Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula)

Shko poshtë

Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula) Empty Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 9:50 pm

Rrugë pa rrugë




(Fabula)

Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula) Qemal-cenaj


Qemal CENAJ




RREGULLI I TRESHIT

Më duket,

dritat janë ul paksa,

por më shumë

paguajmë qera,

ma nxirr pak, si bëhet kjo?

-Qeranë rrit, dritat pakso!

Fare thjeshtë,

rregull i treshit

të mbyll sytë,

ta jep pas veshit.

NASTRADINI KËNDEZ

Ia pat njeri: -Bëra vezë!

Edhe tjetri si i pari

dhe me radhë

gjithë sa ishin,

nga një vezë

të fshehur kishin,

Nastradini rrahu krahët,

ki, ki, ki filloi këngën,

gjithë këto pula

që bëkan vezë

duan patjetër një këndez.

TI, A NUK E SHEH?

Gomarin kish vënë përpara,

xha Aliu prapa tij,

një makinë e ndiqte pas

ta-ti-ta me bori,

xha Aliu mirë s’dëgjonte,

ndaj gomarin s’e trazonte.

Me grusht shoferi rreh

gabinën:

-A s’e sheh, or qorr,

makinën?

-Unë nga prapa s’të

paskam parë,

ti, përpara, s’e sheh

gomarë?!

BUFI DHE BILBILI

Nëpër pyll bufi

bilbilin ç’po shan,

këngë këndon gjinkalla,

gjithë ditën s’ia ndan.

Ju sulën gjithë shpendët:

-S’mund ta vlerësosh

këngën,

sepse buf kënete

ke babën dhe nënën.

UJKU DHE DHELPRA

Ujku dhe dhelpra

në seancë gjyqsore,

jo e hëngri ujku,

jo, po ti e more…

Trupi gjykues vendos

të jepet e drejta,

hajdut shpallet njëri,

skile mbeti tjetra.

PAS SHKOLLËS

Tha gomari:

-Të kthjellët e kam zënë,

do të shkoj në shkollë,

t’mësoj pentagramë.

Brez pas brezi trashëgim

soji ynë bën muzikë,

që të marr një diplomë

vallë s’paskam meritë?

Kur u kthye nga shkolla,

s’pranoi më samar,

as kapistër jo.

-Shihni, -tha, -kam

kollarë…

S’pranoi të bënte muzikë

siç qe më përparë.

-Tani që kam diplomë

dua të jem kryetar.

PATKOI

Patkua këpucën

që bën kovaç ustai

i zoti ia veshi kalit.

-O zot, na le me shëndet

ustain tonë,

që kur të vihesh në krye

të pushtetit

këpucë nga dora e tij

t’i veshim kryetarit.

PESA DHE TRESHI

Numri pesë tha për treshin:

-Hyj tek ai tak-fap…

I thotë treshi:

-Ti hyn sak,

po t’përdredh unë

njerin mustak.

FAKTORËT

Bualli dhe buallica

shamatën ç’e ngrehën:

-Pse ti s’je i zoti,

s’e ha dot kurbetin?

Thotë bualli:

-Heshtja moj bullicë

është ambient mbytës,

vërtetë fjala jote

është faktor shtytës.

Për kurbet bualli

u nis me kët’ preteks,

shkoi ku kish dashnoren

faktori tërheqës.

QEVERIA E KAFSHËVE

U mblodhën në kryesi

kafshët qeveri:

-Rrugët të ndryshojmë

që t’komunikojmë.

Në diskutim ujku

u tregua i ngurtë:

-Soji ynë, -tha

shkon dhe rrugë pa rrugë.

Përfaqësuese dhelpra

në diskutim ngeci:

-Unë bëj si bëj

deri te koteci.

Majmuni prezent

ngrihet si debil:

-Do t’i shtrojmë rrugët

vetëm me granil.

U ngrit një ministre,

qe harusha plakë:

-Rrugët do t’i shtrojmë

të gjitha me pllakë.

Më pastaj u ngrit

ministri shejtan:

-Rrugët do t’i shtrojmë

të gjitha me xham.

Kur nga mbledhja dolën,

të tjerët panë çudi,

secili nisi të ecë

në rrugën e tij.

RRENA

Skilja sorkadhes

i pëshpëriste në vesh

dhe hundën mbante

përpjetë,

dua fjalën t’ia ngjesh,

rrenën t’ia bëj të vërtetë.

SAMARI

Ministrit ujk për ankesë

seç i vajti kali:

-Më mbyti barra e rëndë,

më vret dhe samari...

Ofshan ministri shumë,

i thotë kalit:

-Më vjen keq,

do më presësh pak në holl,

samarin kam me ta ndreq…

Thërret këlyshët

badigardë:

-Rrotull kalit të m’i vini,

ia bëni gati samarin

bashkë me këmbët kthyer

për dielli.

ME VEPRA

Bishtin duke tundur,

belin duke hedhur

vjen zonjusha dhelpër

vota për të mbledhur.

-Më akuzojnë për pula,

më akuzojnë për rrush,

unë punoj për ju,

koshaat do t’ua mbush.

Provoni dhe një herë

se kush jam unë dhelpra,

në zgjedhjet e tjera

do tu flas me vepra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi