e dërgon ai sot shtetin amë Shqipërinë ,frika për ketë ka mbërthyer gjithë shoqërinë dhe institucionet e shtetit ame, por jo me pak edhe mbare opinionin atdhedashës shqiptare.

Por këtu konkretisht sot flasim për ekstremizmin islam dhe organizatat Vehibiste, që, të gjithë na, i kemi para sysh në Kosovë, në familje dhe në shtëpi.

Ketë e dëshmon mirë edhe rasti fundit i vrasjes makabre te ushtareve Amerikan ne Frankfurt te Gjermanisë , qe dëshmon se ekstremi ka lëshuar rrënjë ne familjen shqiptare.

Ekstremizmi, i çfarëdo lloji qoftë, ne na dëmton rëndë si popull e si shtet, dhe iu paralajmërojmë se jemi në prag të një lufte vëllavrasëse dhe fetare, e që për tragjedinë e një lufte të tillë, kemi shembullin e disa shteteve Arabe dhe luftërave Suite –Shihide, që kanë kaplua Lindjen e Mesme. Kjo dita ditës po na bartet edhe në Kosovë, dhe përgjegjësinë për këtë e mbani ju, zoti Kryetar i Ekzekutivit. Ne ju bëjmë me dije se ketë formë të ekstremizmit e keni edhe brenda në qeverinë tuaj, varet nga ju nëse do t’ia prisni rrënjët kësaj këlshedre që ka lëshuar rrënjë në viset e Dardanisë dhe në ne si popull.

Ne njerëzisht dhe atdhetarisht nga Diaspora ,te brengosur për fatin ton si popull , ju thërrasim te bëni detyrën shtetërore e kombëtare ne luftën e pa kompromis ndaj një te keqe qe po vije si rrezik drejt një lufte vëllavrasëse.

Kemi bindjen se ju nuk jeni aq symbyllur e të mos shihni nga po shkon populli ynë. Kjo shihet çdo ditë në rrugë e mjerisht edhe në Qeveri.

Për të qenë më konkretë, ne si intelektualë kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Kulturës, i cili, me farefisin e tij, është në ballë të këtij ekstremizmi dhe këtë e dini mirë edhe ju zotëri Kryeministër. Populli është ne rrezik nga se po i sulmohet kultura e tij, andej me emërimin e tij ministër ne shohim kulturën ton drejt një bastardimi dhe shkatërrimi total. Këtë ai e dëshmoi edhe me veprimin e tij të fundit, heqjen e fotografive të personaliteteve simbol të popullit tonë, atë të Nënës Terezë dhe Presidentit legjendar Ibrahim Rugova, akt i rëndë antikombëtar i tij.

Zoti Kryeministër,nëse nuk kaloni në veprim konkrete, na do të veprojmë edhe me peticion , dhe heqja e tij pastaj do të jetë e turpshme edhe për ju, edhe për Qeverinë qe ju drejtoni.

E vetmja përgjigje që presim nga ju është Veprimi ,deklarimi publikisht kundër radikalizmit të ekstremizmit islamik në Kosovë dhe zhgarkimi i menjëhershëm i ministrit Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi