Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë

Shko poshtë

Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë Empty Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 10, 2011 1:53 am

Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë 186808_100001085567344_860334_n
Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë

Milano - Italy, 10 Mars 2011

Në Radion e vogël dëgjoheshin zëra të veçant, ishte Pranvera e vitit 1981 kur gati kisha mbushur shtat vite(7) për te filluar klasën e parë, zërat dhe brohoritjet Kosova Republikë dëgjoheshin pa rreshtur. Nëna ime pyeste Babin tim kur kthehej nga puna për ngjarjet... Babi im shpjegonte në qetësi për tragjedin që ndodhëte me studentët e Universitetit të Prishtinës, punëtorët dhe qytetarët, ishte hera e parë që mësova ç'ka është emri Kosovë.
Babi im punonte në Kombinatin Ndërtimor Industrial KNI- "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ku me duart e tija - me shoqëri e ndërtonin Kosovën, dhe dita e parë kur filluan demostratat i gjeti të bashkuar me studentët... ç'do ditë demostronin në ç'do vend të Kosovës, deri sa ç'do gjë u shtyp me përdorimin e forcës Sërbe të Jugosllavisë.
Kosova Republikë, Kosova Republikë, Kosova Republikë, sillej në trurin tonë të Ri të Pastër, mësuam se sa vlerë paska Kosova, këtë na e tregonte Babi jonë kur kthehej nga puna, ndërsa Nënës i tregonte me zë të vogël, se sa zi e terr po bënin policia Sërbe "njësia speciale"Jugosllave në studente e studentë të UP-së, përmbi kokat tona silleshin forca ajrore me helikopter vinin edhe përmbi qiellit të fshatit tonë malor, ne friksoheshim si fëmijë ku zhurma e tyre ishte vërtet diçka e veçant në atë Pranverë të vitit 1981.
Në shtator '81 -një fillova klasën e parë me mësuesin Abdullah Hoxha e thirrnin Duli, ishte i mrekullueshëm, i kishin lakmi të gjithë për metodat edukative- arsimore, kështu për katër vite rrugëtuam bashk me mësuesin Duli, ku morëm bazën kryesore, të përgatitur mirë, ditën e fundit e rrethuam nxënësit me prezencën e prindërve, në fjalimin e tij për hapat e ri, ku në syt e tij i shkonin lotët e veçant, kjo ndodhi në Kosovë atje ku mësova shumë.
Jeta vazhdonte, por të mbushur në mendje se jemi rritur, shkonim në shkollë, mësonim mirë, mësonim gjoegrafinë, gjashtë republikat e dy krahinat autonome, Kosovën e Vojvodinën, shpesh ndodhëte që te thonim Republika e Kosovës, nuk jemi ndëshkuar kurr nga arsimtari Xhemail, sepse bëhej se kemi gabuar... mësonim edhe historin por krejt gabimisht, ashtu siq e kishin shkruar komunistët plot gënjeshtra. Përveq mësimeve ne në fshat kishim edhe obligime tjera, të shkonim me bagëti në bjeshkë, ktheheshim në shtëpi ku Nëna na priste dhe i sillte risit që ndodhnin në Kosovë, tregonte e qante me lot, kur në Paraçin ('87) të Sërbisë janë dënuar ushtarët Shqipëtar, tregonte se në ushtri po i vrasin ushtarët Shqipëtar... e friksonte ushtria e Jugosllavisë, pasi e ndjera tash, priste që edhe ne të shkonim në atë ushtri, ishte e obligueshme, thoshte ishalla nuk ju pres... e qante me lot burgosjen e më pas e dënuan me burg të rënd Pajazit Aliun nga Pakashtica, e akuzonin se ky kreu vrasjen në kazermën e Paraçinit në Sërbi, një montim që kishte bërë UDB-ja.
Erdhi viti '89 -nëndë fillova vitin e parë në qytetin e Besianës - Podujevë, një jetë e Re, i humbur komplet nga ndryshimet që ishte me fshatin, përfunduam shtatorin e filluam tetorin e demostratave, ku herën e parë betejën e fillova me rastin e daljes në gjygj të Azem Vllasit, ku ne nxënësit e qytetarët u mblodhëm në qendër të qytetit me brohoritje Azem Vllasi të lirohet, aty filluan edhe ato zërat që kisha mësuar për herë të parë si i vogël Kosova Republikë, Kosova Republikë, Kosova Republikë, pastaj Kushtetut - Republikë ja me hatër ja me tutë... etjera parolla, në atë ditë mësova si bëhet beteja për Kosovën, në fillim friksohesha, pasi kisha dëgjuar se sa studentët i kishin vrar, dënuar e rrahur rënd, por me kalimin e kohës u mësova, u trimërova dhe u dashurova me Kosovën, kështu s'kishte ditë që nuk demostronim ne nxënësit e qytetarët, e sidomos ishte një grup i veçant, ku dilnin përpara nesh, ata mbanin rroba të veçanta dhe më vonë mësova se ishte Ali Ajeti me shokët e tij trima të vërtet, ata bënin beteja edhe me policin speciale të federatës, ata mbanin çanta për rreth qafës...
Viti 1989 - 1990 ishin vite të vështira pasi ndodhën edhe helmimet në shkollën tonë , ku si nxënës i Ri, shifja se si binin në tokë, vajza e djem me helmin e rënd që ishte prodhuar në Beograd nga çetnikët sërb.
Më 12/12/1990 erdhën policia sërbe dhe i vun dryrin shkollës tonë, mbetëm si të shkret në oborr, por disa shpresa i solli te ne drejtori Skënder Muçiçi ku tha: për disa ditë mbyllet shkolla e pastaj hapet prap, janë disa probleme por do rregullohen shpejt, nuk ndodhi ashtu, filluam mësimet nëpër shtëpi private ku organizimi filloi në shtëpin e Muhamet Latifit në fshatin Pollatë, ku përveq që hapi shtëpin, hapi edhe zemrën, por mësimi nuk zhvillohej si duhet mirpo mbahej gjall jeta edukative- arsimore.
Pushteti okupues sërb u përhap gjithë andej Kosovës, filluan gjahun e tyre të zakonshëm nëpër shekuj, filluan kudo ku kishte rrezistencë, erdhën një natë dhe rrethuan fshatin Pollatë, afër fshatit tonë, në mëngjes binte alarmi i traktorit të Enver Fazliut (kusheri i yni) ku bënte thirrje për ndihëm, pasi që kishte dëgjuar krisma të pushkëve, ishte ora shtat e mëngjesit, filluan mobilizimet nga Babi im Sylë dhe Axhi im Isë, sa shpejt morrën armët e tyre të ruajtura me fanatizëm, ndryshonte ç'do gjë atë ditë me ditët e zakonshme, Babi im morri rroba të veçanta u bë ushtar, ashtu siq ishte edhe - Babi i tij, Pjestari i Njësisë Speciale Alpiniste - Malore "Ushtria Skënderbeu" Sylë Rexhë Mulliqi ku i rrethuar nga ushtria sërbe, 1946 dhe rënë dëshmor për Kosovën, për këtë Liri që kemi sot -, kështu u nisën për në front me Sërbin, ku krismat dëgjoheshin thekshëm, u përshëndetën me ne, ku Nëna ime qante pa ndalur...!?
Në fshatin Pollatë ndodhi një luftë në vitin 1990 ku në atë ditë u flijuan Skënder Monolli dhe Besim Latifi, dy trima të atëdheut, po atë ditë policia Sërbe i arrestoj shumë fshatar ku edhe i mbanin rob, pasi ç'do anë ishte e rrethuar me ushtar Shqipëtar të armatosur, ku krisma e pushkëve dëgjohej luginë pas lugine, mal pas mali, breg pas bregu, e më pas policia tërhiqet pasi filluan sulmet ndaj helikopterëve dhe këtë e bëri Shefqet Shabani nga Sylevica, ishte një Trim i vërtet ku pushka e tij e qëlloj helikpoterin dhe pas disa qasteve forcat Sërbe u befasuan, se bëhej fjalë për Trima të vërtet Shqipëtar në Llap.
Emrin Kosovë më ra rasti te dërgoi te nxënësit në fshatin tim, aty ku kontribova tre vite (1993-1996), ç'do here e përdorja këtë emër të bukur, për te ruajtur, për te zhvilluar, për të studiuar e sjellur njerzit inteligjent kudo në institucione në ç'do fushë, dhe për kontributin tim sot jamë krenar. Egërsisht silleshin në Kosovë policia Sërbiane, viti '91-'96 ishin vite të rënda për popullin tonë, në ç'do rrugë, në ç'do cep të binte ti takosh policin, në ç'do rast të kërkonin lejenjoftimin, të pysnin ç'do here në fillim "ku jeton"... kjo ishte mënyra që të godisninë në start, të thoshin pse nuk din të folësh Sërbishten, lloj - lloj pyetjesh provokative, kështu më ndodhi në Prishtinë në vitin 1993 kur fillova të studjoja, hyrën policia në sallën e lëndës së Matematika -I- te Prof.Dr. Sadri Shkodra, ky aty na bllokuan me kolegun tim nga Rahoveci, filluan vandalizmat e tyre me sharje., shife ç'ka mësojnë " shiptari " i thoshinin njeri tjetrit, pyetën gjëra që nuk i kuptoja të gjitha, më shanin më kërcnonin, më vurën tytën e automatikut në shpin, e futën plumbin në tytë, aspak s'friksohesha, behesha me trimëri, besoja në Perendi e kështu ndodhte shpesh here rrugëve të Prishtinës, herën tjetër te Banka e Kosovës 1996 , aty një mbrëmje duke kaluar për të shkuar në banesë te Mahalla e Muhaxherëve më ndaluan policia, më propozuan të futesha në një " qorr sokak ", kontrolluan valigjen me gjësende që kisha marr nga fshati, kisha patate, pemë e perime, por në brendësi kisha edhe një briskë (thikë), i tensjonoj shumë ky briskë i vogël, pyetnin pse e mbaj., ju spjegova për nevoja kuzhine, për ti prer patatet... njeri nga policia tha: e keni për të sulmuar policin, jo ju thash, propozuan te provojnë në stomakun tim, e vendosën, qeshnin njëri me tjetrin, mendoja se paskan vendos të më presin në këtë vend pa drita, papritmas aty pari kaluan dy njerz ku erdhi një befasi për policin Sërbe, më shkoj mendja se u friksuan se erdhi Zahir Pajaziti të më shpëtoj, e morën briskun(thikën) dhe ikën shpejt, morra valigjën time dhe shkova në banesë,ku i tregova rastin cimermanit tim Arsim Bardhit nga Gradica.
Masakra e Likoshanit e Çirezit ndryshoj historin e Kosovës, aty filloj epoka e flijimit masovik, në atë luftë u flijuan shumë Shqipëtar, ku në mesin e tyre ishin edhe dy binjakët Sejdiu, student të Shkollës së Lart Pedagogjike, dega Fizikë - Kimi të Universitetit e Prishtinës, e morrëm lajmin me trishtim, se si kishin ndodh maskarat çnjerzore ndaj njerzëve të pa armatosur, ndaj grave shtatzëna, njerzëve të varfër. Profesori ynë i Pedagogjisë Prof.Dr. Dali Emërllahu gjatë një ligjerate propozoj: kush ka dëshirë e guxim të vijë me ne pofesorët e aktivistët të dalim në Drenicë për t'ju dërguar diplomat post mortore dy binjakëve Sejdiu, dhe kështu unë vendosa të marë me vendosëshmeri rrugëtimin, u takuam te shtëpia e Bajram Kelmendit me profesorët, aktivistët dhe dy tre student të vendosur në atë mision, makinat ecnin drejt Drenicës, te guri i zi prisnin makina tjera për shoqërim, rrugës me droje pritnim ndalimin nga policia Sërbe.
I pari ishte Prof.Mr. Abdyl Ramaj drejtori i SHLP-së - Shkollës së Lart Pedagogjike - të Universitetit të Prishtinës, pastaj vinin profesorët tanë, Prof.Dr. Dali Emërllahu, Prof.Inxh.Arife Kurti (Nëna e Albinit Kurtit), Prof.Rrustem Buzhala, humanistja Dr.Flora Brovina e shumë profesor e aktivistë tjer, nga studentët ishim Unë Arsim Mulliqaj Agroni e Blerimi nga Vushtrria, shkuam në ç'do familje në vizitë, sa vështirë ishte ajo ditë, pyesja ku janë njerzit e armatosur, pasi në këtë rrugëtim kisha dy misione, vizitën te familjet e të flijuarëve dhe të bashkangjitëm me njerzit e armatosur të "UÇK"së, ishte vështirë të takosh njerzit e luftës, pasi na thoshinin se ata rrin në mal... bënim përpjekje por nuk arritëm të takojmë askënd, e kaluam tërë ditën në familjet e dëshmorëve te Ahmetajt, Xhelajt, Sejdiu ku aty Prof.Mr.Abdyl Ramaj shpërndau Diplomatë - Post Mortum - për binjakët Sejdiu në pranin e shumë të pranishmëve, sa lotët u derdhën aty, sa lutjet kemi bërë te varrezat e të flijuarëve, e kështu u kthyem në Prishtinë. Sa rastet i ngjëgjoja që ndodhnin në Kosovë në mënyra më mizore, ku edhe të hollat (parat) e studentëve i plaçkitinin policia, kjo ishte një situatë që s'mund të durohej dotë, dhe kështu edhe u mobilizuam ne studentët e Universitetit të Prishtinës që të fillojmë ndryshimin e situatës politike në Kosovë, të demostrojmë, të luftojmë se nuk kishte tjetër zgjidhje, ishte kotë durimi, kështu edhe ndodhi kur studentët u mblodhëm dhe filluam demostratat më 1997 dhe 1998 na rrahnin por e dinim se gjërat po ndryshojnë, ne bënim revulucionin, bënim ndryshimin, dhe në qershor 1998 bashk me shokun tim të nderuar nga Besiana Bahri Blakçorin na ndalojnë policia Sërbe dhe futën në Shkollën Teknike në Prishtinë dhe rrafin në mënyrën më çnjerzore, aty edhe jemi alivanosur, por të pa friksuar, pasi ata kërkonin që ne të thonim se ne jetojmë në Sërbi, e ne nuk e pranonim këtë, ne kishim mësuar se jetojmë në Kosovë, kështu ndodhi atë ditë demostrate në Prishtinë.
Lufta vazhdonte në shumë fusha për ndjekjen e okupatorit Sërb nga Kosova, dikush bënte luftë në prag të shtëpisë, dikush bënte luftë në front, dikush demostronte në qytet, dikush dhuronte mjete financiare për Kosovën... me shumë gjak e sakrifica, me diplomaci e luftë e larguam njëhere e përgjithmon Sërbin nga Kosova e sot s'kemi as Jugosllavi e as Sërbi në vendin tonë, përveq Republikën e Kosovës, duke falënderuar shumë miqtë tanë aleat që përkrah nesh "UÇK"së Ushtria Çlirimtare e Kosovës- kishim fuqin apsolute NATO-në- North Atlantic Treaty Organization - që godiste pa mëshirë arsenalin e ushtrisë e policisë Sërbe.
Kështu e mësuam dhe e dashurojmë emrin Kosovë, vazhdojmë të bëjmë atë që pëlqen ç'do shpirtë e zemër Shqipëtare që më 28 Nëntor 2012 të festojmë për 100 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë, me Ribashkimin e Kombit Shqipëtar në një Flamur të vetëm atë të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, atë të diplomatit - babait të Pavarsisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlora, atë flamur që e kemi në ç'do kujtim ne Shqipëtarët në Luftë, në Dasma, në Festa në Fitore por edhe në Varret e dëshmorëve tanë.
Flamuri ynë është vetëm një, atë që e kemi për të treguar Lavdatat, Trimërit, Sukseset dhe Dijet tona Shqipëtare.
Këtë e bëjmë në qoft se kujtojmë sakrificat tona për rrugën që kemi bërë dhe rrugëtimet që vazhdojnë, duke bërë thirrje njerzëve vullnet mirë e patriot te ruajnë atëdheun si syt e ballit, mos e lëndoni ( vidhni ) buxhetin e shtetit tonë, sepse s'ka bereqet, aty e keni gjakun e ç'do dëshmori, keni kujdes se mallkimi ju vjen !
Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë 198448_178762345503283_100001085567344_459389_1638011_n
Autori i shkrimit, Arsim Mulliqaj


Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë 190455_178762485503269_100001085567344_459391_1439380_n
Demostrata e 11 Marsit 1981 në mesin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ishte edhe Prindi im Sylë Mulliqi në atë kohë puntor i KNI"Ramiz Sadiku" në Prishtinë


Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë 199849_178762972169887_100001085567344_459399_503661_n
Studentët e Universitetit të Prishtinës në Demostratat e përgjakshme të Pranverës 1981


Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë 197112_178763388836512_100001085567344_459410_1121757_n
Në tre vjetorin e njohjes së Pavarsisë së Kosovës: Darling Ismail Vlora ( Nipi i Ismail Qemalit ), Arsim Mulliqaj, Eltjon Valle (Piktor Famoz), duke kujtuar dëshmorët e Kombit dhe duke shfletuar historinë, dt, 17/02/2011 në Milano


Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë 200767_178764072169777_100001085567344_459425_149768_n
Fotografi kujtimi pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, Unë dhe Atëdhetari Shqipëtaro Amerikanë Nikollë Prifti i cili në vitet e 1950 e ngriste Zërin për Shqiptarët në Radio ZËRI I AMERIKËS në Washington dhe EVROPA E LIRË i cili punonte në këto Radio të rrespektuara. Foto 2008 Milano
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi