Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë

Shko poshtë

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Empty Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 1:32 am


Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_AsllanDibrani
Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Nga Asllan Dibrani
Nga festat e shumta të krishterëve, përkatësisht të besimtarëve katolikë, pas Kërshëndellave, që paraqesin lindjen e Jezu Krishtit, festa e Pashkëve është pa dyshim më e madhja, që paraqet ringjalljen e Krishtit. Pra, Pashkët janë festim i kthimit në jetë të Krishtit pas kryqëzimit të tij, përkatësisht festimi më i shenjtë ndër festat e mëdha krishtera.
Pra, Kreshmët paraqesin përgatitjen për ngadhënjimin mbi të keqen, kurse Pashkët paraqesin fitoren mbi mëkatin, dashurinë mbi urrejtjen. Kjo e vërtetë mund të zbatohet edhe në realitetin tonë shoqëror. Bile, dihet se Kosova kohën e Kreshmëve e kaloi në Kalvarin e vet mbi vuajtje e sakrifica për të arritur deri te dita e shumëpritur me shekuj - dita e lirisë dhe e gëzimit - Dita e Pavarësisë.
Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_2Kjo e kremte u manifestua edhe ne mesin mërgimtarëve anembanë shteteve të Evropës, ku ma shumë ku ma pak, po kësaj here patëm rastin ta përcjellim meshën kushtuar Pashkëve në Shtutgard të Gjermanisë. Të dielën pikërisht në ora 12 ishte fillimi i meshës. Ishe relativisht një ditë me diell dhe e qetë. Shumë qytetarë kishin ikur në piknikë dhe vizita ma të largëta. Ajo qetësi mbretëronte në qytetin e Shtutgardit mbi 800 mijë banorësh. E kundërta e qetësisë ishte në afërsinë e Kishës Shqiptare, që ishin tubuar me qindra njerëz me ju bashkuar kësaj të kremteje të madhe. Nga larg binin në sy grumbuj njerëzish duke biseduar, duke i zgjatur duart njëri - tjetrit në urimet e tyre në shenjë respekti për festën e pashkëve.
Ishin tubuar me qindra njerëz me ju bashkuar kësaj të kremteje të madhe
Aty bien në sy familje, burra, gra, fëmije, të rinj e të reja , njerëz të moshuar të shoqëruar njeri me tjetrin. Ishte kënaqësi e veçantë t'i shohësh njerëzit të bashkuar sikur të ishin një familje e lëre ma që aty ishin mbi 500 veta. Në mungesën e vendit një pjesë e të ardhurve edhe nga qytete ma të largëta 200 e 300 km edhe nga Zvicra mbetën jashtë sallës.

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_FilloretaMusolli
Urimi për Pashkët: Filloreta Musolli pranë besimtareve me këngë kishtare
Pos qytetarëve me besim të krishterë pati edhe qytetarë me besim islam, ose ateist që nuk lanë gjurmë sot e 500 vjet pushtuesi osman në Kosovë për tu shndërruar nga të Krishterë në besimin islam!
Aty nuk munguan edhe shumë shqiptar të besimit islam qe kishin ardhur tu urojnë festën vëllezërve të vet ditën e pashkëve dhe të jenë bashkëpjesëmarrës për këtë feste, madje pati edhe intelektualë që dhanë mesazhe dhe sugjerime dhe e gjykuan rastin e ekstremizmit islamik nga qarqe te huaja e sidomos nga shtete arabe me veprimet e tyre antishqiptare përmes njerëzve të dresuar si ekstremist islamik, siç ndodhi rasti i vrasjes në Aeroportin e Frankfurtit!
Mesazhet e disa intelektualëve shqiptar me përkatësi te ndryshme fetare
Nazmi Ahmeti intelektual dhe një shqiptar i aktiviteteve të shumta për çështjen shqiptare, pjesëmarrës ne këtë takim thekson se, ne kemi ardhur ta nderojmë trungun dhe themelin e të parëve, t'i shohim vëllezërit tanë të një gjaku, gjuhe dhe zakoni, ta rikujtojmë kohën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Ma tutje shprehet ta zbatojmë porosinë e nënës se madhe, Nënës Terezës me një mesazh që le të shërbejnë këto festa tona qe të mbretërojë lumturia, harmonia, mirëqenia, respekti ndër shqiptarë dhe gëzimi në shtëpitë tona, të bashkuar qofshim gjithmonë ndaj armiqve tanë që kishat tona në kohen e Skënderbeut na i shndërruan në xhamia dhe ma vonë ne kisha serbe që sot serbët po bëjnë propagandë si të tyre, a dihet se kur kanë ardhur këta ardhacakë në trojet shqiptare nga shkretëtirat e Rusisë!?...

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_Familja-RikthimiNeKrishterim
Një familje që u konvertua nga besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë me rastin e festës se pashkëve në Shtutgard
Hakif Rexhepi një pjesëmarrës tjetër ishte po ashtu një intelektual, njeri i sakrificës, ish i burgosur politik për çlirimin e atdheut nga çizmja serbe ndër të tjera thekson: ''pashkët janë sinjal shumë i mirë për shqiptarët dhe komplimenti ynë kombëtar, me prejardhje ilire dardane. Kemi monumente shumë të vjetra të cilat dëshmojnë identitetin e këtyre, prandaj kërkojmë edhe ne ta gjejmë veten aty ku kemi rrënjën e te parëve tanë. Komenti im është për popullin shqiptar, festat ma të mëdha dhe autoktone të jetë festat krishtere shqiptare. Natyrisht qe është nder dhe krenari për gjithë shqiptarët dhe qytetërimin evropian që jemi në zanafillën e popujve ma të vjetër në Evropë. Përmes fesë së krishterë qe e kemi të përbashkët i kemi dhënë fakte botës, nga kultura, qytetërimi, tradita dhe historia shqiptare që lënë të kuptojë se ka burime të kryqëzimi. Ky popull i dha botës një figurë të pa vdekshme Nënë Terezën. Ai qe e respekton , lutet, nderon, dashuron jeton me gjuhën shqipe, për mua është feja shqiptare, pa e përzier me arabizma, e turqizma por vetëm shqip siç patëm rastin te përcjellim këtë ceremoni fetare edhe nga klerikët, edhe nga kori i fëmijëve shqiptar, edhe nga diskutuesit e tjerë nuk dëgjova ndonjë gjuhë tjetër që u përdor pos asaj shqip. Kjo është një nder për neve, na duhet me ndryshua mentalitetin, kjo është ditë e shenjtë ditë paqe. Pavarësisht se kemi qenë në një kohë të gjatë nën regjimin serb ajo na ka bërë përçarje, "përçajë e sundo" do të thotë se si po arrin Arabia, Afganistani dhe shtete tjera t'i fusin hundët pa qenë pushtues këtu. Asnjëra nga këto shtete nuk u përul nga realiteti kombëtar i Kosovës që ta njohë Pavarësinë e Kosovës. këto shtete shfrytëzojnë do mekanizma antishqiptare dhe do njerëz të pa shkollë që të manipulojnë me ta siç ishte rasti i terroristit Arid Uka "shqiptar "me frymëzim afgano-arabiste, ku i vrau miqtë tanë amerikanë, njerëzit qe na ndihmuan me hequr pushtuesin serb nga trojet tona. Shfrytëzoj rastin t'i përshëndes te gjithë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë këtu por edhe zotin Atë Marianin qe e udhëheq Misionin Katolik Shqiptar. Ky Mision ka luajt rrolin e Ambasadës Shqiptare këtu në Gjermani. Përmes këtij Misioni kemi pas mundësi t'i tregojmë qarqeve në Gjermani dhe ma gjerë se ne jemi njerëz, ne kemi kulturë, ne dimi çka është mirë dhe për fund zoti Hakif Rexhepi përfundon me mesazh që shqiptarët t'i hapin sytë ma tepër, le të punojmë ma shumë për vete jo për tjerët…

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_4
Nxënësit e korit pranë famullisë shqiptare në Shtutgard ne ditën e pashkëve
Vitor Spaqi këshilltar në Misionin Shqiptar Katolik të Shtutgardit, një aktivist i përhershëm pranë interesit kombëtar dhe Nënkryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard, deklaroi se jemi të lumtur për këtë kremte meqë bashkërisht marrim pjesë me familjet tona duke i takuar miqtë tanë, i kalojmë këto ditë me tryezat përplot me ushqime, njëkohësisht ju bashkëngjit edhe ky dy të parëve duke sugjeruar që të jemi ma të bashkuar kur është çështja kombëtare në pyetje. Po ashtu u shpreh se nuk jemi kundër fesë islame por jemi kundër qarqeve të huaja që po përpiqen që të na përçajnë se bashku. Me verbërinë propagandistike në kohët e fundit u nxituan disa eksese siç ndodhi rasti i Memli Krasniqit një njeri pothuajse i çmendur kur e hoqi figurën e Nënë Terezës dhe të Dr Ibrahim Rugovës nga muri pastaj thekson qe ju bëj thirrje institucioneve shtetërore qe te ndërmarrin masa ndaj këtyre shqiptareve te dyshimtë dhe elemente të dorës së huaj.
Nue Lekaj aktivist, zyrtar ne komunë, ekonomist i diplomuar pjesëmarrës në këtë takim tha se e përkrahu progresivitetin shqiptar në përforcimin e unitetit kombëtar, po ashtu i gjykoi disa gjëra qe nuk janë në interesin e shqiptarëve, pothuajse ishte identik me të deklaruarit e ma hershëm.
Patër Marian Lorenci përfaqësues i Misionit Katolik Shqiptar dhe i Kishës Shqiptare të Shtutgardit

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_100
Familja ma e gjerë nga Freiburgu i Gjermanisë qe u konvertua nga besimi islam në atë krishterë
Jemi bashku për me qenë këtu pranë kësaj ngjarje të njerëzimit - thotë At Marian Lorenci përfaqësues i Misionit Katolik Shqiptar dhe i Kishës Shqiptare të Shtutgardit, mbajtës i meshës së kësaj dite tonë të shenjtë të Jezus Krishtit. Jemi bashku duke ju drejtuar, lutjet tona zotit, që edhe ti të qeshë i dashuri i zotit me pjesëmarrjen e kësaj feste të ringjalljes së Krishtit. Jeta e përditshme krijon edhe gabime, mëkate, i lutem të na i fal gabimet tona. Pastaj tha ma tutje dita e pashkëve është e çdo qytetari që merr pjesë direkt në fjalët e zotit jo vetëm si shikues por edhe si pjesëmarrës që të shijohet dashuria ndaj Jezus Krishtit, ndaj ditës se ringjalljes se tij. Pastaj zoti Marian theksoi ma tutje se nëpër mes fjalës së zotit i cili bënë me kuptua që me marrë pjesë këtu si qytetar, vëllezër e motra. Këtu jemi në këtë vend të shenjtë dhe ne falënderojmë zotin, ta lusim zotin, të bashkohemi se ky është një zotërim i mirë njerëzor. Ne si popull shqiptar mund të krenohemi për arsye se çdo herë e kemi pasë dhe e kemi zotin ku bashkohemi ne emër të tij, tha ndër te tjera Patër Mariani.
Aty pati edhe disa pjesëmarrës që diskutuan, po edhe një kor i fëmijëve shqiptar qe e shoqëronte meshën ndërkohë. Aty pati një familje qe u konvertua nga besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë siç ndodhi edhe në Prishtinë në" Katedralen Nënë Tereza" në prezencën e Ipeshkvit të Ipeshkenise së Kosovë Im zot Dodë Gjergji, që u kthyen në fenë e të parëve të krishterë ma shumë se 22 veta.
Një familje u konvertua nga besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë me rastin e festës se pashkëve në Shtutgard

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_6
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard
Kohët e fundit këto raste si duken janë të shpeshta të marrim shembullin në Kishën e Rugovës ku vet qytetarët e asaj ane e kanë ndërtua kishën në themelet e asaj të vjetrës. Po ashtu edhe në Llapushnik të Drenicës i tërë fshati u kthye në fenë e të parëve dhe ndërtuan kishën e tyre ku sot lutjet dhe obligimet e veta i kryejnë vetëm në gjuhën shqipe, ose siç ndodhi edhe me vet-iniciativë fshati Kravasari i Suharekës po ashtu u kthye në tërësi në të krishterë që ishin para sundimit osman që me dhunë iu imponuan fenë islame. Në këtë tubim bënë edhe pagëzimin e disa fëmijëve të posa lindur në gjermani sipas zakonit.
Edhe unë personalisht ju uroj këtë festë kudo që besimtarët shqiptarë qe ndodhen, le të jetë ky urim si mesazh i bashkimit për dashurinë dhe solidaritet për njëri-tjetrin, le të jetë një mesazh i kujtimeve tona qe kontribuon rilindësit tanë për ta ndërtuar shtetin tonë Shqipërinë, e që padrejtësisht Kosova dhe trojet tjera i mbeti brezit tonë ta përmirësojmë, atë padrejtësi shekullore që na e servuan të huajt në bashkëpunim me tradhtaret e vendit. Le të mbetet ky mesazh që ta fisnikërojë shpirtin tonë për respektin, dashurinë, harmoninë, solidaritetin për njëri-tjetrin në përpjekje drejt lirisë kombëtare të bashkuar, të jemi tri komunitet besimtare shqiptar myslimanë, të krishterë e ortodoksë unik dhe të lidhur me njëri - tjetrin. Le t’i gjejë kjo ditë e madhe shqiptaret në ditën e pashkëve ma unik se kurrë se armiku me njerëzit e pa ditur shqiptar po punojnë në dëmin e kombit prandaj t'i demaskojmë këta tipa duke punuar, shkolluar dhe ngritur vetëdijen kombëtare me qëllim të demaskimit të tyre ku do qe të jenë dhe kushdo qofshin në qeveri, institucion, organizatë apo i huaj, uniteti dhe bashkimi ynë do të jetë fitorja që kremtet tjera t'i festojmë të gëzuar dhe te lirë së bashku.

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_7
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_8
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_Dukagjin-BekimMarleku
Dukagjin dhe Bekim Marleku ne percjelljen e meshes

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_66
Familja nga Freiburgu i Gjermanisë qe u konvertua nga besimi islam në atë krishterë

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_AtMariani-pagezon
At Mariani në pagëzimin e fëmiut të kësaj familje

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_11
Publiku gjatë ceremonisë së meshës

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_NueLekaj
Nue Lekaj aktivist, zyrtar ne komunë, ekonomist i diplomuar pjesëmarrës në këtë takim

Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_AtMariani-pagezon2
Pagëzimi i fëmijëve nga At Marian Lorenci
Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_NazmiAhmeti-VitorSpaqi-AsllanDibrani-DafinaHyseni-MuhametIdrizi-HakifRexhepi
Pjesemarres ne kete takim: Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif Rexhepi
Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë U1_13
Pjesemarres ne kete takim Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif rexhepi dhe familja qe u konvertua ose te themi ma mire u rikthye në besimin e të parëve tanë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi