Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala

Shko poshtë

Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala Empty Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 22, 2011 11:36 am

Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala 190680_1471135117462_1806157215_849531_4963347_n

Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala

JANAR I PIKËLLUAR
(Jusuf Gervalles)

Ate nate rrezet e idealeve
perpeliteshin neper qiellin
e plumbte
per agimet e horizonteve
njerezore

E ti gjoksshpluar
neper tehun e vetetimave shekullore
per buzeqeshjen e pranveres
nje shekull te vonuar


LEJLEKU DHE GJAPRI

Mesnate
Ndihet nje trokitje ne dere
Hapi deren
Era barte tutje
Gjemat e shpirtrave

Mbyll deren
Prape troktije

Hapi deren
Nje lejlek i madh duket ne qiell
Me nje gjarper ne goje


DHEU...

Sa shume dheu
I atdheut rendon
Kur mbi te paturpersisht

Jeton
Qendron
S’jeton


ZOTI TUNDI KOKËN

Netet plot frymemarrje
Yjet ndrisin token e lashte
Toka merr fryme
Mijevjecaret renkojne
Nen peshen e kohes

Zoti tundi koken
Gjithesia u lekund!

SHQIPONJA

Te zgjodhem
n'balle t'flamurit
ty Shqiponjë
shpend i sterlasht
Kush e diti
se sa here
n'fortuna
e stuhi
ke me na pri
n'ballet'flamurit kuq e zi

YJET SHKRUAN PARULLEN PERENDI...


Erdhe liria
ne Atdheun tim
Ne televizion
me ska sorrshkina
as gjarperinjt me s'kafshojn femijet
Iku vdekja iku me bijte e saj
Erdhe liria
nje dielli i..

TAKIM ME DERRASAT E VORRIT

Me pritni te gezuara
se te ju do te vi
Pe t'me bere zap
ne ate ngushti

Cfare do thoni
Cfare do peshperisni
N'erresiren e
naten se e pare?!

Po une do qeshi
deri ne pafundesi
se ju nuk mund te me beni zap
ne ate ngushti
kur shpirti im
horizontit fluturon
qe Zotit te madh
ne kraheror ti pushon


______________________

BIOGRAFIA E POETIT

Poeti Albert Shala eshte lindur me 22 mars 1965 ne Gjakove. Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje, ndersa fakultetin juridik ne Prishtine. Eshte fitues i vendit te pare ne tregimin per vitin 1993 shpallur nga ''Rilindja'', ndersa edhe dy here te tjera shperblehet me botim. Disa poezi i jane perkthyer ne gjuhen polake nga poeti dhe perkthyesi i njohur Mazllum Saneja. Ne vitin 1995 ka botuar librin me poezi ''Pranvere e Pergjysmuar'' dhe me kete liber eshte pranuar Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.
Albert Shala ne kohen e pushtimit serb ka shperndare ''Zerin e Kosoves'', ka marre pjese ne protesta dhe demostrata ne Gjakove dhe Prishtine. Ka bashkepunuar me djemte e patriotit te madh Ismail Haradinaj. Ne vitin 1992 nga gjykata serbe denohet per kundervajtje per shkak te organizimit te manifestimit letrar me shkrimtaret e rinj, kryetar i te cileve ishte. Ne vitin 1996 per shkak te veprimtarise politike dhe per shkak te aktivizimit letrar torturohet rende fizikisht dhe psiqikisht nga shefi i UDB-se per Gjakove. Nga keto tortura qendron dhjete dite i shtrire ne gjendje shume te rende ne spitalin e Gjakoves. Me daljen ne skene te UCK-se ben propagande te fuqishme per UCK-ne ne gazetat dhe revistat kosovare e deri ne Radio Televizionin Shqiptar, per cka policia serbe shpalli fletearrest ne vitin 1998 dhe ai detyrohet te jetoje ilegalisht te miqte e shoket ne Gjakove, gjersa arratiset ne Shqiperi ne prill te vitit 1999.

________________

"SOFRA POETIKE" i uron mikut dhe poetit Albert Shala ditëlindjen duke i dëshiruar jetë të gjatë ,shendet dhe frymëzime te reja poetike.
Përgatiti për "SOFRA POETIKE" Agim GASHI - DRENICA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi