Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Shqiptarët janë Një

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Shqiptarët janë Një Empty Faik Krasniqi: Shqiptarët janë Një

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 29, 2011 1:26 am


Faik Krasniqi: Shqiptarët janë Një U1_FaikKrasniqiShqiptarët janë Një
Nga Faik Krasniqi
Shqiptarët janë NJË. Raca Shqiptare e pastër dhe simboli i saj duhet të jenë rruga e vërtetë për arritjen e qëllimit tonë, bashkimit kombëtar. Por nëse do të biem viktima të propagandave të ndryshme, të cilat synojnë përçarjen e kombit tonë shqiptar, atëherë do të jetë tepër vonë për t'u kujtuar se ku kemi gabuar. Komunizmi dhe enverizmi në Shqipëri bëri një dallim të paparë në histori midis këtyre krahinave. Mos harroni që Kosova ka qenë dhe është ''krahinë'' e Shqipërisë, edhe pse sot është shtet i pavarur. Nuk e kam fjalën si subjekt administrativ, politik apo juridik, pasi sot dihet statusi legal i Kosovës. Unë për vete nuk kam kurrfarë paragjykimi midis shqiptarëve të të gjitha krahinave.
Për mua le të jetë Bamir Topi, Behgjet Pacolli apo Ali Ahmeti President i Shqipërisë. Propagandën anti ''kosovare'' në Shqipëri e bëjnë kryesisht komunistët dhe të indoktrinuarit e enverizmit, e bëjnë injorantët, ata që nuk kanë ndërgjegje kombëtare dhe gjithashtu racat e tjera minoritare, vllahë, grekë, romë, etj etj, të cilët nuk e konsiderojnë veten shqiptarë por përkundrazi, ''kosovarin'' apo veriorin e Shqipërisë e përbuzin dhe përdorin terma fyes si "malok", "njeri i trashë" etj etj. Tradhtia Kosovës i ka ardhur gjithmonë nga poshtë, nga Shqipëria, e cila ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga komunistë-marksistë, të cilët përpara ideologjisë kombëtare vunë atë internacionale.
Republika e Shqipërisë tani për tani është në kaos për sa i përket ndërgjegjes kombëtare dhe indoktrinimit stalinisto-enverist.
Por e keqja më e madhe nuk është kjo, por indoktrinimi i një pjese të popullsisë së Kosovës, e cila akoma Enver Hoxhën e kujton si ndonjë burrë të mirë, në një kohë kur ai tradhtoi çdo gjë kombëtare. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kurrë për t'u ri-bashkuar, nëse të tillë njerëz do të kenë këto mendime.
Nuk guxon të bëhen dallime'' Kosovar'' apo shqiptar, pasi shqiptarët janë NJË. Mitrovica është qytet shqiptar, ashtu siç është Korça, Tetova, Ulqini, Presheva apo Janina. Tirana është njëlloj si Prishtina dhe Shkupi. Nuk ka rëndësi se kush mund të jetë kryeqyteti i Shqipërisë së Ri-Bashkuar. Për mua le të jetë edhe Tirana, Prishtina, Shkupi, Prizreni, Tetova, Ulqini, Presheva, Shkodra, Korça, Vlora, Janina apo cilin do qytet tjetër.
Mjafton që ta konsiderojmë veten të një GJAKU.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi