Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE

Shko poshtë

Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE Empty Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 9:58 pm

Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE 186042_100001960996997_6991578_n

Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE

Publikuar: Sot, më 01 maj 2011 ne Koha net dhe mediat tjera

Ferizaj, 1 maj

Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Ferizaj, të shtunën, ka adresuar shumë vërejtje ndaj Qeverisë Thaçi për ndryshimin e trasesë së autostradës si dhe ka dhënë vlerësime për gjendjen aktuale në këtë parti. Salihaj duke theksuar se edhe gjatë kohës sa ka qenë deputet ka ngritur këtë çështje, ka hedhur një sërë vlerësimesh se “ndryshimi i trasesë degradon autostradën nga rruga e kombit në rrugë krahinore dhe lokaliste”. Më pas Salihaj është përqendruar, posaçërisht, në pasojat që do t’i lë pas ky ndryshim jo vetëm për komunën e Ferizajt, por edhe për komunat e këtij rajoni, si dhe për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe në Serbi. ”Do të ketë edhe pasoja ekonomike dhe pasoja në integrimet brenda shqiptare", pohoi Salihaj duke bërë fajtore drejtpërdrejt Qeverinë Thaçi për këtë ndryshim të imponuar.

Salihaj ka thënë se ish- grupi i deputetëve nga Ferizaj, në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët për t’iu kundërvë një ndryshimi të tillë. “Të them të drejtën atë kohë nuk është marrë vendimi për ndryshimin e trasesë, por vetëm është diskutuar mundësia e ndryshimit.Ne nuk patëm mundësi që si grup ta kundërshtojmë, sepse deputetët e PDK-së heshtnin duke e përkrahur një ndryshim të tillë”, tha Salihaj.



.Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE 197302_121623477913018_100001960996997_157270_5544460_n
Ideatori i autostrades,e cila sot mban emrin e tij
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi