Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PILO ZYBA:DIELLI IM

Shko poshtë

PILO ZYBA:DIELLI IM Empty PILO ZYBA:DIELLI IM

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 3:29 am

PILO ZYBA:DIELLI IM 190461_134242666644584_100001765539834_180826_7161873_n

PILO ZYBA:DIELLI IM 187118_100001765539834_6323684_n
PILO ZYBA:DIELLI IM

- Në kujtim të mbesës së mikut tim…A.Berisha –

Dielli perëndon, mbi gjeth, mbi valë,
Tufa kujtimesh fluturojnë leht,
Ti kokën nxjerr mes resh ngadalë
Ëmbël shikon ndonse nuk flet.

Sa ikën dielli shfaqesh gjithnjë
Në dritën e hënës së praruar,
Na pëshpërit me të ëmblin zë:
- E di, o gjysh, të kam munguar!

Dielli hesht perëndon pa fjalë
Ne mbrëmjen presim bashkë këtu,
Nën shpirtin që na digjet valë
Të shohim pak veç sytë e tu…

Ti lind, perëndon, vjen dhe na flet
Me cicërimë me mijra fjalë,
Vizioni yt mbi hënë rrëshqet
Mall që na djeg, na djeg ngadalë…

Veç ëngjëlli yt na mban të gjallë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi