Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë

Shko poshtë

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Empty Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 9:02 pm


Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Rugova_papa_vojtila


Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë 22beatificati-007

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-1

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-2

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-3

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë P-nt-fullSize_1

Sot në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Papa Gjon Pali II. Në meshën solemne, që është zhvilluar me këtë rast, kanë qënë të pranishëm shumë personalitete të larta të Papatit, drejtues e përfaqësues të lartë të shtetit italian, kryetarë shtetesh të vendeve evropiane e botërore, dhjetëra e mijëra pelegrinë, besimtarë e bashkatdhetarë polakë dhe qytetarë të tjerë nga mbarë bota.

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-4

Në ceremoninë e lumturimit të Papës Gjon Pali i II kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë XWOJTYLA-2

Ceremonia e lumturimit të Papës Gjon Pali II, nëpërmjet meshës madhështore, është drejtuar nga Papa Benedikti XVI. Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjtë vërtetoi se Papa Gjon Pali ka kryer të paktën një mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI, procesi i lumturimit apo shpallja e Papës Gjon Pali II “i bekuar” shënon një hap vendimtar drejt shenjtërimit të tij.

Ndërkohë 1 milionë persona ishin të pranishëm në sheshin Shën Pjetër në Vatikan dhe ndoqën meshën e mbajtur nga Papa Benedikti XVI.

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Ntgjp-etag

Papa i lindur në Poloni bëri 104 udhëtime nëpër botë, më shumë se çdo papë tjetër në histori. Ai gjithashtu fali personin që u përpoq ta vriste atë në vitin 1981.

Ndërkohë kundërshtarët e lumturimit besojnë se Papa mund të ketë luajtur rol në mbulimin e abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë. Kritikë të tjerë mendojnë se ai ishte tepër pozitiv ndaj zakoneve indigjene.


Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Pt2-9462

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi gjatë ceremonisë së Lumturimit të Papës Gjon Pali II – Bazilikata e Shën Pjetrit 01/05/2011

Lumturimi i Gjon Palit II është një ndihmë për Kishën Katolike dhe duke përfituar nga popullariteti i tij i jashtëzakonshëm autoritetet kishtare shpresojnë në një rishprehje të një mesazhi pa kompromis që i drejtohet botës së sotme moderne, e cila shpesh herë nuk i kushton vëmendje institucionit të besimit.

Kisha është e vetëdijshme se Gjon Pali II kishte një fat të jashtëzakonshëm që ka magjepsur edhe përtej qarqeve të krishtera.

Vdekja e tij në vitin 2005 e privoi kishën nga një zë unik në botë.

Megjithëse pasardhësi i tij Benedikti XVI është tepër i respektuar dhe po përfiton nga një efekt mbarëbotëror që kishte Gjon Pali II, ai nuk ka karizmin e tij.

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Beatification%20ceremony%201

Mesha po mbahet nga Papa Benedikti XVI.

Festime të tjera do të zhvillohen në kisha të tjera katolike në gjithë botën, përfshirë edhe Basilikën e Uashingtonit.

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-5

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-6

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-7

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-8

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-9

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-10

Lumturohet Papa Gjon Pali i dytë Papst-11
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi