Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Izet Abdyli:RROFTË ENVERI-TREGIM

Shko poshtë

Izet Abdyli:RROFTË ENVERI-TREGIM Empty Izet Abdyli:RROFTË ENVERI-TREGIM

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 11:50 pm

Izet Abdyli:RROFTË ENVERI-TREGIM 157269_1607062150_4013723_n

Izet Abdyli:RROFTË ENVERI-TREGIM


Sa here më kujtohet fëmijëria dhe veprimet e bëra në atë moshë, ne distance kohore vërej se sa te padjallëzuar janë fëmijët. Jo rrallë ndodhë që disa veprime te cilat mbase mund të jen krejt spontane dhe të paqëllimta, krijojnë efekte dhe koincidojnë me gjëra të çuditshme. Kështu na ndodhi edhe ne si fëmijë ne prak të pranverës, derisa po kullotnim bagëtinë në lëndinën e Gradinës, afër majës se Qukës ku shpesh ngjiteshim dhe vështronim një pjesë të rrafshit të Drenicës si në pëllëmbë dore. Flitej se qëmoti aty kishte ekzistuar një kështjellë dhe guralecët e rrumbullaket që shtriheshin në lendinë mund të kenë qene dikur në muret e saj. Dhe ja si thotë populli fjala nxjerr fjalën dhe pikërisht këtë qëllim kisha që të rrëfej për ngjarjen qe ndodhi me guralecët ne ketë lendinë. Me këta guralec që kishin ngjyrë gëlqereje jo rrallë mësuesit e shkollës na sillnin këtu për të formësuar germat e mbishkrimit të ndonjë date te rëndësishme historike, si një Maji - Dita ndërkombëtare e punës, 8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas, por edhe 29 nëntori qe i thoshin ahere si dite e çlirimit nga nazizmi. Kësaj radhe ishte shkruar Rroftë 1 Maji dhe rastisi qe kushëririt Enverit qe jetonte ne Shkup dhe vinte rregullisht gjatë pushimeve te verës dhe vikendeve në vendlindje të hedh idenë qe ky mbishkrim të ndërrohej fjala Një maji dhe te shkruhej emri i tij Enveri. Dhe si të padjallëzuar që ishim pa u hamendur filluam zhvendosjen e germave të krijuara me guralec dhe saora mbishkrimi nga Rroftë 1 Maji u ndryshua duke u formësuar dy fjalë të tjera Rroftë Enveri. As mua por as kushërinjve Bedriut e Hamdiut qe ishin me ne nuk na beri ndonjë përshtypje ky veprim por na u duk si diçka e zakonshme, madje disa herë brohoritem rroftë Enveri, rroftë Enveri dhe si dukej kushëriri ynë Enveri qe ishte me i madh nga mosha ndihej krenar për këtë. Atëbotë as qe kishim idenë se ky veprim i yni do te trandte pushtetin e atëhershëm dhe UDB-ne jugosllave. Dhe kur te nesërmen u gjendem ne shkolle fare nuk kishim kuptuar perse shume vetura te milicisë u gjenden afër oborrit te shkollës. Shumëçka shushuritej por ne nuk e kuptonim, edhe pse edhe ne sytë e arsimtareve e vërenim një shqetësim te pazakonshëm. Ndërkohë ne oborr u rreshtuan një grup i nxënësve me disa arsimtarë dhe ia mësyn Gradinës, për te rikthyer përsëri mbishkrimin e sërishëm të Një Majit. Pastaj filloi te përflitej për njëfarë armiku të brendshëm qe po punuaka për bashkim me Shqipërinë dhe paska shkruar parulla armiqësore duke madhëruar emrin e Enver Hoxhës. Derisa e kuptuam këtë neve as që na kishte bere përshtypje e tërë kjo tollovi e krijuar nga ai ndryshim i mbishkrimit, tek tani filluan te na shkonin drithërima ne trup, por nuk bëzanim. Po ashtu pas vërejtjeve të prindërve qe për një kohë të mos i kullosnim bagëtinë në atë pjesë, ne u tërhoqëm nga loja fëmijërore ne atë pjese, ndërsa Enveri tani pas vikendit pa asnjë therrë në këmbë gjendej ne bankat e shkollës Iliria ne Çair te Shkupit dhe as që e dinte se emri i tij i shkruar ne lëndinën e Gradinës kishte ngritur në këmbë një makineri të spiuneve të UDB-së, të cilët ngarendnin anekënd duke nuhatur se kush do ta zbuloi rastin për të marr pastaj trofeun te eproret e tyre. Por çuditërisht ky rast mbeti i pazbuluar edhe pse tërë atë punë e patëm kryer në pike të ditës, dhe shume vite me vone kur veç kisha filluar të marr vesh shume gjëra nga politika, nga plaku i urtë dhe i mençur mixha im Milazimi ,pata kuptuar se sa ne telashe e kishim vene pushtetin e atëhershëm dhe pasojat që do të mund të kishin bartur prindërit tanë, nga veprimi ynë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi