Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PO AFROHEN SFIDAT?

Shko poshtë

PO AFROHEN SFIDAT? Empty PO AFROHEN SFIDAT?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 2:33 pm

PO AFROHEN SFIDAT?



Tashmë janë shterur të gjitha përpjekjet që të imputohen “paqartësitë” që jo vetëm si “kuptim fjale”, por si instrument politik, (në përpjekjen për zgjidhjen e paqartësive) të ndikojnë në zvarritjen e zbatimit të Kushtetutës, ndërtimit të shtetit në substancë, e jo vetëm në formatin juridik, politik. Por tashmë, sidomos pas Raportit të Ban Ki Moon-it (që del nesër në KS të OKB-së) si dhe disa prononcimeve të shefit të misionit të EULEX-it, “status quo”-ja dhjetëvjeçare e Kosovës më në fund do të ndërpritet domosdoshëm dhe do të dalin në skenë zhvillime të reja politike që, në mos asgjë tjetër, do të “konstatojnë situatën” ndryshe. Pra, Kosovën e presin sfida. Pse? Sepse çfarë qëndrimi do të marrë Kosova zyrtare kundruall vendimeve që nuk do të jenë në përputhje me Kushtetutën, dhe a do të mund të marrë qëndrime definitive si ai qëndrimi refuzues kategorik ndaj “gjashtë pikave të vdekura”?! A do të zbulohen kështu ato marrëveshje “të të mëdhenjve” mbi Kosovën, dhe pos që do të zbulohen, a do të mund të realizohen ato, si për shembull, të zyrtarizohet ndarja de facto e Kosovës? Në mos asgjë tjetër, do të zbulohet “a ka pasur, a jo” marrëveshje për ndarjen e Kosovës që në Rambuje ose së paku dy minuta para lidhjes së Marrëveshjes së Kumanovës, apo nuk ka pasur këso lloj marrëveshjesh ndër “të mëdhenjtë”. Duke u nisur nga këto “hipoteza” politike shumë lehtë mund të vijmë edhe te disa përfundime hipotetike, gjithsesi të tilla. Por të tilla vetëm edhe pak kohë, derisa të përballemi konkretisht me sfidat e zhvillimeve që nuk e durojnë më “status quo”-në dhjetëvjeçare. Në gjithë këtë analizë, implikohet një fakt (i konstatuar edhe nga shtetet më të fuqishme të botës), fakti se pavarësia e Kosovës është punë definitive dhe nga e cila nuk ka më kurrfarë kthimi prapa! Po por pavarësia e Kosovës duhet të kuptohet si tërësi territoriale, e jo vetëm “pavarësi e pjesshme” që dëshmon de facto situatën në Veri të Kosovës. Meqë është kështu, atëherë “hipotezat” që cekëm këtu më lart, na imponojnë një pyetje “nëse” (hipotezë) dhe nëse ngjet që të ndodhë fundi i status quo-së, a mund të ndodhë që ndryshimi i sistemeve të bëhet në mënyrën më të mundshme paqësore? Dhe a mund ta quajmë paqësore nëse dihet se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kurrfarë mundësie të rivalizojnë politikë me fuqitë e mëdha as nga aspekti diplomatik, as nga aspekti ushtarak. Pra siç është imponuar deri sot çdo lëvizje, kjo metodologji politike do të funksionojë edhe më tutje, dhe me këtë metodë do të sfidojë Kosova, pa alternativë, pos me një të tillë” refuzimin paqësor të çdo vendimi antipavarësisë territoriale të Kosovës. Pra do të quhet paqësore, sido që të ndodhë, dhe do të ndodhë, dihet, ashtu si u konvenon të fuqishmëve, dhe varet a i konvenon kjo edhe Kosovës. Do të shihet së shpejti!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi