Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend

Shko poshtë

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend Empty Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 02, 2011 6:06 pm


Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend V2ob2os





Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi më i kërkuar në botë, kreu i rrjetit Al-Kaida, Osama Bin Laden ka vdekur. “Drejtësia është vënë në vend”, u shpreh presidenti.

Obama foli mbrëmë pak para mesnatës në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, ku konfirmoi se një operacion i trupave amerikane kishte rezultuar në vdekjen e Bin Ladenit. Udhëheqësi i al-Kaidës, tha presidenti, u vra në një kompleks në Pakistan.

Presidenti shpjegoi se vjet në gusht ishte informuar nga kreu i CIA-s, Leon Paneta se mendohej që Bin Ladeni ndodhej në Pakistan. Presidenti kishte udhëzuar agjencitë e zbulimit të përqendroheshin në konfirmimin e vendndhodhjes së tij. Para një jave, shpjegoi më pas presidenti, ai ishte informuar për vendndodhjen e saktë të Bin Ladenit në Pakistan dhe kishte autorizuar një operacion të kujdesshëm nga një njësi e vogël speciale për sjelljen e tij para drejtësisë:

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend 1Osama-bin-Laden

“Sot, me udhëzim timin, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion kundër këtij kompleksi në Abotabad të Pakistanit. Një ekip i vogël amerikan e kreu operacionin me guxim dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ata u treguan të kujdesshëm për të mos lënë mundësi për lëndime në radhët e trupave amerikane dhe për të shmangur viktima në radhët e civilëve. Pas një shkëmbim zjarri ata vranë Osama bin Ladenin dhe morën nën kontroll trupin e tij”.

Kanë kaluar afro 10 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 nga operativët e Al-Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara.

Presidenti shprehu mirënjohjen e tij dhe të kombit për njësinë që realizoi sulmin. Presidenti ka marrë ndërkaq mesazhe nga Presidenti Xhorxh Bush dhe presidenti Bill Klinton me përgëzime për këtë moment historik për kombin.

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend Si-u-lokalizua1

Në ketë pronë duket se është fshehur vitet e fundit Osama Bin Laden

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend Abc-A0000057

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend Abc1-550000057

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend Abc-news6F-FB10AC

Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend 4162x34compound.gi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi