Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave

Shko poshtë

DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave  Empty DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 02, 2011 5:02 pm

DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave

Intelektuali i njohur Moikom Zeqo, në shkrimin e tij ”Politika dhe fallsifikimi i kombësisë”, shtron pyetjet : A egziston e vërteta? A gjëndet e vërteta? A duhet e vërteta?

/ Reagim / Nga: Dr. Përparim Demi -
DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave  4220_0_0_300x152_images_stories_Artikuj3_kosovadyher

Shqiptarët e Kosovës me kombësi të imponuar

DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave  4220_0_0_100x109_images_stories_Autor_perparimdemi
Përparim Demi


E vërteta është specifike dhe e veçante për sejcilin nga ne. E vërteta e një grupi të gjërë shoqëror, apo të një populli i afrohet të vërtetes ”absolute”, nëse egziston diçka e tillë. Ja një e vërtet absolute e jona – Ne jemi shqiptarë, kombi ynë është shqiptar. Ndërkohë kemi konstatuar se e vërteta jonë individuale është aq relative dhe e ndryshueshme në kohë. Shpesh e vërteta ndodhet diku midis realitetit dhe imagjinatës, midis reales dhe propagandes, midis nevojës shoqërore dhe politikes. E pavërteta e besuar, ndodh që ka të njëjtën fuqi si dhe e vërteta (psh.kultura greke – kultura më e lashta në Europë), por e kundërta nuk mund të ndodhi, prandaj shpesh në vënd që të kërkohet e vërteta e fshehur (psh. vjetërsia e gjuhës shqipe, historia e vertetë e Ballkanit), kërkohet e pavërteta e besueshme ose të paktën e pranuar nga opinioni publik. Një e pavërtetë e vërtetuar ndodh që pranohet për arsye ndoshta shtetërore apo nacionale, sidoqoftë, ajo shfrytëzohet, përdoret për debat ose polemika zhurmuese, për të krijuar një situatë të favorshme konjukturale – kështu kemi rastin e emërtimit falls të Kosovës si djep të Sërbisë.


Kush zotëron të vërteten e tij, e vuan këtë fakt gjithë jetën, pasi nuk e beson njëri në kushtet kur një e pavërtet është pranuar më parë në vëndin e saj. Ata që përdorin të pavërtetat për të siguruar influenca të caktuara politike, nuk bëhen merak për demaskimin e tyre, gjë që është mjaft e vështirë në rastin kur shumica preferon të mashtrohet për hir të ëndrës së tyre, kështu psh. propaganda enveriste në periudhën e diktaturës u besua nga shqiptarët jashtë Shqipërisë, bile akoma ka njërëz që refuzojnë të shohin realitetin e asaj kohe . Në raste extreme të pavërtetat e fabrikuara mund të zëvëndësohen njëra me tjetrën sipas rastit, pa u proukupuar njëri për ti vërtetuar. Ndodh që të shpërndahen të pavërteta në publik, për efekte të përkohëshme, të cilat demaskohen shpejt, por impakti i tyre mbetet.

Askush nuk mund të jetë i sigurt se zotëron të vërteten apsolute, pasi mund të ndodhi që ajo të jetë me e madhja e pavërtete, të cilën fatkeqsisht e zbulon në fund të jetës. Hidherimi rritet edhe më tepër në këtë rast, kur e kupton se e ke mbartur mbi kurriz gjithë jetën një pavërtetsi aq të rënde, të cilën e ke besuar dhe për të cilën ke hequr vuajtjet në mënyrë të ndershme, pa u penduar – në shumë raste veteranët e luftës janë ndodhur në situata të tilla.

Nga njëherë për arsye madhore je i detyruar të deklarosh një të pavërtet dhe për momentin, të ndjehesh i qetë se ke kryer detyrën me ndershmëri. Këtu fillon dilema e madhe dhe vuajtja shpirtërore e njerëzve të ndershëm. Shpesh e pavërteta përdor ndershmërinë për tu përhapur dhe për të patur efektin e programuar nga prodhuesit e saj. E pavërteta e kombinuar me pandershmërinë, nuk siguron besueshmërinë, prandaj preferohet të shmanget një situatë e tillë, duke kërkuar një mjedis të besueshëm për implementimin e saj.

Nga ana tjetër, kur ndershmëria është e tepruar, konsiderohet naivitet, i cili buron nga shkalla e ulet e informimit, ajo shpesh ngarkohet me paragjykime të ndryshme historike apo ideollogjike, duke shumfishuar efektet e prodhuara. Një e pavërtet e projektuar me qëllime të paracaktuara politike, i kalon caqet normale të influencës dhe hyn në fushën e manipulimit politik (shih.raporti i Dik Martit). Ndoshta dhe kjo do jetë arsyeja që të njëtat ngjarje historike kanë histori të ndryshme, të pa ngjashme midis tyre ose me diferenca të dukëshme përjashtuese, të cilat u shkruan dhe u përdorën në periudha të ndryshme për motive pragmatike të konjukturës së përkohëshme.

Analistët janë formues opinioni në shoqëri dhe ndonjëri prej tyre mund të arrijë nivelin e një profesionisti. Ata përdorin në të njëjtën kohë faktet e interpretuara me këndvështrime të ndryshme, bëjnë ballafaqime të së kaluarës dhe prognozojnë të ardhmen, ku doza e subjektivizmit është e dukëshme. Nxjerrin konkluzione, shpesh të diskutueshme, që bëhen burim i polemikave dhe debateve publike, duke ushqyer industrinë e medias me subjekte dhe tema, të cilat ndoshta nuk janë aq të nevojshme, por sidoqoftë bëhen interesante për publikun mediokër. Efekti i tyre është i qartë dhe fitimprurës, pasi krijonë dependencë ndër amatorët e uritur për sensacione.

Globalizmi i propaganduar sot, i ndodhur në një fazë fillestare të implementimit të tij, mjaft i trajtuar në teori, me konkluzione politiko-shoqerore të orientuara, që mbështeten në një histori të shoqërisë njerëzore, akoma të pa filtruar nga të pavërtetat e pranuara deri tani. Historia e lashtë, arriti deri në ditët tona mjaft e cunguar nga dokumentacioni i pakët dhe interpretimet e shumta të tërthorta, të mbarsura me subjektivizmat e autorve të lashtësis, që i jep një fushë të lirë manipulimeve subjekteve të sotme politike. Ndërkohë, historia moderne, që në fazën e saj fillestare u ndërtua mbi interpretime politike të orientuara ideollogjikisht dhe politikisht, variantet e saj varijojnë simbas shpërndarjes gjeografike të vëndeve ku u prodhua, sidomos kur bëhet fjalë për Ballkanin e pazhvilluar dhe pa kulturën e nevojshme të dokumentacionit historik. Prandaj mbetet në dorën e konsumatorit të saj të zgjedhë variantin e besueshëm të së vertetës historike, i cili si kriter i përshtatet obiektivave të klasës politike mazhoritare të vëndit të tij.

Në Ballkan u krijuan mitet locale në variante të ndryshme. Shtetet e reja, që mbinë si kërpudhat mbas shiut në shekullin e XIX, si Sërbia, Greqia, Mali i zi dhe Bullgaria, kishin nevoj për histori të vjetra të përpunuara. Mos flasim për Maqedonin e paqënë, e cila nuk diti kujt tja vjedhi më parë historinë, që të ketë dhe ajo një të besueshme, më përkollaj pati atë shqiptare se s'pati kush tja kundërshtoj. Shqipëria pa shtet, e ngarkuar me histori të rëndë, shiti një pjes të saj fqinjëve ashtu si dhe tokat pa zot, ndërkohë humbi defterin ku ishte shënuar e vërteta e dhimbëshme e saj. Sot filli është ngatëruar keq dhe zor se já gjen kush kokën. E vërteta e përgjakshme u shndrua, u deformua, u hoq më një anë dhe lindën në vëndin e saj njëmijë të pavërteta të ngjyrosura romantike, që ushqehen nga politikia dhe në të njëjtën kohë që ushqejnë urrejtjen e verbër masakërprodhuese.

Raporti midis të vërtetes dhe pavërtetës merr formën e simbolit të lasht ”69” të shtrirë, të brëndashkruar një rethi. E vërteta e madhe ka një të pavërtet të vogël dhe invers, e vërteta e vogël bëhet komplementare e një të pavërtete të madhe. Në një shoqëri njerzore të shtresëzuar me një hierarki piramidale, ky raport midis së vërtetës dhe pavërtetës merr vlera të ndryshme, duke ndryshuar sipas pozicionit të shtresës nga baza e piramidës në majën e saj. Në kushtet e një komunikimi të kufizuar ndërshtresor, të kontrolluar midis niveleve të piramidës, e vërteta e majës nuk arrin asnjëhere deri në bazën e saj në formën origjinale të saj, ndërsa të pavërtetat e vogla lokale të bazës, të kontrolluara dhe të përdorura nga maja e piramidës, janë produkt i kombinuar i interesave.

Tani është në modë teoria e konspiracionit, e cila indukton konfuzion në nivelet e ulta dhe dekurajon partizanët e së vërtetës absolute. Kombinimi i kuriozitetit me sensasionin e zbulimeve është transformuar në një mall që shitet kollaj, i cili duke u kufizuar në sferën e konstatimeve mbi të vërtetën e dyshuar ose të pavërtetave të pranuara, krijon tabllon e paqartë të së kaluarës për të krijuar imazhin e deformuar ose të orientuar të së ardhmes. Në shoqërinë njerëzore raporti midis të vertetës dhe pavërtetës është treguesi i shkallës së zhvillimit të saj. Jemi akoma në fazën e rritjes dhe rruga drejt së vërtetës është e gjatë.

”As në kohët më të errëta nuk është sulmuar dhe teorizuar kaq përbindshëm kundër shqiptarëve si një komb i mëvehtshëm, homogjen, i barabartë, por edhe i ndryshëm, i dallueshëm me kombet e tjera” – me të drejtë thotë Moikomi në shkrimin e tij. Mos humbisni rastin të lexoni shkrimin e maestros Moikom Zeqo:

kliko dhe lexo: (Politika dhe Falsifikimi i Kombësisë)

Po ju them një të vërtet të sigurt – Moikom Zeqo është shqiptar i vërtet.
Bukuresht, 29.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi