Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?[/

Shko poshtë

Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?[/ Empty Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?[/

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 10, 2011 8:54 pm



Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?

Bota sot
Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?[/ Kuvendi-i-kosoves121
DISKUTIMET E PARA NË KUVEND PËR VRASJEN E LEOTRIM MUSLIUT
Deputetë kërkuan nga organet e rendit të gjejnë sa më parë dorasit e Leutrimit për ti vendosur para gjyqit.


Rezoluta e miratuar është propozuar nga Grupi parlamentar i PDK-së por nuk është përkrahur nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe AAK-ja


(I plotësuar) Kuvendi i Republikës së Kosovës miraoti Rezolutën për bisedime me Serbinë. Kjo rezolutë u propozua nga Grupi parlamentar i PDK-së dhe u mbështet nga deputetët e pozitës por u kundërshtua nga ata të opozitës.

Teksti i rezolutës ka këtë përmbajtje:

REZOLUTË

Për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë

• Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet dialogun midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, për çështje praktike, në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.

• Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon parimin që dialogu midis dy palëve të lehtësohet nga BE dhe SHBA-të.

• Dialogu i Kosovës dhe Serbisë do të jetë i përgatitur mirë, me agjendë të qartë dhe të përcaktuar paraprakisht, në marrëveshje ndërmjet palëve dialoguese, duke përfshirë edhe lehtësuesit e dialogut.

• Agjenda e dialogut do të përfshijë vetëm çështjet teknike të interesit të përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.

• Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që t’ia paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës dokumentin themelor të dialogut brenda afatit ligjor.

• I/e emëruari nga Kryeministri udhëheqës i delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun me Republikën e Serbisë do të informojë në baza të rregullta Komisionin për Politikë të Jashtme dhe komisionet tjera përkatëse të Kuvendit të Kosovës dhe do të raportojë, edhe në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

• Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të vendosur marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Serbisë, në të mirë të dy vendeve tona, popujve tanë, të integrimeve evropiane dhe të stabilitetit e prosperitetit të përgjithshëm të rajonit.

• Kuvendi i Republikës së Kosovës riafirmon qëndrimin se bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu janë kontribut për paqen e stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve tona dhe të rajonit në përgjithësi si dhe për përshpejtimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

• Kuvendi i Republikës së Kosovës e rikonfirmon të drejtën kushtetuese për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që i nënshkruan Qeveria e Republikës së Kosovës.



* * * * * *



Rezoluta miratohet pa opozitën



- Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për bisedime me Serbinë, të cilën e ka propozuar grupi Parlamentar i PDK-së. Kjo rezolutë nuk është përkrahur nga LDK-ja, AAK-ja dhe Vetvendosja.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha para deputetëve se grupet parlamentare nuk kanë arritur të harmonizojnë qëndrimet e tyre, prandaj ai propozoi që të hudhet në votim projektrezoluta e propozuar nga PDK-ja në seancën e kaluar me të cilën i jepet përkrahje bisedimeve me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e hodhi në votim me çrast 63 deputetë votuan pro rezolutës, 48 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërkohë në seancën e sotme është miratuar vendimi për formimin e komisioneve parlamentare, ndërsa është ngritur edhe çështja e vrasjes së Leutrim Musliut nga Uglari i Gjilanit, me ç’rast është kërkuar zbardhja sa më e shpejtë e rastit.

* * * * * * *

Kuvend: Rezoluta në fund të seancës

Kuvendi i Kosovës ka zhvendosur votimin e rezolutës për bisedimet me Serbinë si pikën e fundit të rendit të ditës.

Ndonëse hedhja në votim e kësaj rezolute ishte në agjendën e punës si pika e parë për seancën e sotme, me shumicë votash është vendosur që të fitohet edhe pak kohë për harmonizime ndërmjet grupeve parlamentare rreth tekstit të kësaj rezolute.

Dje dhe sot, grupet parlamentare kanë diskutuar harmonizimin e tekstit të saj, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Propozuesi i rezolutës, Partia Demokratike e Kosovës, sipas opozitës, nuk i ka përfillur propozimet e partive opozitare për 10 pika shtesë në tekstin e kësaj rezolute, andaj ajo edhe nuk ka marrë mbështetjen.

Shtyrja e votimit të rezolutës për pasdite u nënkuptua në Kuvend si mundësi që bisedimet pozitë – opozitë rreth tekstit të kësaj rezolute të vazhdojnë.

Rezoluta për bisedimet me Serbinë është paraqitur të hënën si një përkufizim i vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës, për temat të cilat nuk mund t’i bisedojë fare me Serbinë.

* * * * * *

Kuvendi do të debatojë për rezolutën

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të debatojë sërish në përpjekje për të miratuar një rezolutë, që do të tregonte vijat e kuqe të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Ky debat vjen pas seancës së të hënës, pasi Kuvendi nuk e votoi projekt-rezolutën e Qeverisë që do të hapte dyert e fillimit të dialogut teknik me Beogradin.

Seanca e sotme pritet të fillojë në orën 10:00, ndërsa shefat e Grupeve parlamentare të partive nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për ta paraqitur para deputetëve një rezolutë të përbashkët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Pas një takimi dyorësh u njoftua se dy partitë opozitare LDK dhe AAK kanë kërkuar që në rezolutë të përfshihen edhe qëndrimet e këtyre lidhur me dialogun, në mënyrë që rezoluta të marrë miratimin unanim.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Imeri ka njoftuar se nuk do të votojnë rezolutën, pasi, sipas tij, ka dallime thelbësore ndërmjet rezolutës së këtij subjekti opozitar dhe rezolutës që pritet t’i paraqitet Kuvendit.

Ndërkohë, konsultimet e shefave të grupeve parlamentare rreth harmonizimit të rezolutës do të vazhdojnë para fillimit të seancës së Kuvendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi