Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Zana Pira me rastin e Ditëlindjes

Shko poshtë

Poezi nga Zana Pira me rastin e Ditëlindjes Empty Poezi nga Zana Pira me rastin e Ditëlindjes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 03, 2011 4:08 am

Poezi nga Zana Pira me rastin e Ditëlindjes 249200_2060220034966_1528638107_2295406_1262221_n
Poezi nga Zana Pira me rastin e Ditëlindjes

Zana Pira u lind me 03. 06. 1961 ne Pozheran te Vitise. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, te mesmen ne Gjilan e Prishtine. Studioi ne SHLP te Gjilanit. Eshte anetare e lidhjes se shkrimtareve te Kosoves.

Ka botuar keto vepra me poezi

HIJA E HAMLETIT, ASDRENI, SHKUP 1994
KULLA E OFELISE, RILINDJA, PRISHTINE, 1996,
MJEGULLE E PURPURT, RILINDJA, PRISHTINE, 1997,
DITELINDJA E ZJARRIT, RILINDJA, PRISHTINE, 1998,
PLANETI I MOLLES, RILINDJA, PRISHTINE, 2001
SIMFONIA E SYRIT, FAIK KONICA, PRISHTINE, 2001
VALLJA E SHIUT, A PASHKU, PRISHTINE, 2008.

Me rastin e ditelindjes se mikes sone dhe koleges sone te nderuar dhe te respektuar ,sjellim nje cikel poezish te saj dhe i urojme jete te gjate ,shendet,lumturi dhe shume suksese ne krijimtari.

TE THOSHA

sonte rigon shi i dashur
ne fytyren tende solemne
m'i zbertheve pullat e bluzes
per lojen tende te perkryer
tash me shtrengon ne rrethin lakuriq
diku ne harkun e unazes
per nje pellembe te nostalgjise
shenon, pergedheljen e paprekur
ne degen e drurit,

na hyri ne mes nje lindje e trete
deri ne aktin e mbremjes
u deshem te pangopur
ndjenje, krejt e thjeshte
ne figuren engjell te hamletit
ngushellon, perden e syrit magjik
buzeqeshjen time konservon

sonte rigon shi perseri, i dashur
ne fetyren tende solemne

kete here te thashe jo
sepse e etova doren tende te padukshme
mbi buzen time


ORA E FUNDIT

ne oren e pare
t'i mbulova kembet e ngrira
ne oren e dyte
te fsheha matan vdekjes
ne oren e trete
shpertheva rrethin e unazes
me princeshen e diellit
kafshuam, frytin e molles magjike
ku mbeti ora e fonetikes
idashuri HAMLET
te pushtova te terin
ne oren e fundit


MALLI I DASHURISE

me thuaj si e vrave perden e syrit tim
ti engjell HAMLET
ne cilen ane horizontale apo vertikale
me hyre komplet ne qdo gjymtyre te trupit
m'i theve eshtrat
shfleton antologjine e dashurise, se deshtuar
afrohesh neper flaken e syrit tim te vrare
largohesh aq larg mallit te dasgurise


NE THONJEZA

urrej lirine ne thonjeza
para vrasesit vertikal

qofte elegji e vdekjes se qmendur
pa asnje therre ne kembe

qofte lemshe ne gryke te fytit
qe s'e ndjek hijen time

qofte nje katrore asnjenes
i briskut te mprehte

urrej lirine ne thonjeza
para e te behem shpuze e hi


NESE

nese trupi me shndrrohet
ne thjerreza te lagura
te syrt
natyrisht se nuk ka kuptim
te perleshem
me gjarperin e shiut

nese une i gjasoj
termetit te apokalipsit
gjithqka e pakuptuar
do te pikoj ne udhekryq

atehere vertet
liria e dashurise virgjerore
me arrin deri te kembet
e zemres


LOTI IM I SHENJTE

diq ma kafshon trupin
buzen e fsheh ne ere
loti im i shenjte udheton, matan molles
dashuri hynjish kryqezon

ne prologun e shiut
gjumi me ze me zogun e qiellit
kurore fati barte me vete

loti im i shenjte
valle,,,

a s'do lozesh ne vallen e platonise
perseri mua me ze gjumi
me zogun e qiellit
e ti diqka vizaton ne endrren time


HARRESE

ti i ben hije portretit tim

molle e kuqe

dikush te ktheu nga vetja
ne lojen e gjarperit
kryqezon lojen ne kornize

ne pikture mungon fytyra
e MONA LIZES

derdhen ngjyrat e penelit
neper peizashin e shiut

ndersa une ushqej etjen e trupit
me lengun e molles

vizatoj portretin tim
ne harres...


MOS U QUDITNI

mos u quditni
nese ne poezine time
nuk ka kode te kodeve
as fjale kronike
qe kendohen
ne instrumentin e djallit

mos u quditni nese ne poezine time
pertypet goje e ujkut
me endrren e gjelatit


ENDERRIM

u mbylla ne vetvete
dhe qelesin e hodha ne pus
diqka qelqore
si nja fanar i amshimit
rrugen ma ndriqon
deri te ti


BUZEQESHJA

ne syte e tu enderrimtare
dridhej nje mjegull e purpurt
afrohesha si e dehur
me fluturimin e mjellmes
dhe ngjyeja puplat e endrres
me purpurin e shikimit tend
zgjoheha pastaj
nga kjo enderr kaq e embel
dhe shikoja fotografine tende
varur ne mur
si aq me embelsi me veshtron


GOTA E THYER

mu shkrine ngjyrat e syrit
ne nje gote te thyer ne enigme
nje lot ma dogji qepallen
pikat e shiut rigojne
udhekryqeve pa fund
e mua me pret nje lindje
ose nje vdekje e papersosur


MJEGULL E PURPURT

me majen e lapsit ta gervisha fytyren
qafen ta putha me gjelozi
ti vizatova kembet ne peizazhin e ngurt
ti shndrrova mornicat e shtatit ne statuj

neper shkallet e pasqyres
kalova neper mjegullen e purpurt
qe te ma kthesh buzeqeshjen e syrit pa xhelozi
idashuri HAMLET

ti asgje nuk sheh pos hijes se shtriges
qe perkedheljet e vjedhura ti vizaton
zbrit me mua edhe per nje shkalle te pasqyres

i dashur qe te ze gjumi ne shuplaken time

ne skajin e kornizes u ndeshem
me fytyrat hipokrite te nostalgjise
me ben magji ne kafazin e feniksit
me pupla shiu shtati na u mbush


SIPER TRYEZES

flejne e enderrojne
takimet per neser

aq lehte arrijne ngrohtesine
e trupit ne kepucen e shqyer

sipas deshirave shperngulen njerezit
neper qytet e botes

percjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton simfonine
e BETOVENIT

lozin ballo konteshat me barinj
adhuruesit e simfonise
thurrin proqka anekdota
homazhe per ti bere
kompozitorit te ndjere

keshtu fatet arnohen
neper relacione boterore

siper tryezes drite me ben
llamba me vaj guri


Pregatiti:Seveme Fetiqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi