Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PILO ZYBA:I dashur !

Shko poshtë

PILO ZYBA:I dashur ! Empty PILO ZYBA:I dashur !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 12:46 pm

PILO ZYBA:I dashur ! 261419_158476184221232_100001765539834_303516_1893477_nPILO ZYBA:I dashur ! 187118_100001765539834_6323684_n
PILO ZYBA:I dashur !

Hena, zbriti qafen e malit dhe u var mbi ujvare, per te lare floket e verdhe dhe syte e bukur.Une, me letren e bardhe te deshires, me lapsin e kenges ne duar, hartoj enderrat qe te kushtohen ty.Germat i bej margaritare, bojen e bej ndjenje dhe shpirtin postjer. Ti dergoj qe larg, larg, te te puthi syte e bukur dhe te ngjyer nga lotet e pritjes…Dhe pse jam larg, ndodhem afer, dhe pse mes nesh qendrojne malet dhe rrjedhin burimet qe na ndajne, une i fshij ato dhe ndodhem prane teje…Jam e tera prane teje, te prek, te puth e te ndjej…duart me dridhen nga emocionet, ndonse kurre nuk te kam prekur, sepse enderrat nuk preken, i dashur, ato vetem shijohen dhe ndjehen.Dhe une u ndjej, u ndjej deri ne burimin e fundit te shpirtit, qe shushurin neper gjethnajen e shpirtit, dhe rrjedh tatepjete gezimeve te mia qe thur per ju.
I dashur !
Hapi portat e pritjes, vish kemishen e bukur te kalter te qiellit, me merr ne duar dhe eja te fluturojme! Te fluturojme ne nje qiell te paster, te thelle, te enderrt, qe quhet dashuri…Atje ku pasuria cvleftesohet, dhe ndjenja lartesohet, atje ku bota eshte e vogel, dhe shpirti shumfishohet…Atje, ku kam deshire te vendos koken dhe te jetoj e lumtur, jashte trishtimit te larget nga hapesira e enderrave te tua..Eja te ngrejme bashke nje balone, me flatra te kaltra, si agimet, si shpresat, si deshirat qe ngrej per dite per Ju! Eja te hedhim nje themel te perbashket, te ngrejme nje themel dashurie, te bejme atje fli zemrat, si Rozafen.Qe kalaja jone e dashurise te mbetet e perjetshme, ashtu si enderra ime per Ju!Zgjatma doren, te krijojme nje ure bashkimi, ku te kaloje deshira ime e cmendur e dashurise, dhe le te rrjedhe poshte saj gezimi im, dhe te fluturojne mbi te zogjte e lumturise sime.Zerin do ta kthej ne ninulle, te te perkund nen flladin e flokeve te mia, nen kengen e buzeve te mia, nen feshferimen e ndjenjave qe leshojne duart qe me dridhen nga emocionet…Eja i dashur, eja! Ardhja Juaj, i therret pranveres sime qe ka humbur ka mote…I therret vajzerise qe rri fshehur ne petalet e luleve ku u rrita, livadheve ku renda, atje ku aroma e bjeshkes me peshperiti per here te pare emrin tend.Ika dhe e mora me vete ate thirrje, ketu larg, larg ne megrim.Ketu ku qyqja kendon trishtushem ne kraharorin e mendimeve te mia…Eja i dashur, eja.E degjon lutjen time? Eshte engjelli i shpreses qe fluturon per tek Ju! Eja, ndryshe do me gjesh te ngrire nga acari i ftohte i pritjes.Pritja eshte dimer, mi prêt krahet dhe me fik lulezimin, bjeshka ime, ti je larg, pa frymen tende, pyllnaja dhe lulezimi im vyshken. Fryju deshirave, ngri velat dhe nisu per ne portin tend te dashurise.Eja, kam ngritur kengen ne leter, zogjte ne shpirt dhe te pres, te pres, eja enderra ime…Ne vend te pergjigjes me dergo nje re malli mbi malin e pritjes, per te me dhene jete deri ne nje leter tjeter.Udhe te mbare pellumbi im, udhe te mbare deshira ime.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi