Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suspendohen dy zyrtarë policorë në Kosovë

Shko poshtë

Suspendohen dy zyrtarë policorë në Kosovë Empty Suspendohen dy zyrtarë policorë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 12:08 am


Suspendohen dy zyrtarë policorë në Kosovë

Suspendohen dy zyrtarë policorë në Kosovë Policia-ks99932


Një rreshter dhe një zyrtar tjetër policor të Kosovës janë suspenduar nga puna me urdhër të Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë kosovare, Baki Kelani.

“Në bazë të rekomandimeve të dala nga Standardet Profesionale të Policisë së Kosovës dhe vlerësimet e Komisionit për Përdorim të forcës, Drejtori i Përgjithshëm, ka marrë vendim që të suspendohet Rreshteri, Faruk Cetinaj dhe zyrtari policor, Bekim Maliqi”, ka thënë Kelani.

Fjala është për hetimet e brendshme policore që kanë nisur pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës kundër tifozëve të ekipit basketbollistik të kryeqytetit, Plisat, ndërhyrje kjo që ndodhi pas ndeshjes mes Prishtinës dhe ekipit serb, Bambi.

Kelani tha se “rreshteri Cetinaj është suspenduar për lëshime dhe mos koordinim gjatë menaxhimit të situatës, ndërsa polici Maliqi për tejkalim të autorizimit të përdorimit të sprejit policor”.

Kelani i tha Radios Evropa e Lirë se edhe pesë pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, ku përfshihen pjesëtarë shqiptarë, serbë, boshnjak dhe goranë, po hetohen për përdorim të forcës.

Rasti i përleshjes mes forcave policore dhe tifozëve kryeqytetas janë cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për këtë arsye, si tifozat e Prishtinës njejtë edhe pjesëtarët e policisë po hetohen në të njejtën kohë edhe nga Prokuroria e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi