Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sfidat e Che-së

Shko poshtë

Sfidat e Che-së Empty Sfidat e Che-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 10:57 pm

Sfidat e Che-së

Revolucionari Guevara, në një film me regji të Steven Soderbergh dhe të interpretuar nga aktori Benicio Del Toro, që për rolin në fjalë u vlerësua me "Palmën e Artë"




Sfidat e Che-së Guevara



Një mit i revolucionit, një ikonë e kohës së tij, e mbetur e tillë edhe në vite. Një burrë me shumë portrete, që dikur u soll në ekranin e vogël nga Walter Salles përmes filmit "Ditarët e motoçikletës", ndërsa sot nga Steven Soderbergh përmes një vepre monumentale. Atëherë kishte fytyrën engjëllore të Gael García Bernal, ndërsa sot ka atë të Benicio Del Toro, që i ngjan jashtëzakonisht. Është Ernesto Guevara, i quajtur ndryshe Che…

Filmi i prezantuar në Festivalin e Kanës, i cili do të shfaqet së shpejti edhe në kinematë evropiane, i dedikohet Ernesto Che Guevara. Janë dashur plot 3 vjet punë, 60 milionë dollarë buxhet dhe një pafundësi materialesh, me qëllim që regjisori Steven Soderbergh të mund të sillte para publikut lindjen e Che-së, transformimin në luftëtar dhe revolucionar.

Projekti ishte ambicioz: Steven Soderbergh, që zakonisht mendon shpejt, i xhiron dhe i monton me një shpejtësi marramendëse filmat e tij, këtë herë i janë nevojitur disa vite përgatitje. Për rolin e revolucionarit kanë qenë në garë 5 aktorë, por arriti të fitonte Benicio Del Toro, i cili kishte vite që imagjinonte të interpretonte rolin e Che Guevara. Ndërsa punonin bashkë, gjërat ndryshuan aq shumë sa regjisori vendosi që "nuk mjaftonte vetëm një film për të përfshirë të gjithë historinë. Duheshin dy". Kështu në fund, doli në dritë një vepër me dy pjesë, pothuajse 4 orë e gjysmë, që në Festivalin e fundit të Kanës janë transmetuar njëra pas tjetrës, por në kinema do të shfaqen të ndara.

Në pjesën e parë, "Che Argjentinasi", tregohet historia e djaloshit Ernesto Guevara, mjeku i transformuar në rebel, që vjen në Kubë për të luftuar përkrah Fidel Castro-s kundër diktatorit, Gjeneralit Fulgencio Batista. Che bëhet shumë shpejt një luftëtar fantastik në artin e gueriljes, një komandant karizmatik për njerëzit e tij dhe paksa hero i revolucionit. Në pjesën e dytë, "Che Luftëtari‘, pas një periudhe të sukseshme, Che zhduket, për t‘u rishfaqur më pas në Bolivi, ku shkon me një pasaportë false. Në këtë vend ai krijon një forcë të re, që më pas do të bëhej revolucioni i madh latino-amerikan.

Vetëm se gjithçka fillon të shkojë keq: territori i pakalueshëm, ai gjithnjë e më i sëmurë, për shkak të astmës e cila e shqetësonte qëkur ishte fëmijë, aleatët që bëheshin armiq, sulmet që nuk kishin të sosur, deri te kapja rob dhe ekzekutimi.

"Sfida për mua ishte të nxirrja në pah vetitë fizike dhe psikologjike që i nevojiteshin Ernestos për të përballuar dy luftëra si këto, të tregoja zhvillimin e tij, vullnetin e hekurt për të vënë në përdorim dhuntitë e liderit që, gjatë rrugëtimit të tij, kishte zbuluar se zotëronte aftësinë për të mbajtur tensionin drejt idealit të tij, angazhimin, pa kompromise. Thellë në vetvete, nuk ishte i interesuar për pushtetin, nuk shfrytëzoi kurrë ndonjë të mirë të pushtetit, madje ia mbathte prej tij, për t‘u hedhur në sulm", thotë aktori

Filmi shmang me kujdes biografinë shenjtore të personazhit dhe çdo vizion romantik. Nuk jep gjykime, por preferon më tepër ta ndjekë në rrugën e tij, duket treguar luftën e përditshme, aftësinë për të stimuluar dhe për t‘i tërhequr njerëzit, sforcon dhe orvatjen fizike. Për të krijuar një përshtatje sa më reale, regjisori Soderbergh ka xhiruar në xhungël dhe në malet e Amerikës Jugore, duke përdorur dritën natyrale dhe një model të ri aparati fotografik. "Ta përdorësh këtë lloj aparati është njësoj si të dëgjosh "Beatles" për herë të parë. Është një kamerë që sheh përtej syve të mi", thotë regjisori.

Benicio Del Toro ka rritur të përshtatet aq mirë me personazhin saqë ka fituar edhe çmimin si aktori më i mirë në Festivalin e Kanës, si dhe një kandidaturë për "Oskar". Ngjashmëria nuk është vetëm fizike. Takimi i parë me Che-në ishte përmes një libri që u gjet në raftet e një librarie shumë vite më parë, një përmbledhje e letrave të tij: "më pëlqeu ironia te bisedat serioze. Në film unë jam përpjekur të përdor sa më shumë fjalët e tij, të bazohesha te gjërat që i ka shkruar vetë, por është e pamundur, sepse duket sikur tek ai njeri jetonin dy karaktere të ndryshme: intelektuali dhe heroi i aksioneve. Dy ‘persona‘ që është e vështirë t‘i përziesh".


Filmi

Filmi tregon historinë e liderit të madh revolucionar argjentinas Che Guevara, gjatë dy periudhave, fillimisht kur ishte mjek në Argjentinë dhe më pas kur merr pjesë në Revolucionin Kuban përkrah Fidel Castro. Che vdes në Bolivi, në vitin 1967. Pjesa e parë përqendrohet në karrierën e liderit politik që lufton për të rrëzuar regjimin diktatorial të Fulgencio Batista, duke e spostuar krejtësisht çështjen kubane. Në pjesën e dytë, pas revolucionit kuban, Che përpiqet për të kompletuar revolucionin amerikanojugor në Bolivi, ku humb edhe jetën.


Aktori

Figura mitike e Ernesto Che Guevara është interpretuar nga Benicio Del Toro. Për rolin e tij, Del Toro fitoi "Palmën e Artë" si aktori më i mirë në Festivalin e fundit të Kanës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi