Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashihet të jetë 1.5 miliardë euro

Shko poshtë

Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashihet të jetë 1.5 miliardë euro Empty Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashihet të jetë 1.5 miliardë euro

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2011 9:27 pm

Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashihet të jetë 1.5 miliardë euro

Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashihet të jetë 1.5 miliardë euro Qev

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2012, të cilin kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur buxhet të zhvillimit ekonomik, të ngritjes së mirëqenies sociale dhe buxhet të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës. Buxheti i Kosovës për vitin 2012 parashihet të jetë 1.5 miliardë euro, përderisa deficiti buxhetor i këtij viti është 172 milionë euro.
Kreu i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar ka thënë se buxheti i vitit 2012 është buxhet i sukseseve, i premtimeve të Qeverisë dhe buxhet i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, kjo është dëshmia më e mirë që Qeveria e Kosovës është në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.
“Ky buxhet është i bzuar në projekte realiste të të hyrave dhe shpenzimeve, të cilat garantojnë jo vetëm plotësimin e nevojave të qytetarëve tanë, por njëkohësisht garanton edhe rritje të zhvillimit ekonomik. Veçori tjetër e këtij buxheti është se reflekton plotësisht politikat prioritare të Qeverisë së Republikën e Kosovës. Pra buxheti është ndërtuar duke u bazuar në politikat e analizuara me kujdes, e sidomos në planin për zhvillim ekonomik të vendit, i cili reflekton më së miri angazhimini tonë për të ecur përpara në gjithë sektorët strategjikë, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investime të huaja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka paraqitur projektbuxhetin 2012, duke bërë të ditur se të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2012 janë parashikuar të jenë në vlerë prej 1 miliard e 361 milionë euro, apo 4 për qind më të larta se të hyrat e rregullta të buxhetit të vitit 2011.
Nga këto të hyra, sipas tij, doganat e Kosovës pritet të grumbullojnë 860 milionë, ndërsa tatimet vendore pritet të arrijnë në vlerën 285 milionë euro.
Ai ka thënë se është inkurajues fakti që të hyrat vendore dhe ato në kufij parashihet të performojnë kënaqshëm, kryesisht si rezultat i rritjes së vazhdueshme të efikasitetit të institucioneve përgjegjëse për mbledhjen e të hyrave.
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit prej 40.5 për qind do të jetë i dedikuar për projekte kapitale, ndërsa shpenzimet tjera përfshijnë: pagat 407 milionë euro, shpenzimet për subvencione dhe transfere 284 milionë euro dhe shpenzimet për mallëra dhe shërbime janë paraparë të jenë 198 milionë euro.
“Shpenzimet kapitale parashihet të jenë 616 milionë euro, shifër që përfaqëson një ngritje prej 15 për qind krahasuar me vitin 2011. kjo ngritje e theksuar në këtë kategori të shpenzimeve përfshinë vazhdimin e projektit të autostradës, e cila përfshinë shumën prej 296 milionë euro dhe 320 milionë për projekte tjera që janë 11 për qind më shumë krahasuar me buxhetin 2011 që është dedikuar për implementimin e projekteve tjera kapitale”, ka thënë Hamza.
Sipas tij, ky nivel i lartë dëshmon përkushtimin e Qeverisë për vazhdimin e projekteve kapitale të filluara gjatë këtij vitit dhe të cilat pritet të vazhdojnë në vitet vijuese
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka çmuar punën që ka bërë ministri Hamza, duke thënë se është paraparë mundësia që të ketë qëndrueshmëri buxhetore edhe pa pasur privatizime.
“Mendoj që Ministria e Financave ka bërë një punë të mirë dhe ka arritur marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që edhe me përfshirjen e ndonjë privatizimi eventual apo edhe pa të do të ekzistojë qëndrueshmëria buxhetore”, ka thënë Kuçi në konferencën për media.
Ndryshe, sektorët që më së shumti do të përfitojnë nga ky buxhet janë Ministria e Bujqësisë, e cila do të ketë rritje prej 56 për qind, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Arsimit, ajo e Kulturës, e cila do të ketë rritje prej 18 për qind, pastaj Ministria e Ambientit, Ministria e Punëve të Brendshme, Universiteti i Prishtinës, Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi