Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…!

Shko poshtë

Jorgo Telo:KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…! Empty Jorgo Telo:KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 04, 2010 1:40 am

Jorgo Telo:KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…! 49858_1630998071_301722_n

Jorgo Telo:KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…!

Dhe ja, më në fund bekim dha Drejtësia:
Dhe pse me vonesë… më mirë von’ se kurrë.
Buzëqesh Kosova, ngërdheshet Serbia;
Dhe flatron Shqiponja krenare mbi flamur.

Flatron e hareshme mbi trojet kombëtare
Ëndërruar ndër shekuj… etshëm mot pas moti…
Tash haka iu dha çështjes Kosovare;
Gëzon Shqipëria me flamur kastrioti.

Të ligjshme – Pavarësinë, e lumja Kosovë;
Ecjen mos e step, dhe vrapo lirisht!
Tok, si një familje të rendim dorë për dorë;
Dhe këngët e vallet t’i ndezim shqiptarisht.

Këndo, Pagarusha, mos resht, o Agim Gashi!
Kushtrim zeri juaj … më fort të buçasë…
Hasmët gjithandej të heshtin, të pëlcasin.
Bilbilat, kanarinat me ju të mblidhen bashkë.

U krye sot Kosova dhe me Drejtësi
E mendjes t’i thrrasin qeverit’ e vonuara.
T’njihet sa më shpejt kjo Pavarësi;
Boll më në pritje me t’drejta të mohuara…

Të bekoi Drejtësia, në korrik, moj Kosovë
Detyrat që t’përkasin tani zgjidhi shtruar…!
E paqen e brendshme vet’ merre në dorë
Ngadhnjyese t’jesh përherë lart duke flatruar.

Gjirokastër, 23 korrik 2010, ora 6 00 – 7.00
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi