Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro

Shko poshtë

Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro Empty Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 12, 2011 2:27 am


Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro

L.Hajdari Bota sot
Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro 11.03.2011-ZKM-01vvv


Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër projekt buxhetit për vitin 2011 në vlerë prej 1 miliardë e 467 milionë euro, edhe derisa në këtë projektbuxhet realizohet premtimi i dhënë për rritjen e pagave në sektorin publik, pasi janë arritur pajtimet edhe me FMN-në. Për kryeministrin Hashim Thaçi tha se ky projekt buxhet është reflektim i programit të qeverisë dhe adreson nevojat e qytetarëve konform përcaktimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Kryeministri e ka njoftuar kabinetin qeveritar për konsultat e vazhdueshme me ekspert të FMN dhe KE-së, derisa theksoi se në këtë drejtim janë bërë hapa të rëndësishëm progresive dhe janë arrit rezultate në shumë çështje. Ai u zotua se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë me FMN për agjendën e përbashkët, që të punojë në përputhshmëri me politikat e saj programore për të vazhduar punën e ngushtë konsultative, gjithnjë duke respektuar këshillat e FMN-së.

“Buxheti i Kosovës për 2011 do të jetë një buxhet i orientuar drejtë përkrahjes së politikave zhvillimore për gjithë qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në rritje të fuqishme në normë prej 5.3 për qind brenda 2011” tha kryeministri Hashim Thaçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi