Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur...

Shko poshtë

Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur... Empty Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 12:56 am


Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur... U1_FshatiCurrajEper
Fshati Curraj Eper i braktisur nga banoret e tij
Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur... U1_GjonNecaj
KRYEPLAKU I FSHATIT TË BRAKTISUR…
Nga Gjon Neçaj
Komuna Lekbibaj shtrihet në zonën veriperëndimore të Tropojës,14 km larg qendrës administrative të qytetit “Bajram Curri”.E përfshirë në krahinën e Nikaj Merturit, kjo komunë,që shtrihet në skajin më të thellë të alpeve,gjatë viteve të tranzicionit të stërgjatur shqiptar,është braktisur më së shumti nga banorët e saj,duke u larguar për një jetë më të mirë.Shpërnguljet masive filluan në vitet 1997-2000,kur rendi dhe qetësia tronditi thellë Tropojën dhe vrasjet e grabitjet me maska ishin evidente dhe të pashmangshme…
Për rrjedhojë,nga 9000 banorë në fundvitet nëntëdhjetë,sot sipas statistikave jetojnë rreth 2000 banorë të shpërndarë në 10 fshatra,kurse 2 fshatra,Curraj Epër dhe Qeresh Mulaj janë braktisur totalisht.Mjerisht djepi i eposit të kreshnikëve, Jutbina e Mujit dhe Halilit,siç e ka cilësuar Currajn e Epërm studiuesi i folklorit,Zihni Sako,nuk ka asnjë familje,nga mbi 120 syresh,duke marrë rrugën e migracionit nepër rrethe të ndryshme të vendit e në emigracion,në kurbet…
MARTINI,KRYEPLAKU DHE BANORI I VETËM I CURRAJVE TË EPËR…
Kullat karakteristike prej guri tashmë janë rrënuar,rrugët brenda fshatit janë mbuluar nga mali,arat dhe livadhet janë gërryer nga shirat dhe mbetet vetëm lumi i kthjellët që ndan fshatin permes, i pandryshuar me troftat e tij,që tashmë janë shtuar…
Kisha qindravjeçare , e riparuar,mbetet simbol i besimit të tyre.
Martin Col Prebibaj, banor i këtij fshati,i cili asnjë herë nuk është larguar nga fshati,bir i një pinjolli në zë në Nikaj Mertur,Kolë Leka,i njohur për mikpritjen dhe bujarinë e tij,por edhe pasurinë,iku i fundit nga fshati.

Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur... U1_MartinColPrebibaj
Martini, kryeplaku i fshatit
Para dy-tre vjteësh edhe Martini me familjen e tij pesëanëtarëshe,u vendos dikund në periferi të Tiranës,duke ndërtuar një banesë me shumë sakrifica.Ndërkohë ishte edhe kryeplaku i fshatit,me vulë dhe të gjitha atributet që i jepte ligji si pushtetar vendor i zgjedhur nga populli.Atje,në metropolin shqiptar,nuk arriti dot të përshtatej tashmë ,e mendjene e mbantre përherë te fshati i tij ,Curra Epër,ku kishte kaluar 50 vitet e jetës.E një ditë vendosi të rikthehej në fshat…
Tashmë të gjithë banorët janë larguar nga fshati, e ndonëse ai ka mall dhe nostalgji për ta,ngrys ditët me fëmijët dhe gruan në vendlindjen e tij ,në Curraj Epër,i vetëm e me vulën e kryeplakut,të cilën e ruan në një sëndyk të vjetër, e herë herë e nxjerr prej andej ,e kundron dhe hidhet në mendime,duke mbajtur në dorë atë vulë,tashmë pa vlerë,vetëm si relike e një kohe të dikurshme kur vinin fshatarët radhë- radhë në dhomën e ndenjëses-zyrë për të firmosur e vulsor dokumentet shtetërore që u nevojiteshin bashkëfshatarëve të tij,apo për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e të tjera halle të shumta që kishin ata.
Tashmë Martini ,banori i vetëm i fshatit Curraj Epër,kryeplaku me një familje,jeton me të kaluarën,duke menduar për fëmijët e tij të pashkolluar dhe pa energji elektrike në netët e acarta të dimrit të egër, e në ditët e freskëta të verës.Banori i parë në fshatin fqinj është rreth tre orë larg.
E ai jeton atje mes maleve me besimin se një ditë do të popullohet fshati si dikur , e lutet që fëmijët mos t’i prekin ndonjë sëmundje ,sidomos tani në dimër.
Rezervat dimërore i kam grumbulluar në vjeshtë me mushka,thotë Martini,duke mbyllur edhe bisedën disi të veçantë, e ndër kohë i veshur me kostumin karakteristik të zones,ia nisë një kënge të moçme sa bjeshkët : “Fort po shndrit ai diell e pak po nxe,/ç’po e merr fryma rrapin e Jutbinës;/Borë e madhe paska ra,/Randojnë ahat për me u thye,/Kanë çetinat vetëm kreshtat,/Prej borës së madhe që ka ra…”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi