Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zvicër: Blerta 22 vjeçare, viktimë e letrës bombë

Shko poshtë

Zvicër: Blerta 22 vjeçare, viktimë e letrës bombë Empty Zvicër: Blerta 22 vjeçare, viktimë e letrës bombë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 02, 2011 7:10 pm


Zvicër: Blerta 22 vjeçare, viktimë e letrës bombë

Zvicër: Blerta 22 vjeçare, viktimë e letrës bombë Olten


Blerta L., 23 vjeçare janë inicialet e sekretareshës, që kishte hapur letrën bombë, me ç‘rast kishte pësuar nga shpërthimi, njofton gazeta zvicerane “Blick”.

Nëse i referohemi inicialeve të publikuara nga „Blick“, atëherë rezulton të ketë qenë viktimë shqiptarja në Olten, në sulmin e djeshëm që ndodhi në zyrat e “Swissnuclear” në Olten të Zvicrës.

Blerta ka marrë plagë në duar, krahë, në gjoks dhe fytyrë, njofton “Blick”, duke iu referuar autoriteteve policore në kantonin e Solloturnit. Viktima ishte pranuar në spital dhe menjëherë ishte operuar. Zyrtarët kanë mohuar se ajo është në rrezik për jetën. Sipas tyre ajo do të qëndrojë edhe disa ditë në spital.

Punëtorja e dytë që është raportuar të ketë qenë afër në momentin e shpërthimit ka të dëmtuar të dëgjuarit. Të enjten në mëngjes, një letër e kurdisur ka lënduar dy punëtorë në zyrat e “Swissnuclear” në Olten të Zvicrës

Shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të një ndërtese administrative në Olten. Gjatë hapjes së një letre të trashë nga një punonjës, ky i fundit është lënduar lehtë, si dhe kolegu i tij që gjendej afër.

Caku i sulmit të atentatit nëpërmjet një letre të kurdisur ka qenë “Swissnuclear”, seksion i specializuar në energjinë nukleare i organizatës “Swisselectric”.

Sot autoritete zvicerane kanë thënë se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë përsipër grupi i njohur anarkist “Fai”.

Sipas tyre sulmi nuk ka qenë i rastësishëm. Letra bombë ka qenë e shkruar në italisht. Carlo Bulletti, Kryeprokurori Federal i Zvicrës, nuk e përjashton mundësinë që në ketë sulm të jenë të involuar edhe anarkistë nga Zvicra. Paketa bombë ka ardhur nga Italia, tha Bulleti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi