Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë

Shko poshtë

Sejdiu: Nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë Empty Sejdiu: Nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 21, 2009 10:38 pm

Sejdiu: Nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë

Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni udhëtuan për në SHBA


Sejdiu: Nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë --Presidenti%20
Së bashku me presidentin Sejdiu për në SHBA ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu, me ftesë të bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, zonjës Ban Son-Taek, për të marrë pjesë në “Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin”.
Sejdiu: “Absolutisht nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë. Ne mund të bisedojmë me ta si dy vende sovrane, për temat që janë në interes të bashkëpunimit të dy vendeve, të dy popujve dhe për asgjë tjetër”.



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni kanë udhëtuar të hënën për në SHBA, ku do të marrin pjesë në javën presidenciale dhe ministrore që organizohet çdo vit në Nju-Jork, në gjysmën e dytë të shtatorit. Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kohë në të cilën do të ketë punimet e Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dy përfaqësuesit e shtetit të Kosovës do të shfrytëzojnë rastin të takohen me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme, me qëllim të lobimit për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.
Megjithëse presidenti Sejdiu nuk do të ketë të drejtën të marr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, megjithatë ai do të shfrytëzoj atë kohë që të takohet me presidentë, kryeministra, ambasadorë, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, në mënyrë që të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës te ato vende të cilat hezitojnë ta njohin shtetin e ri në botë.
“Gjatë kohës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kemi takime të shumta me presidentë apo udhëheqës shtetesh. Synimi ynë themelor është që të takojmë udhëheqësit e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës deri tash, me qëllim që të japim informacionet shtesë për zhvillimet tona dhe përkushtimin që kemi dhe që të shpejtohet edhe procesi i njohjes nga këto vende”, deklaroi Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu para nisjes për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sejdiu: Nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë ---sejjjjj

Presidenti Sejdiu nuk ka komentuar deklaratat e udhëheqësve serbë lidhur me këtë vizitë dhe as për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës. “Unë nuk dëshiroj të komentoj idetë e tyre. Ata deri tash dhe gjithmonë janë përpjekur të pengojnë njohjen e vendit tonë. Për ne është me rëndësi të bëjmë punën tonë si duhet”, tha presidenti Sejdiu. “Absolutisht nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë. Ne mund të bisedojmë me ta si dy vende sovrane, për temat që janë në interes të bashkëpunimit të dy vendeve, të dy popujve dhe për asgjë tjetër”, theksoi ai.
Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.
Së bashku me presidentin Sejdiu për në SHBA ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu. Vizita e zonjës Sejdiu bëhet me ftesën e bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zonjës Ban Son-Taek, për të marrë pjesë në “Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin”. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zonjat e para të një varg shtetesh nga të katër anët e globit.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast përveç takimeve të shumta me krerë të shteteve të ndryshme, ai do të mbajë edhe një fjalim për të pranishmit në sesion.
L. Hajdari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi