Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Izet Abdyli:GJAKU TA DHA EMRIN DRENICË E KUQE

Shko poshtë

Izet Abdyli:GJAKU TA DHA EMRIN DRENICË E KUQE Empty Izet Abdyli:GJAKU TA DHA EMRIN DRENICË E KUQE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 1:30 am

Izet Abdyli:GJAKU TA DHA EMRIN DRENICË E KUQE 157269_1607062150_4013723_n

Izet Abdyli:GJAKU TA DHA EMRIN DRENICË E KUQE

Drenica martire
Sërish kuqëlon gjak
Ballë për ballë me hasmin
Qëndron si bajrak

T’ ashpër e kishe jetën
Kurrë shtruar me lule
Gjaku ta dha emrin
Drenicë e kuqe

Legjendë e trimërisë
Nga brezi në brez
Kur e lypi koha
N’ këmbë u ngrit përherë

Që nga Iliria
Drenia Dardane
Fortesë e pamposhtur
Për hordhitë Romake

Kur orditë turke
Ia mësynë ballkanit
Millosh Kopiliqi
Doli n’log t’mejdanit

Vitet 78-ta
Kur u formu Lidhja
Flakadan i zjarrtë
Ndizej Drenica

Vlora heroike
Kur ngriti flamurin
N’mes drenicarëve
Kishte Isa Burrin

N’parlamentin turk
Fjalët si vetëtima
Trimi nga Polaci
Hasan Prishtina

Nga zëri komitëve
Vlonte Çiçavica
Dhëmb për dhëmb me shkja
Shotë e Azem Galica

Farë të çartur Ruse
S’duron dot kjo tokë
Flet Shaban Polluzha
Trimi me shumë shokë

Zemra e poetit Fazli
Digjej porsi furrë
Jetën bëri fli
Për t’shtrenjtin flamur

Prekazi i trimërisë
Gjëmon panda
Tahiri e Nebihu
Fyta-fyt me shkja

Prekazi trimërisë
Den baba den
Lindi UÇK-në
Me bacen Adem

Kush ia solli Lirinë
Drenicës, Kosovës
Bacë Adem Jashari
Legjenda e kësaj toke
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi