Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PILO ZYBA:O PILO, MË THONË SHOKËT

Shko poshtë

PILO ZYBA:O PILO, MË THONË SHOKËT Empty PILO ZYBA:O PILO, MË THONË SHOKËT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 05, 2011 9:40 pm

PILO ZYBA:O PILO, MË THONË SHOKËT 206365_139471782788339_100001765539834_208033_3103746_n
PILO ZYBA:O PILO, MË THONË SHOKËT 187118_100001765539834_6323684_n
PILO ZYBA:O PILO, MË THONË SHOKËT

O Pilo, më thonë shokët,
Mos ke luajtur nga mëndë,
Kërkon që të ndryshosh botët
Me vajzat që fut në këngë?

Mos harro se edhe vitet
Të kanë rrjedhur tatëpjetë,
S’ke turp, mëndja të vërtitet
Nëpër lule e nëpër fletë?

Lule e çelur vajzat janë
Me aromë e me polen,
Por mjaltin që ato kanë,
Për kosheren tënde s’vlen!

Unë qesh, s’e nuk e dinë
Këngën time me shumë vlerë,
Unë ndjenjën kam lëndinë
Edhe shpirtin një pranverë...

Pastaj lulet që unë mbjell
Nëpër strofa e nëpër vargje,
I bëj, bilbilat të ndjell
Në vjersha, të miat lagje.

Dihet se, mbollën të tjerë
Lulet që ne përkëdhelim,
Prandaj mbjell pranverë e verë
Që pas nesh të tjerë të vjelin.

Dhe pse vitet, ikin, shkojnë,
Unë fitova shumë përvojë,
I mbjell lulet ti shikojnë
Kush pranë vargut tim të shkojë.

Vargu po s’pati pranverë
Si një trëndafil i bukur,
Nuk vjen kush ti marri erë,
Nuk vjen kush për ta këputur...

Se vjel kush ta bëjë dhuratë,
Për të dashurën e zemrës,
Se do kush drurin e thatë,
Kështu dhe lulen e këngës...

Unë e di pse hedhin gurë
Dhe shajnë gjithnjë paprerë,
Zemra ime s’plaket kurrë,
Ajo rri gjithnjë pranverë...

Ju në u plakët, ikni tutje,
Ku dielli mbi mal përkulet,
Unë nuk u ndjek me ngutje,
Po qëndroj këtu me lulet...

Dhe po s’munda t’i shijoj,
Si një fllad që fryn pa prerë,
Do rri me to të lodroj
Herë me ngjyra e herë me erë...

Dhe në shpirt do mbes’ pranverë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi