Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:ÇKA NA VYNË NEVE USHTRIA...?!

Shko poshtë

Adnan Abrashi:ÇKA NA VYNË NEVE USHTRIA...?!  Empty Adnan Abrashi:ÇKA NA VYNË NEVE USHTRIA...?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 02, 2011 6:15 pm

Adnan Abrashi:ÇKA NA VYNË NEVE USHTRIA...?!  199924_1882948644559_1566631317_31978598_4778304_n
Adnan Abrashi:ÇKA NA VYNË NEVE USHTRIA...?!  173178_1566631317_7666230_n
Adnan Abrashi:ÇKA NA VYNË NEVE USHTRIA...?!
Para disa dite, si zakonisht duke shfletuar gazetat tona ditore dhe me kafen e mëngjesit pranë, nga titujt e aktualitetit politik ditor, vëmendjen në to ma tërhoqën dy artikuj: “FSK-ja ende nuk është ushtri “ dhe “Me aprovimin e fundit të Buxhetit, qeveria i hap rrugën edhe shitjes së PTK-së”. Aty për aty mendova në vete: “Çdo gjë te ne shitet! Çdo gjë është në shitje në Kosovë. E shitëm së parë fytyrën dhe dinjitetin, e shitëm Mitrovicën, shitëm shumë toka pjellore dhe monumente tona historike përreth manastireve dhe kishave ortodokse, më pas, vazhduam me shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, dhe ja tani, po i qesim në pazar edhe disa ndërmarrje publike që na kanë mbetur në fund: Aeroporti veç u shit e radha po i vije PTK-së, KEK-u etj. Mbase, nuk duhet të jetë aspak çudi ky proces transformues i cili tanimë veç është kryer kaherë në shumë shtet poskomuniste të Ballkanit dhe më gjerë, por, më tepër po më befason ai lajm i dytë, që unë, ndoshta pa ja qëlluar fare, e lidha me këtë të parën: “FSK-ja ende nuk është ushtri”. Kur mendon më thellë njeriu në këtë drejtim, neve kosovarëve, as që na vyen më ushtria? Sepse, siç po duket, tanimë nuk na ka mbetur asgjë se çka të mbrojmë me ushtri? Çdo gjë u shit, përveç objekteve qeveritare që po shtohen...”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi