Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është vrarë Neruda nga Pinoçeti?

Shko poshtë

A është vrarë Neruda nga Pinoçeti? Empty A është vrarë Neruda nga Pinoçeti?

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 10:24 pm


A është vrarë Neruda nga Pinoçeti?

A është vrarë Neruda nga Pinoçeti? 19neruda%205


Një koleg i vjetër i poetit Pablo Neruda ka shkaktuar një tronditje mediatike, duke pohuar se poeti kilian, fitues i çmimit ‘Nobel’ për letërsi, ishte vrarë nga regjimi i ish-diktatorit Augusto Pinochet. Fondacioni ‘Pablo Neruda’ ende insiston se poeti ka vdekur më 23 shtator të vitit 1973, nga kanceri në prostatë i ashpërsuar nga shqetësimi emocional, 12 ditë pasi Pinochet e kishte përmbysur, në një grusht shteti, mikun e Neruda-s, Salvador Allende. Por, Manuel Araya, sekretar, asistent personal dhe shofer i Neruda-s, ka pohuar në intervistat e fundit se poeti ishte vrarë nga regjimi i ri ushtarak, nga frika se mos Neruda do të shkonte në mërgim si disident i një profili të lartë. "Pinochet ka qenë vrasës. Ai e ka vrarë Neruda-n në mënyrë që ai të mos e braktiste vendin, sepse ai ka qenë intelektual të cilin Pinochet nuk dëshironte ta kishte si kundërshtar”, - ka thënë të mërkurën, 65-vjeçari Araya për AFP. Araya, i cili ka qenë pranë krevatit të poetit deri pak orë para vdekjes së tij në moshën 69-vjeçare, ka thënë se ai ishte hospitalizuar në klinikën ‘Santa Maria’, në Santiago, ‘jo për shkak të shëndetit të përkeqësuar, por për shkak të sigurisë së tij’. Ai ka thënë se Neruda ka qenë ‘i shqetësuar dhe i tendosur’, se besonte se regjimi i ri ishte i prirë ta eliminonte atë dhe ishte vënë në panik nga një injeksion i dhënë natën nga një mjek. Araya ka thënë se Neruda kishte planifikuar të ikte në Meksikë më 24 shtator, por kishte vdekur një natë më herët. Fondacioni ‘Pablo Neruda’, që mban të drejtat për botimin e veprave të poetit dhe është i ngarkuar për mbrojtjen e trashëgimisë së tij, e ka mohuar se ai ishte vrarë. “Nuk ka ndonjë shenjë dhe asnjë dëshmi, çfarëdo qoftë, që sugjeron se Pablo Neruda ka vdekur nga shkaqe të tjera nga kanceri, nga i cili ai po vuante”, - është thënë në një prononcim. “Nuk duket e arsyeshme të krijohet një version i ri i vdekjes së tij duke u bazuar vetëm në opinionin e shoferit të tij”. Neruda ka fituar çmimin ‘Nobel’ për letërsi në vitin 1971, njihet më së shumti me poemat e tij të dashurisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi