Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerta Dervishi:Propaganda moderne

Shko poshtë

Blerta Dervishi:Propaganda moderne Empty Blerta Dervishi:Propaganda moderne

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 6:53 pm

Propaganda moderne

Blerta Dervishi
Respekti ndaj arrogancës

Fjala propagandë ndoshta është e rëndë për ta përdorur në çfarëdo lloj konteksti të këtij shkrimi. Propaganda e organizatave ndërkombëtare në Kosovë i përmbush pothuajse të gjitha kriteret për të qenë një propagandë e mirëfilltë, por i ka dy ”mangësi”. Mangësia e parë është që nuk është koherente. Krijimi i konfuzionit në opinion ndonjëherë mund të jetë qëllimi i propagandës, por nuk e besoj që këto organizata kanë një qëllim të tillë. Jokoherenca është më shumë rezultat i heterogjenitetit të këtyre organizmave, dhe mospajtimeve që këto kanë mes vetes.
”Mangësia” e dytë është që këto propaganda nuk kanë vetëm një publik, është publiku shqiptar dhe ai joshqiptar, është publiku brenda Kosovës dhe ai jashtë, e kështu me radhë. Kjo mangësia e dytë ka qenë dhe mbetet problemi më i madh i misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Për njerëz me sens kritik (dhe të humorit), kampanjat e ndryshme të këtyre misioneve janë pjesa (joqëllimisht) më humoristike e programit të RTK-së. Zëri i rreptë e i ashpër i një suedezi në uniformë, që kërcënonte në anglishte jo fort të rrjedhshme, në mars 2004. Dukej haptazi që ndonjë këshilltar e kishte mësuar ”se ashtu u drejtohet njeriu shqiptarëve” (d.m.th. me autoritet, rreptësisht dhe ashpër – se ata ndryshe nuk marrin vesh). Por këshilltari sikur kishte harruar se gjuha dhe intonacioni janë më të rëndësishme se rrudhja e vetullave dhe i shikimi i rreptë. Të kishte qenë ndonjë gjerman, ndoshta e kishim marrë pak më seriozisht dhe ishim frikësuar. Se po qëllimi i kampanjës ishte frikësimi i shqiptarëve. Propaganda e drejtuar ndaj shqiptarëve 10 vjetët e fundit meriton studime serioze, që sigurisht do të bëhen, por ia vlen të ndalemi te problematika kryesore e propagandave të organizatave ndërkombëtare në Kosovë.
Karakteristika e parë e këtyre propagandave është nënçmimi i shqiptarëve. Nënçmimi, për dallim prej përçmimit ose përuljes që gjithashtu janë prezente, është vlerësim i sinqertë, por i gabuar, në kuptimin që për shkak të paragjykimeve të ndryshme këto organizata na konsiderojnë si më jointeligjentë sesa ne realisht jemi.
Nënçmimi duket sheshazi së paku në dy mënyra. E para është kur të huajt flasin për ose mbi shqiptarët, drejtuar ndonjë publiku që nuk është shqiptar, ata flasin sikur ne të ishim të verbër, të shurdhër ose të vdekur. Kur njeriu flet për të vdekurit nuk pret ndonjë reagim, sepse i vdekuri nuk ka mundësi të dëgjojë çfarë flasin për të. Të huajt flasin për shqiptarët sikur ne të ishim tërësisht pasivë, sikur ne kurrë nuk lexojmë diçka që shkruhet në gjuhë të huaja dhe sikur shqiptarët të jetonin në ndonjë ishull të izoluar ku kurrë nuk depërton ndonjë informatë nga jashtë.
Nënçmimi duket gjithashtu kur këta u drejtohen shqiptarëve në mënyrë direkte, sepse toni është gjithmonë patronizues, këta apriori janë më të mençur se shqiptarët, dhe besimet e ideologjitë e veta personale i prezantojnë si fakte të vërteta. Dhe fraza e tyre e preferuar ”në Evropë nuk bëhet kështu ose ashtu”, sikur ne të ishim të verbër dhe të paftë për të parë vetë, si bëhet ose nuk bëhet diçka në ”Evropë”.
Nënçmimin mund ta kthejmë në përparësi, sepse të ekzistonte respekti ndaj shqiptarëve, do të ishte më vështirë t’i zbërthenim mendimet e armiqve, por mungesa e respektit i bën ata arrogantë, e arroganca e tepruar vjen para rënies.
Nënçmimin mund ta kthejmë në përparësi edhe në një mënyrë tjetër. Thjesht duke i konfrontuar këto misione me deklaratat që bëjnë jashtë Kosovës, dhe kampanjat e tyre propagandistike brenda Kosovës. Pse janë ata në Kosovë? Kjo pyetje nuk duhet të jetë aq e vështirë për t’ia gjetur përgjigjen. A janë këtu për t’i mbrojtur serbët, për t’i shpëtuar shqiptarët, për të na ”ndërtuar” shtet, për ta kontrolluar krimin e organizuar, për ta krijuar popullin e shpërlarë kosovar, apo për ta mbrojtur status quo-në në mënyrë artificiale?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi