Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë

Shko poshtë

Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë Empty Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 26, 2011 3:48 am



Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë U1_1
Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës me program artistik në Rosenheim të Gjermanisë

Shkruan: Asllan Dibrani

Të dielën në ora 15.00 më 20.02.2011, në Rosenheim të Gjermanisë u mbajt trevjetori i manifestimi të pavarësisë së Kosovës. Programin e hapi moderatori Mustafë Krasniqi, me himnin e flamurit Kombëtare dhe me fjalën përshëndetëse,ku ndër tjera theksoi se: “Për këtë ditë të madhe, e të rreshtuar në ditët e historikut kombëtar, na obligon që rruga jonë të mos ndalej këtu, me Pavarësinë e Kosovës, por të vazhdojë tutje deri te realizimin i vullnetit të popullit, për bashkimin e të gjitha trojeve të copëtuara, në një shtet të vetëm shqiptar, në Shqipërinë Etnike. Më tutje u ndal edhe te jeta e mërgimit, pikërisht tek fëmijët apo te kjo gjeneratë, që nesër, për Kombin shqiptar, do të jetë e dhimbshme, sepse gradualisht po e humbin gjuhën dhe ndjenjën e të qenët shqiptar. Për fat të keq në këtë pjesë nuk funksionon shkolla në gjuhën shqipe, me mësim plotësues, ndërsa në anën tjetër (për të keq...!) kemi jo pak fëmijë, shqiptar, që vijon mësimin fetartheksoj nder te tjera zoti Mustafë krasniqi njeri nder aktivistet e dalluar një shkrimtar dhe ish i burgosur politik në ngjarjet e viteve 81-ta.

Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë U1_2Programi, pas himnit kombëtar, u shoqërua me vallen e fëmijëve shqiptar dhe recitalin “Shqip e dua Iliridën”, ku ky recitim i fëmijëve ua zgjoi ndjenjat bashkëkombësve dhe i futi thellë në rrënjët e atdheut, ku duartrokitjet nuk munguan, për të thënë as lotët.

Recitali ishte më tepër një Kushtrim, i shkruar dhe i përgatitur nga vet moderatori zoti Mutafë Krasniqi dhe udhëheqësi i këtij takimi, ku në të ngërthehet elementi më thelbësor dhe i ndjeshëm, i çështjes kombetare dhe coptimin e vendit nga padrejtesite historike me ç'rast perfshiu me Preshevën dhe Çamërinë me një thirrje i drejtohet "Mëmëshqipërisë" dhe "Kosovës", me pyetjen; -“ku po na leni”?-recitalin e recituan:- Fatmime Mehmeti,Artan Krasniqi,Valmira, Ymeri,Klev Ymeri,Arjeta Krasniqi Anita Agushi, Ndërsa me poezinë “ Ta puthi Shqipërinë” recitoi Bashkim Mehmeti, si dhe poezinë “Idashur Atdhe”,Arbresha Berisha,Kurse poezinë “Gëzuar pavarësinë Kosovë”, recituan Anita Agushi dhe Arbresha Berisha, etj.

Pas recitalit fjalën mori Azem Stublla, ku ndër tjera shtoi se, “17 Shkurti 2008 si dhe 28 Nëntori 1912 hynë ne analet e historisë shqiptare dhe asaj botërore si ngjarje historiko-politike të rëndësisë së veçantë.

Për të përmbushur ëndrrën e saj,Kosova kaloi një sfidë të vështire shekullore,mundimesh e sakrificash,gjaku e lotësh përmes një historie përpjekjesh te kamotshme të gjithë shqiptarëve,në themelet e se cilës bijat dhe bijtë me të mirë të kombit vunë gjakun e tyre brez pas brezi vetëm qe të jetojmë të lirë në trojet tona. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë proces historik dhe rol kyç dhe vendimtar në çlirimin e Kosovës ka lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me heroin Legjendar Adem Jasharin. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti dinjitetin kombëtar i dha kahe te duhur zgjidhjes se çështjes së Kosovës. Ishte morali i pathyeshëm i luftëtareve te lirisë për çlirimin e vendit.

Me shume respekt e nderim kujtojmë dëshmoret dhe martiret e kombit përulemi me nder para veprës se tyre te pavdekshme. Pavarësia fillimisht erdhi si ide,pastaj synim,lufte për realizim te këtij synimi, me tej në fund realizimi i shtetësisë se pavarur shtoj nder te tjera zoti Stublla.

Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë U1_3Lufta për Pavarësi të Kosovës si proces historik ka protagonistë të shumtë,prej atyre që nuk janë në mesin tonë, deri te të gjallët, që sot bëjnë punët e ditës, të profesionit apo të shtetit. Kontribut të veçante dha diaspora shqiptare në botë. Ishte gjithmonë pranë te gjitha proceseve historike.

Më pastaj, Azem Stublla, ndër tjera edhe këtë e shtoi: “Republika e Kosovës funksionon si shtet demokratik,me Institucione të zgjedhura me votën e lire,me ekonomi të vetën qe përballet me vështirësitë e ringjalljes e të hapjes nga bota,me resurse natyrore e njerëzore me potenciale që duan funksionalizim të plotësishëm. Republika e Kosovës, gjer me tani është njohur nga 75 shtete të botës,dhe është anëtarësuar ne institucione të rëndësishme ndërkombëtare siç janë:FMN dhe BB. Gjithashtu janë hapur 21 ambasada në vendet që e kanë njohur Kosovën si dhe dhjetëra misione konsullore.

Synim kryesor i Institucioneve te Republikës se Kosovës në rrafshin ndërkombëtar është integrimi në strukturat Euroatlantike.

Kosova ka sjelle stabilitet te brendshëm jo vetëm te populli shumicë shqiptare mirëpo edhe pakicat kanë pranuar realitetin e ri politik dhe janë integruar në jetën politike të Kosovës.

Më tutje shtoi kjo Pavarësie ofron garanci për realizimin e synimeve tona shekullore te bazuara ne te drejtën tone kombëtare që të gjithë shqiptarët një ditë jo të largët të jetojmë në Shqipërinë etnike dhe demokratikepeërfundoj nder te tjera zoti Azem Stublla.

Këtë manifestim e përshëndeti edhe zëvendës kryetari i Komunës së Rosenheimit në Gjermani Anton Heidel, dhe përshëndeti Pavarësinë e Kosovës dhe komunitetin shqiptar që jeton pranë kësaj Komune. Poashtu uroi që ky komunitet të integrohet me të gjitha strukturat kulturore me komunitete tjera të këtushme pos tij pati edhe te tjerë pjesëmarrës gjerman ku është një sinjal shume i mirë për shqiptaret e Rosenhaimit që Shtetit të Kosovës t'i jepet një publicitet në interesin kombëtar edhe pran popullit mik gjerman .

Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë U1_4Manifestimin e përcolli edhe melosi i bukur i muzikës shqipe të kënduar nga dueti Fita dhe Ladi kushtuar këngë për Pavarësinë e Kosovës, Adem Jasharin e këngë tjera për plotë tri orë.

Program u mbyll me Ftesën e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi”, që në frymën e bashkimit të të gjithë mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Rosenheim, rrethin e më gjerë, që së bashku, ta fuqizojnë këtë shoqatë, e cila do t’i bashkon mërgimtarët e këtushëm me këto aktivitetet kryesore që janë: Organizimi i jetës kulturore,sportive. E si primare do të jetë, rëndësia e gjuhës shqipe, për fëmijët mërgimtarë, qe jetojnë në Rosenheim dhe rrethinë të saj. Integrimi me komunitetet kulturore, vendase si edhe aktivitetet tjera të ndryshmet. Mbase me këtë bashkim krijohen rrethana të mundshme për aktivitete edukativo-arsimore, të kulturës, si dhe aktiviteteve sportive dhe fetare te komuniteti ynë shqiptar, që jetojnë në Rosenheim të Gjermanisë.

Gjithashtu krijohen rrethana të favorshme për rinin, që rinia të mos devijohet rrugëve të këqija. Me këtë bashkim,dhe përkrahjen do t’ia arrimë qëllimin që të kemi një lokal funksional, që do t’i përmbush kërkesat tona dhe të rinisë sonë, e cila në mungesë të lokalit, ajo bredhë, pa fajin e tyre, lokaleve të huaja. Mbase me këtë bashkim edhe do ta arrinim qëllimin tonë, që rinia të jetë më afër gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtare kanë thënë organizatorët e manifestimit dhe kryesia e SHKSH “Bashkimi” në Rosenheim.

Mbase përmes kësaj ftese kryesia e Shoqatës SHKSH “ Bashkimi” ka kërkuar nga të gjithë intelektual, aktivist (që jetojnë këtu), e ia donë të mirën kombit, fëmijëve dhe tërë mërgatës shqiptare, t’i bashkohen idesë dhe qëllimi për një shoqatë gjithëshqiptare, padallim, partie, religjioni, me qëllim që kjo të vepron si një trup i vetëm për interesat e mërgatës së këtushme. Poashtu lusim edhe ambasadën dhe konsullatat e këtushme, që të jetë vigjilente ndaj kësaj ndjeshmërie të asimilimit në heshtje të së ardhmes së mërgatës shqiptare u theksua ndër te tjera nga stafi e kësaj Shoqate .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi