Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:BABAI I “SKIFTERËVE” (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladë= Kush i thotë vetes burrë Gjer në fund i shkon një fjale. I

Shko poshtë

Jorgo Telo:BABAI I “SKIFTERËVE” (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladë= Kush i thotë vetes burrë Gjer në fund i shkon një fjale. I Empty Jorgo Telo:BABAI I “SKIFTERËVE” (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladë= Kush i thotë vetes burrë Gjer në fund i shkon një fjale. I

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 12:48 am

Jorgo Telo:BABAI I “SKIFTERËVE” (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladë= Kush i thotë vetes burrë Gjer në fund i shkon një fjale. I 161505_1630998071_1359506_n

Jorgo Telo:BABAI I “SKIFTERËVE” (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladë= Kush i thotë vetes burrë Gjer në fund i shkon një fjale. I

Kush i thotë vetes burrë
Gjer në fund i shkon një fjale.
I vendosur si moskurrë
S’i merr punët
me ngadale…

Kush i thotë vetës trim
I shndrit syri në kuvend.
Fjalëmbajtjen ka parim
E mandej
kalon në shend…

Kot s’e zgjodhi si të parë
Dy her’ radhaz Amerika.
Fat për bot’ e kosovarë;
Ndryshe…
s’prapsej dot e liga…

Jo më kot shtatorja e Tij
N’ bulevard zuri vend
Shihte shpresën për liri
Tek dha fjalën
në kuvend…

Teksa pa gjithë ndodhitë
E çfarosjet barbarisht;
Më i madhi n’politikë
Hodhi dorë
burrërisht…

S’duhej përsëritur Bosnja
Nuk po ndalej genocidi…
Veç embargos, duhej forca
Të ndalej
Millosheviçi…

Irritimi shkoi në kulm
Kundrejt akteve mizore.
Dhuna e shkiaut donte dhunë,
Duhej prerë
kthetra shtazore…

E Bill Klinton s’ndihej qetë
As Ollbrajt e as Hollbruk.
Me faktorët u lidh shpejt…
Hyri në lojë
dhe Robin Kuk.

Jep e merr diplomacia
Nuk arrihej në ujdi…
Nuk mjaftohej UÇK-ja
Vetëm me
Autonomi…

Me paqësorin Rugovë
Fjala e duhur gjendej shpejt
Luftëtarët trimërorë
Prisnin shumë
e… sa më shpejt…

Prisnin vatrat kosovare
Frymë të merrnin lirisht
Prisnin traditat dardane
Të zjarrmonin
Shqiptarisht.

xxx
Dha e mori Rambujeja,
Porse… hiq e mos këput.
Shpejt “tornadot” ik e eja
Milloshit
llahtara iu fut…

Poeti rrëmbeu atë penë
E shkroi për vlime lirie…
Tornadot i quajti skifterë
E Klintonin
baba të tyre…

Kur skiftërët godisnin n’shenjë
Gufmonin urimet në ajri.
Gazmend për foshnjat n’shpërgenj
Besim
për kosovaren ushtri.

Bill Klinton ishte asokohe
I dyzet e dyti president.
Në sy Kosova e vështronte
Si atin,
si birin e vet.

Kur në qiell pa skifterët,
Agim Gashi ngriti këngë
Remzi Basha si gjithherë…
Bujarisht…
s’la gjë pa dhënë…


Ikja e madhe duhej ndalur
Dhe përdhuna – domosdo
Koha ishte shumë e mbarsur…
S’donte zgjidhje
Dosido…

Me vështrimin te liria
Dhe Pavarësia e plotë
Kështu nisi, pra, miqësia
Me Bill Klintonin
Kock’ e forte…!



S’i harron Kosova nderet
E laton nderin me nder.
Përmendorja del mbi “sherret”
Shqipet ngrë…
Korbat – në ferr…

JORGO S TELO
Jorgo Telo:BABAI I “SKIFTERËVE” (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladë= Kush i thotë vetes burrë Gjer në fund i shkon një fjale. I 222506_1822121046052_1630998071_1725426_6411392_n
PERMENDORJA E BILL KLINTONIT NE PRISHTINE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi