Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty PDK: Partitë opozitare po nguten me deklarata

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:48 pm

PDK: Partitë opozitare po nguten me deklarata

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë hedhur poshtë akuzat e AAK-së se vendimi i KQZ-së për mos instalimin e kamerave është marrë nën ndikimin e PDK-së, duke thënë se KQZ është organ i pavarur dhe si i tillë i merr edhe vendimet, ku hyn edhe ai për kamerat.


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 +--pdk

Në një konferencë për media të mërkurën, zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci ka thënë se kjo parti nuk i komenton çështjet që kanë të bëjnë me KQZ-në, pasi kjo nuk është në kompetencën e tyre dhe se përgjegjës për këtë janë zyrtarët e KQZ-së, si organ përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.
"Ne, gjithashtu, kemi shprehur qëndrimin se jo vetëm kamerat, por çdo gjë që i kontribuon këtij procesi dhe është në të mirën e tij ne do të jemi në përkrahje të saj. Vullneti ynë politik ka qenë, qëndrimi ynë politik ka qenë i shprehur deklarativisht në mënyrë eksplicite shumë herë. Mirëpo, pastaj normalisht që kjo i ka takuar një institucioni, një komisioni siç është Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili gjithashtu për të cilin shumë herë kemi shprehur mendimin tonë se është një komision i pavarur dhe rrjedhimisht edhe vendimmarrja që ndodh aty është një procesi pavarur", tha Stavileci.
Duke iu përgjigjur akuzave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka cilësuar si politik vendimin e KQZ-së për kamera, nën ndikimin e PDK-së, dhe se kryesuesja e KQZ-së, Nesrin Lushta dhe minoritetet mbajnë anën e PDK-së, zëdhënësi Stavileci tha se këto deklarime janë të ngutshme dhe me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit publik drejt disa gjërave të tjera.
"Konsiderojmë se kjo parti, partia e tretë opozitare dhe disa parti të tjera po nguten me deklaratat e tyre dhe gjithashtu edhe kur ishte çështja e ditës, datës së zgjedhjeve. Ne po e ripërsërisim qëndrimin tonë se kjo parti dhe disa parti të tjera janë munduar që në vazhdimësi ta zhvendosin vëmendjen e opinionit publik drejt disa gjërave të tjera dhe gjithashtu konsiderojnë se janë në frymën e një mënyre të tyre për ta amortizuar pezmin, mllefin, dhe zhgënjimin që i pret në zgjedhjet e ardhshme", theksoi Stavileci.
Për më tepër, Stavileci theksoi se AAK ka paragjykime hipotetike, gjë që, sipas tij, e vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor. "Konsiderojmë që roli i partive opozitare do të duhej të ishte një rol tjetër, mirëpo në mungesë të alternativave valide, në mungesë të programeve në mungesë të opinioneve të solucioneve që janë të mirëfillta, ndoshta po zhyten të themi në një botë të kritizeromanisë", tha Stavileci.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty KQZ-ja po i bënë favore PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:50 pm

KQZ-ja po i bënë favore PDK-së



Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë shprehet e indinjuar për vendimin e fundit të KQZ-së për të mos pasur kamera nëpër vendvotime, si dhe në dhomën e numërimit te votave, thuhet në një komunikatë të kësaj partie. “Kjo tregon qartë se KQZ-ja nuk po merr në konsideratë vullnetin e shumicës së partive apo subjekteve politike, të cilat ishin pro vendosjes së kamerave për të siguruar zgjedhjet fer në Kosovë. KQZ-ja në bazë të këtij vendimi ka demonstruar qartë se mund edhe t’i bëjë favore dikujt, siç është rasti i fundit ndaj PDK-së”, thuhet në reagimin e kësaj partie pas takimit të radhës të kryesisë së saj me përfaqësuesit e degëve të premten në Prishtinë. “Për LDD-në arsyetimi se, për shkak të kostos financiare dhe kohës së shkurtër nuk mund të sigurohen kamerat është qesharake dhe jo serioze, si dhe garanton një kosto të lartë të këtyre zgjedhjeve, të cilat rrezikohen të manipulohen”.
Lidhja Demokratike e Dardanisë është duke i bërë parapërgatitjet e saj për të hyrë në zgjedhjet lokale në të cilat është e bindur se do të dal me rezultate pozitive, të cilat do të jenë surprizë për shumë kë, sidomos për koalicioni qeverisës.
Kryesia e LDD-se së shpejti do te filloj edhe me nominimet e radhës për kryetar të komunave nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë. / BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty LDK thërret t’i bashkohen në fitore

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2009 9:07 pm

LDK thërret t’i bashkohen në fitore

Intensifikohen përgatitjet për zgjedhjet e vjeshtës

Kryetarët e degëve të LDK-së në krahinën e Anamoravës kanë mbajtur takimin e radhës, kësaj here në nikoqirllëkun e Degës së LDK-së të Kaçanikut, ku kanë shqyrtuar përgatitjet e deritashme nëpër degët që udhëheqin, për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009-të.
Mbështetur në diskutimet e kryetarëve të degëve të kësaj krahine, z. Musa Misini, z. Faik Grainca, z. Shaip Surdulli, z. Bajrush Ymeri, z. Fatmir Rexhepi (kandidat për kryetar komune në Gjilan) si dhe të z. Lutfi Zharku, punët kanë ecur në drejtimin e duhur, falë angazhimeve që janë ndërmarrë nëpër degët përkatëse si dhe detyrave të dhëna për këtë fazë, që tashmë thuaja janë përmbushur. Këto degë, me përjashtim të Kaçanikut dhe Shtërpcës, kanë bërë me unanimitet të plotë propozimet për kandidatët e mundshëm për kryetarë komunash. Njëkohësisht, kanë themeluar edhe grupet për hartimin e strategjive për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte si dhe zyrat e duhura nëpër degë, të cilat parashihen edhe sipas pakos reformuese të LDK-së. Siç u referua edhe në këtë takim të radhës, kryesitë përkatëse të degëve po punojnë me nëndegët dhe grupet e punës, në identifikimin e kandidatëve për këshilltarë komunal dhe, po ashtu në identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komunave, përkatësisht lokaliteteve. Në afatet e kërkuara prej qendrës, këto degë do t’i përmbushin edhe detyrat e dhëna nga qendra, për të qenë sa më të gatshëm për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të fushatës parazgjedhore, në mënyrë që njëzetvjetori i LDK-së në Anamoravë të shënohet dhe festohet me rikthimin e LDK-së aty ku ishte para dy vitesh, në krye të udhëheqjeve të këtyre komunave, falë përvojës, kuadrove të dëshmuara, aderimeve të reja që po ndodhin dhe një besimi që po rilind mes anëtarësisë dhe qytetarëve sërish në LDK, pa të cilën, proceset e demokratizimit dhe funksionalizimit të institucioneve nuk po ecin përpara me hapin e duhur. Në këtë takim të degëve të LDK të Anamoravës u shqyrtuan edhe rrjedhat e përgjithshme në parti. U kërkua që shumë pjesë të reformave, në një mënyrë të jenë edhe pjesë e këtij procesi zgjedhor, sidomos në promovimin e frymës garuese, të konkurrencës dhe mbështetjes e disiplinës partiake, në veçanti, në unitetin brenda partisë dhe të filozofisë rugoviane. Kryetarët e këtyre degëve, njëkohësisht nga ky forum, kërkuan që, të propozuarit e mundshëm nëpër degë të LDK-së, t’i respektojnë vendimet finale të partisë për kandidime dhe t’i mbështesin pa rezervë kandidatët që do të zyrtarizohen nga forumet përkatëse vendimmarrëse brenda LDK-së. “Duke shprehur edhe njëherë respektin për gjithë ata të kthyer si dhe aderimet e reja, ky forum i degëve të LDK-së në Anamoravë, edhe njëherë bën thirrje që, të gjithë ata që janë dhe e ndiejnë veten pjesë e filozofisë rugoviane, t’i bashkojnë veprimet dhe votat nën emblemën e LDK-së, duke e madhëruar kështu paraprakisht fitoren e madhe që pritet të ndodhë gjatë kësaj vjeshte”, thuhet në një informatë të zyrës për marrëdhënie me publikun Dega e LDK-së në Gjilan, të nënshkruar nga Sabit Rrustemi./T. Selimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Edhe Ora kundër EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 9:58 pm

Edhe Ora kundër EULEX-it



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Ueuta%20(Small)

Liderja e partisë Ora Teuta Sahatqija ka kritikuar aksionin e policisë së EULEX-it në Mitrovicë, përkatësisht ndërhyrjen e kësaj policie në punimet e rindërtimit të shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut. “Në Mitrovicë, në Kroin e Vitakut, përdoren armët kundër qytetarëve që dëshirojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre, rrezikohet jeta dhe shëndeti i këtyre qytetarëve. Policia i ndalon ndërtuesit dhe i len të lirë dhunuesit e armatosur. Ndërkaq këto veprime Qeveria i dënon me fjalë, pa veprime konkrete” tha në konferencën e rregullt javore kryetarja Sahatqija. Ajo ka kritikuar edhe përpjekjet e EULEX-it për të nënshkruar marrëveshje protokolli me Serbinë. ”Çdo gjë vazhdon me rrjedhën e vet, EULEX’i me marrveshjet e veta, njerëzit e armatosur me mënyrën e vet, Qeveria me demante letargjike dhe pa veprime konkrete. Më pas ajo ka folur edhe për dukuritë e tjera në shoqëri siç janë korrupsioni, hajnitë në qytete, plaçkitjet e bankave etj. “Në lagjet e Prishtinës banorët organizojnë roje për tu mbrojtur nga hajnat, qeveria as që merr mundin as të reagon. Filialat e Bankave në qendër të Prishtinës vidhen në mes të ditës, s’ka reagime zyrtare. Korrupsioni sundon mbi çfarëdo pune pak sa më serioze nëpër institucionet shtetrore, Qeveria demanton, pa veprime konkrete, ka thënë Sahatçija. E. H.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Edhe Dega e I –rë e LDK-së përkrah Isa Mustafën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 9:59 pm

Edhe Dega e I –rë e LDK-së përkrah Isa Mustafën

LDK-ja me kandidat për Prishtinën


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 LDK%20ISa%20Mustafa%20(Small)

Dega e Parë e LDK-së, si dhe përfaqësuesit e të gjitha nëndegëve të saj, e kanë përkrahur në mënyrë unanime propozimin që dr. Isa Mustafa të jetë i nominuar si kandidat i LDK-së për Prishtinën në zgjedhjet e ardhshme lokale në vjeshtë të këtij viti. Vendimi për ta përkrahur kandidaturën e z. Mustafa u mor sot në mbledhjen e zgjeruar të kësaj dege, të cilën e udhëhoqi kryetari i kësaj dege, z. Ismet Beqiri. “Dega e çmon lart punën e tij në krye të Prishtinës gjatë mandatit aktual dhe dëshiron të theksojë bindjen e saj të plotë se nën udhëheqjen e z. Mustafa do të përmbushet plotësisht vizioni i qytetarëve të kryeqendrës së Republikës së Kosovës dhe vizioni i LDK-së për Prishtinën - kryeqytet modern evropian, në të cilin vlerat kulturore dhe qytetare, si dhe dinjiteti njerëzor, do të theksohen në mënyrë të veçantë”, thuhet në kumtesën e kësaj dege. Dr. Isa Mustafa është kandidat i pakontestueshëm për ta udhëhequr Prishtinën për një mandat të dytë dhe ne jemi të sigurt se vlerat që ai përfaqëson, si dhe përgatitja e tij profesionale, janë premisa të sigurta për një qeverisje të suksesshme edhe në mandatin e dytë. Dega e mbështet Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së në procesin e vendimmarrjes politike për zgjedhjet e ardhshme, thuhet në kumtesën për shtyp të kësaj dege.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Reagim i vonuar institucional

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 10:00 pm

Reagim i vonuar institucional

Blendi Gashi, Bota Sot
LDD për ngjarjet e fundit


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Ldd%20lulezim%20zeneli%20(Small)

Derisa qeveria e Republikës së Kosovës dhe partia e dytë në pushtet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e konsiderojnë si të mbyllur temën e draft protokollit të EULEX-it, ndryshe e sheh këtë çështje si dhe ngjarjet e fundit që po ndodhin në veri të vendit, partia opozitare Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), vlerëson si brengosëse. Dalja përmes një fizionomie të re, implementimi praktik i të ashtuquajturit protokolli i bashkëpunimit EULEX-Seri dhe zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës janë porosi brengosëse për qytetarët e Republikës së Kosovës u shpreh sekretari i LDD-së, Lulzim Zeneli përmes konferencës javore me gazetarë. “Kosova nuk ka nevojë, apo dikush tjetër në emër të Kosovës, t'i krijojë favore Serbisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai. Zeneli vlerësoi se reagimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me protokollin e bashkëpunimit EULEX-Serbi ka qenë i vonshëm, duke pasur parasysh se Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni për të gjitha fazat e bisedimeve që EULEX ka zhvilluar me Beogradin. Ai tha se duhet të ndërpriten sloganet ditore të qeverisë së Republikës së Kosovës derisa mungojnë veprimet konkrete dhe se duhet të ndërpriten, strukturat paralele të Serbisë dhe ato të UNMIK-ut në veri të vendit, të cilat i sheh si struktura të bashkë dyzuara të cilat po e pengojnë kthimin e qytetarëve të Kosovës në pronat e tyre. Kjo parti ka vlerësuar se është momenti i fundit që institucionet e Kosovës, në bazë të përgjegjësive kushtetuese t’i implementojnë politikat shtetërore të Kosovës, dhe të garantojnë funksionalitetin e shtetit dhe lirinë e qytetarëve dhe pacenueshmërinë e pronës. Zeneli duke folur më tej për protokollin EULEX-Serbi, tha se me Kushtetutë të Kosovës, dhe me obligimet që kanë marrë institucionet e Kosovës qartë precizohet roli i EULEX-it në Kosovë, i cili është rol monitorues, ndihmues për institucionet e vendit. Ai mendon se derisa institucionet e vendit nuk tregojmë gatishmëri të plotë për vullnet politik, për ta implementuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk mund të pritet që dikush tjetër ta respektoj atë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Edhe PDK-ja, pro vendosjes së kamerave

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 10:01 pm

Edhe PDK-ja, pro vendosjes së kamerave

Elida Hamza, Bota Sot



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 26Kuci-.JPG

Partia Demokratike e Kosovës, përkrah vendimin për vendosjen e kamerave në vendvotime dhe vendnumërime. Kështu deklaroi të shtunën në një konferencë të mbajtur për media, nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi, duke thënë, se vendimi do të prezantohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Kuçit, vendimi për kamera është më shumë çështje teknike, por se kjo është politizuar, andaj, ai bëri të ditur se PDK-ja shpreh qëndrimin e saj politik, pro vendosjes së kamerave me qëllim të transparencës së plotë të zgjedhjeve. “Çdo vendim, që ka të bëjë me transparencën e zgjedhjeve, do të përkrahet nga PDK-ja, dhe çështja e vendosjes së kamerave është çështje teknike, ndërsa disa parti politike e kanë shfrytëzuar këtë për marketing politik”, theksoi Hajredin Kuqi. Ai me këtë rast përmendi edhe zhvillimet në pjesën veriore të vendit. Sipas tij Qeveria po bën angazhimet e plota, që zhvillimet atje të jenë pozitive, gjithashtu pohoi, se vendosja e rendit, ligjit dhe e pikave doganore, janë pjesë e procesit të punës së Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty AAK edhe me pesë propozime të reja për kryetar të komunave

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 10:03 pm

AAK edhe me pesë propozime të reja për kryetar të komunave



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 29aak-

Në vazhdën e prezantimeve të kandidatëve të partisë për kryetar komunash, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri të ditur edhe emrat e pesë të përzgjedhurve të partisë që do të garojnë zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, duke quar kështu në 22 numrin e kandidaturave në nivel të Kosovës.
Të propozuarit nga strukturat e AAK-së janë, Menduh Vlashi i cili është i nominuar për kandidat për komunën e Hanit të Elezit, mandej Islam Gashi kandidat për kryetar në Rahovec, ndërsa Gani Zogaj është propozuar kandidat në komunën e Malishevës, Islam Muharremi për Fushë Kosovë dhe kandidaturën e për qytetin e Burimit e ka fituar Naim Imeraj.
Me këtë rast, Haradinaj duke prezantuar kandidatët për pesë komunat e përmendura, ka thënë se shumë shpejt do të dihen edhe emrat e kandidatëve të tjerë për kryetarë të komunave tjera të Kosovë.
Ai tha se në vazhdën e punës intensive për të identifikuar kuadrin e mirë dhe të vlefshëm për komunat veç e veç, AAK ka arritur të ketë një zgjedhje të mirë me të përzgjedhurit e saj edhe për Hanin e Elezit, Rahovecin, Malishevën, Fushë Kosovën, dhe Burimin.
Ndryshe, AAK-ja është subjekti politik që ka bërë deri tani numrin më të madh të propozimeve për kryetar komunash, dhe prej komunave që kanë mbetur pa ndonjë propozim është edhe kryeqendra e Kosovës, Prishtina.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Mehmet Bojkaj kandidat i LDK-së për Deçan

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:30 pm

Mehmet Bojkaj kandidat i LDK-së për Deçan



Kandidat i LDK-së për komunën e Deçanit në zgjedhjet e vjeshtës, është Mehmet Bojkaj, sipas vendimit të kryesisë së degës së LDK-së së Deçanit në bazë të kritereve, të cilat i ka nxjerrë Kryesia Qendrore e LDK-së dhe të aprovuara nga kryesia e degës së LDK-së në Deçan.
Dega e LDK-së në Deçan me vota të fshehta ka zgjedhur kandidatin për kryetarë komune z. Mehemet Bojkaj, nënkryetarë i parë i LDK-së së dega në Deçanit. Ku njëherazi mori mbështetjen e kryesisë së degës dhe u zotuan se së bashku do të dalin fitues të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 15 Nëntor.
Ndërsa, kryetari i degës së LDK-së z.Besim Sejfiaj ne emër te kryesisë tha se z.Bojkaj ka vlera politike e profesionale dhe udhëheqëse për ta drejtuar komunën e Deçanit dhe te beje implementimin e programit te LDK-se, ku dega e LDK-se ne Deçan ka potenciale dhe kuadro te mjaftueshëm qe te udhëheqin komunën e Deçanit ne te mire te qytetarit dhe për qytetarin.
Pra dega e LDK-se ne Deçan është duke bere përgatitje e nevojshme qe ne zgjedhjet komunale te jete partia me serioze dhe program te qarte për elektoratin i cili do te votoj LDK-në.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Partitë, 30 ditë ‘propagandë’ për t’i fituar zgjedhjet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:31 pm

Partitë, 30 ditë ‘propagandë’ për t’i fituar zgjedhjet

Lirie Hajdari, Bota Sot
Zgjedhjet dhe fushata elektorale


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Fushata%20(Small)

Kohëzgjatja e një fushate elektorale, në shumicën e rasteve është përcaktuese në fitimin e një “beteje” zgjedhore. Partitë politike të Kosovës janë të kushtëzuara prej 30 ditësh (edhe pse ende e papërcaktuar ) për të “bërë për vete” elektoratin në vend. Por sa përfitojnë dhe humbasin nga ky afat kohor subjektet politike, a është e mjaftueshme një fushatë 30-ditësh që të sjellë në pushtet liderë dhe parti?!
Megjithatë subjektet politike, ato parlamentare por edhe ato jashtë parlamentit mendojnë se kjo është një kohë e mjaftueshme që ato të prezantohen para elektoratit si me programin zgjedhor ashtu edhe me kandidatë.
Në kohën kur mbaheshin konsultimet me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, presidenti Fatmir Sejdiu kishte njoftuar se fushata zgjedhore do të zgjasë 30 ditë, duke llogaritur edhe një ditë të heshtjes zgjedhore, por nuk e kishte përjashtuar mundësinë që ajo të zgjasë vetëm tre javë nëse një gjë të tillë e shohin të nevojshme subjektet politike. Sido që të jetë, i mbetet organit përgjegjës, KQZ-së, që në marrëveshje me partitë politike të merret vesh për kohën e zgjatjes së fushatës dhe caktimin e datës së fushatës.
Presidenti respekton marrëveshjen e partive
Thënë kushtimisht, udhëheqësit e shtetit tashmë edhe pse jo zyrtarisht, kanë filluar fushatën parazgjedhore, dhe kjo po bëhet nëpërmjet daljes së tyre nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, bashkëbisedimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe identifikimit të problemeve me të cilat ballafaqohen ata.
Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit Sejdiu tha se është paraparë që fushata të jetë 30 ditë, por ka pasur diskutime që ajo të jetë 3 javë, nëse eventualisht me këtë do të pajtoheshin edhe subjektet politike. “Ende nuk është marrë asnjë vendim se sa do të jetë kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, por nëse partitë merren vesh presidenti do ta respektojë marrëveshjen e tyre”, thotë për “Botën sot” zëdhënësi Beqiri.
Zyrtarë të partive politike, konsiderojnë se periudha e përcaktuar për fushatë është e mjaftueshme, krahasuar me atë të zgjedhjeve të kaluara, kur me një vendim të PSSP-së, koha e fushatës ishte shkurtuar nga 45 ditë sa kishte qenë në 21 ditë.
Për këto 30 ditë, udhëheqësit e partive politike do të “propagandojnë” për programin e tyre, në mënyrë që t’i bindin elektoratin për t’ua hedhur votën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Largohet nga puna për motive politike

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:32 pm

Largohet nga puna për motive politike



Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë mbajti takimin e saj të rregullt nën udhëheqjen e akademik Nexhat Dacit, ku shprehën indinjatën e tyre të thellë me rastin e largimit nga puna të profesor Jetullah Behramit - njëherit kryetar i degës së LDD-së për Skënderaj. Z.Behrami ishte profesor 30 vite me radhë dhe ishte zgjedhur profesori më i dalluar i asaj ane, ku vetëm për shkak të bindjeve politike largohet nga puna. Largimi u bë më mbështetjen e plotë të Kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, i cili thotë se ka mbështetjen nga institucionet qendrore të Kosovës. Lidhja Demokratike e Dardanisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tregohet e matur se çfarë veprimesh mbështet, si dhe të kërkoj përgjegjësi nga organet komunale të Skenderajt të cilët po sillen me këtë komunë si të ishte pronë personale e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Pazari i partnerëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 12:35 am

Pazari i partnerëve
Nënkryetari i AKR’së, Ibrahim Gashi ka thënë se partitë në pushtet kanë politizuar procesin e përzgjedhjes së ambasadorëve. Sipas tij, pazari i partnerëve po rezulton me zgjedhjen e kandidatëve jokompetentë.


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Shtylle_4-490x320


Nga Express

Partia e Behgjet Pacollit, AKR, ka kritikuar të martën procesin e dekretimit të ambasadorëve të Kosovës, duke vlerësuar se në këto poste po emërohen kandidatë jokompetentë. Në një konferencë për media, Nënkryetari i AKR’së Ibrahim Gashi, duke folur edhe nga cilësia e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, tha se përzgjedhja e ambasadorëve ka qenë politike, e realizuar ndërmjet partnerëve të koalicionit në një pazar të brendshëm.

Nënkryetari i AKR’së përmendi rastin e akreditimit të ambasadorit në Gjermani, zgjedhja e të cilit, sipas tij, bie ndesh me kriteret e konkursit. “Me gjithë respektin për z. Vilson Mirdita, fusha e tij profesionale nuk ka të bëjë asgjë me diplomacinë. Ai është profesor i agrikulturës, përderisa për Gjermani kanë konkurruar doktorantë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë”, tha Gashi.

Në këtë konferencë, Nënkryetari i AKR’së ka folur edhe rreth bashkëpunimit të institucioneve me Misionin e EULEX’in dhe për çështjen e vendosjes së kamerave në vendvotime. Ibrahim Gashi tha se Kosova duhet të ruajë raportet e mira me Brukselin dhe njëkohësisht t’i bashkërendojë veprimet me EULEX’in në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe Dokumentin e Ahtisaarit, derisa kërkoi që mos të politizohet çështja e vendosjes së kamerave
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Miftari: LDK-ja po e kthen primatin e forcës së parë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 12:48 am

Miftari: LDK-ja po e kthen primatin e forcës së parë

Fatbardhë Zeka, Bota Sot
LDK-ja hodhi poshtë deklarimet e kryetarit të LDD-së, Nexhat Dacit, se PDK-ja dhe AAK-ja po shtyhen se cila ta udhëheqë LDK-në.



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 ----ldk--
Miftari: Katër degë kanë propozuar që Isa Mustafa të rikandidohet
Sipas procedurave të përcaktuara nga LDK-ja, degët e saj fillimisht i bëjnë propozimet e tyre për kryetar, të cilat së pari i shqyrton Kryesia dhe pastaj vendimin përfundimtar e merr Këshilli i Përgjithshëm.


Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor dhe debatit të hapur nëpër degë, tashmë kanë ardhur propozimet prej shumicës së degëve të LDK-së për kryetarë komunash dhe një pjesë për lista zgjedhore, por përfundimisht do të vendosë Këshlli i Përgjithshëm, u tha sot në konferencën e rregullt për shtyp të kësaj partie. "Vendimmarrja i takon Këshillit të Përgjithshëm. Pasi ta kompletojmë listën e propozimeve të degëve, ne do të ulemi si Kryesi qendrore e LDK-së, do t'i shqyrtojmë të gjitha këto propozime, do të japim sugjerimet tona, dhe pastaj do të jetë në dorën e Këshillit të Përgjithshëm që të vendosë përfundimisht nëse do të dominohen propozimet që kanë ardhur nga degët ose nëse do të ketë ndryshime eventuale", sqaroi zëdhënësi i LDK-së Vehbi Miftari. Ai tha se LDK është në proces të përgatitjeve për thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm për të shqyrtuar kandidaturat dhe për të dhënë fjalën përfundimtare për sa i përket nominimit të tyre. Pasi e vlerësoi procesin e zhvilluar si jashtëzakonisht të mirë, ai tha se ka një përkrahje të gjerë të degëve dhe debat jashtëzakonisht kualitativ. Ndërkaq sa i përket procesit së fushatës parazgjedhore, u tha se për LDK-në është i pranueshëm çfarëdo afati për të cilin partitë politike arrijnë një konsensus, por megjithatë nevojitet një afat i cili i cili plotëson nevojat e subjekteve politike që të shpalosin kandidaturat, programin dhe vlerat e tyre. "Nëse kjo kohëzgjatje do të jetë 3 javë ose 1 muaj për ne është më pak e rëndësishme. E rëndësishme është që subjektet politike të kenë kohën e mjaftueshme që të japin, që të shpalosin ato që ne t?i quajmë vlera të tyre identitare, që të shpalosin para qytetarit të Kosovës vlerat e programit të tyre zgjedhor dhe do të kenë kohë të mjaftueshme që të prezantojnë edhe kandidatët e tyre për zgjedhjet e ardhshme", tha zëdhënësi i LDK-së, i cili tha se shpreson që Kosova do të ketë edhe një proces të suksesshëm të zgjedhjeve, të cilat do të jenë model për rajonin. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, LDK ka uruar të gjithë nxënësit dhe arsimtarët për një fillim të mbarë të vitit shkollor, por njëherësh ka shprehur respektin e saj të thellë për të gjithë mësimdhënësit dhe gjithë ato gjenerata nxënësish dhe pronarët e shtëpive-shkolla, të cilët jo vetëm e kanë mbajtur gjallë shkollën shqipe, por kanë qenë një pjesë e historisë nacionale. "Lidhja Demokratike e Kosovës synon një shoqëri të dijes, një shoqëri të cilën vlerat konkurruese do të jenë vlera më të larta të cilat do të mbrohen të cilat do t'i mbrojmë si shoqëri, dhe ne synojmë që të kemi një shoqëri të dijes e cila është e integruar në shoqërinë evropiane edhe në nivel të dijes dhe të shkencës", theksoi Miftari. Në takimin e sotëm me gazetarë LDK-ja shtroi një kërkesë të veçantë që kategoritë e mësimdhënësve dhe ato shëndetësore të hiqen nga kategoritë e shërbyesve civilë. Ajo synon që në qeveri të inicojë një debat në nivel institucional që këto dy kategori të trajtohen si kategori e veçantë. Në interesimin e gazatarëve për shlyerjen e një borxhi që LDK ja ka ndaj KQZ së, Miftari tha se bëhet fjalë për një shumë tejet të vogël (1300 euro) të borxheve të mbetura në raport me KQZ në dhe se LDK-ja është e gatshme që ta paguajë këtë shumë shpejt dhe para skadimit të afatit kohor. Ndërkaq Miftari nuk deshi të komentojë një deklaratë të Nexhat Dacit, se PDK ja dhe AAK ja po bëjnë garë se cila të udhëheqë me LDK në, por vetëm theksoi se "LDK ja po rikthehet fuqishëm si parti brenda spektrit politik të Kosovës, si parti e vlerave, si parti e cila do të marrë sigurisht primatin e udhëheqjes së vendit ashtu sikur e ka bërë edhe në periudha edhe shumë më të vështira". LDK pret të fitojë në shumicën e komunave në bazë të sinjaleve që vijnë nga terreni. I pyetur nëse Kryesia e LDK-së do të ketë edhe rekomandimet e veta, apo mund të ndërhyjë në ndonjërën nga kandidaturat, zëdhënësi nënvizoi se Kryesia i shqyrton të gjitha propozimet që vijnë prej degëve, ndërsa organ vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm, i cili vendimmarrës, i cili edhe mund të propozojë, të heqë ose të vendosë dikë tjetër. "Nuk shoh asnjë mundësi të përplasjeve brenda zinxhirit strukturor të LDK së", tha ai.
Kandidatët e propozuar nga degët e LDK-së:
Prishtinë: Isa Mustafa (4 degë); Rexhep Osmani (1 degë)
Viti: Musa Misini
Klinë: Fadil Gashi
Hani i Elezit: Muzafer Demjani
Prizren: Hanefi Muharremi
Pejë: Esat Dauti, Ibrahim Selimaj, Agim Berdynaj
Junik: Tahir Isufaj
Ferizaj: Faik Grainca
Rahovec: Ibrahim Kryeziu
Malishevë: Januz Kastrati
Lipjan: Imri Ahmeti
Istog: Fadil Ferati
Podujevë: Agim Veliu
Fushë-Kosovë: Burim Berisha
Suharekë: Sali Asllani
Kaçanik: Lulzim Demaj
Gjilan: Fatmir Rexhepi
Kamenicë: Shaip Surdulli
Gjakovë: Fahri Morina, Fehmi Vula, Mevlude Saraqi, Afrim Sylejmani
Vushtrri: Ibush Jonuzi, Refik Rama, Enver Muli
Mitrovicë: Mursel Ibrahimi
Dragash: Halim Shemsedini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty PDK-ja me Salim Jonuzin kandidat për kryetar komune

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:22 pm

PDK-ja me Salim Jonuzin kandidat për kryetar komune

Muharrem Qafleshi, Bota Sot
Pasi me asgjë nuk i kemi zhgënjyer qytetarët tanë, pres që edhe në zgjedhjet e sivjetme të fitojmë bindshëm, tha z. Jonuzi

Dega e PDK-së në Dragash, të shtunën ka caktuar Selim Jonuzin kandidat për kryetar komune, për të cilin post do të garojë me të propozuarit e subjekteve të tjera në zgjedhjet e 15 nëntorit 2009. Jonuzi, aktualisht është kryetar i komunës dhe kryetar i kësaj dege të PDK-së. Kjo degë ka zgjedhur edhe Shtabin Zgjedhor të këtij subjekti politik për këtë komunë, në krye të të cilit është emëruar Shaban Shabani, nënkryetar aktual i Degës së PDK-së në Dragash. Zoti, Pas kandidimit nga dega e tij për kryetar të komunës, z.Selim Jonuzi, tha se “me një angazhim të të gjithëve, mund të përsëritet suksesi i zgjedhjeve të kaluara, aq më tepër, kur puna dyvjeçare e këtij subjekti politik në udhëheqjen e komunës, në mënyrë të theksuar ka fituar besimin e qytetarëve të të dy komuniteteve të kësaj komune, të cilët nuk i kemi zhgënjyer, pas kemi realizuar pjesën më të madhe të premtimeve të dhëna". Por, e gjithë kjo mbetet që të shihet me 15 nëntor 2009, kur do të mbahen zgjedhjet lokale, të cilat pres t’i fitojmë bindshëm, tha në fund z. Jonuzi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty LDD-ja gati kandidaturat

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:45 pm

LDD-ja gati kandidaturat



Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë shumë shpejt do të njoftojë opinionin publik për kandidaturat nga radhët e saj, u theksua në takimin e rregullt me përfaqësuesit e degëve të partisë. Në takim u vlerësua se shumica e degëve të LDD-së kanë identifikuar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave përkatëse. “LDD është e bindur se ky formacion për garën e 15 nëntorit do të jetë triumfues në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDD-së. Kryesia e LDD-së e vlerëson të gabueshme dhe me pasoja negative për vendin qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Po vërehet qartë se vizioni i tyre nuk ka të bëjë me zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës, por me zhvillimin e klaneve apo grupeve rreth këtij koalicioni. “Qytetarët e Kosovës e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin qasjen profesionale dhe shtetndërtuese të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, e cila nuk premton, por garanton zhvillim të gjithmbarshëm me një dinamikë të pa parë deri më tani në Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e LDD-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Manaj: Do ta bëjmë ndryshimin e rezultatit 'aksidental' të para dy vitesh

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 24, 2009 6:50 pm

Manaj: Do ta bëjmë ndryshimin e rezultatit 'aksidental' të para dy vitesh



“LDK-ja do të triumfojë në zgjedhjet e 15 nëntorit. Besojmë se si subjekt i vetëm politik, do të bëjmë ndryshimin e rezultatit “aksidental” të para dy vitesh të zgjedhjeve lokale”. Kështu vlerësuan të enjten zyrtarët e LDK-së, Ramë Manaj, sekretar i kësaj partie dhe zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Musa Daka, kryetar i LDK-së për Amerikë e Kanada. Zyrtarët e LDK-së zhvilluan takim udhëheqjen e Degës në Klinë, dhe mbështetën fuqishëm kandidatin e LDK-së, për kryetar të Klinës, Fadil Gashin. ”Klina jo vetëm që meriton LDK-në e cila demonstron përkushtim seriozitet dhe devotshmëri, por LDK-ja ka identitetin e vet që 20 vjet dhe është e lidhur më qytetarin” tha Ramë Manaj. Ndërkaq, Musa Daka, kryetar i LDK-së për Amerikë dhe Kanada, tha se “ jemi këtu për të dhënë përkrahjen tonë për LDK-në dhe Fadil Gashin, për kryetar të komunës. Ne besojmë fuqishëm që më LDK-në në pushtet do të mbrojmë interesin e qytetarit e jo interesin personal siç e kanë demonstruar subjektet politike që aktualisht janë në pushtet .Ai ka shfaqur dëshirën e tij që LDK të rikthejë dinjitetin e dikurshëm që e kishte ndërtuar presidenti Rugova dhe të vazhdojë të avancojë proceset e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Fadil Gashi , në emër të degës së LDK-së, ka shpalosur para zyrtarëve të partisë, punën e deritanishme të degës, angazhimet e saj sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Më punën e deritashme dhe forcimin e partisë më kuadro të reja, besojmë fuqishëm që do të korrim fitore në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit”, tha Gashi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty AAK-ja akuzon kryeministrin Thaçi për ndërhyrje ndaj mediave

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:16 pm

AAK-ja akuzon kryeministrin Thaçi për ndërhyrje ndaj mediave



Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, akuzoi sot kryeministrin Hashim Thaçi, për ndërhyrje në media dhe për kufizim të fjalës së lirë.Në emër të AAK-së, akuzat i adresoi Donika Kada-Bujupi, deputete në Kuvendin e Kosovës. Në një konferencë për media, ajo tha se në tre muajt e fundit, kanë arritur një mori reagimesh nga personalitete të shquara në adresë të Qeverisë pas kërcënimeve që i bëhen gazetarëve të Kosovës, dhe brenda tre muajve, për shkeljen e kësaj të drejte fundamentale në Kosovë, shqetësime në adresë të Qeverisë kanë ngritur edhe mbi 55 organizata vendore dhe ndërkombëtare”, tha Kada-Bujupi, duke p]rmendur Amnesty International, Freedom of House, Reporteret pa Kufij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty LDK kërkon umiratimin e ligjit për Prishtinën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 09, 2009 10:16 pm

LDK kërkon umiratimin e ligjit për Prishtinën



[img:475b]http://www.botasot.info/te_vogla/LDK-Logo2[1].JPG[/img:475b]


Zyrtarë të LDK së përshëndesin vendimin e qeverisë për themelimin e Universitetit të Prizrenit, përkatësisht implementimin e një vendimi të mëparshëm nga nëntori i vitit 2007 për themelimin e këtij të universiteti publik. "Ne në vitin 2007, aktin e themelimit të universitetit të Prizrenit e kemi bartur tek organet komunale. Dhe Kryeministri i Kosovës, i njohur për veprime që shkojnë ndoshta ndonjëherë më ngadalë në implementimin në parimin e kontinuitetit të vendimit, sot përfundimisht ka vendosur që këtë ta bëjë realitet", theksoi nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. Në një konferencë për shtyp, ai tha se ky vendim e gëzon LDK në, e gëzon Prizrenin, i cili si qytet historik e meritor ka pritur 2 vjet që të fillojë të implementohet. Haziri theksoi se LDK pranon me kënaqësi të madhe të drejtën e funksionalizimit të këtij universiteti në mënyrë që rinia e Prizrenit dhe e rajonit të Dukagjinit, por edhe nga zona veriore e Shqipërisë, të ketë mundësi edukimi, shkollimi dhe prespektivë më të madhe shkollimi. Në anën tjetër Haziri kritikoi qeverinë për mosprocedim të mëtejmë të ligjit të qytetit të Prishtinës. Ligji është miratuar nga qeveria e Kosovës në prill të këtij viti, por ende nuk është proceduar në parlament, tha ai. LDK kërkon urgjentisht që kabineti qeveritar në mbledhjen e ardhshme ta miratojë ligjin për qytetin e Prishtinës, sepse siç tha, në rastin e Prizrenit po shihet që ka nevojë dy herë të kalojë. "Ne presim, që me masa urgjente Prishtinës t'i krijohet mundësia, që të funksionojë sipas Kushtetutës e cila thotë që pushteti lokal në Kosovë e ka ligjin për qeverisje, ndërsa Prishtina organizohet me ligj të veçantë si kryeqytet i Republikës së Kosovës", theksoi Haziri. Ai përkujtoi se miratimi i këtij ligji është premtuar para parlamentit, është domosdoshmëri dhe kërkesë e veçantë e LDK së për ta siguruar qytetarin, institucionet dhe komunat e Kosovës për korrektësi, dhe për mbajtjen e agjendës zgjedhore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike - Faqe 2 Empty Re: Aktivitetet dhe aksionet e partive politike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi