Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato-LËKURA NATYRALE

Shko poshtë

Vullnet Mato-LËKURA NATYRALE Empty Vullnet Mato-LËKURA NATYRALE

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 10:37 am

Vullnet Mato-LËKURA NATYRALE 221909_1637875317935_1568334934_31146870_2178763_n



Vullnet Mato-LËKURA NATYRALE 187117_1568334934_6843025_n
Vullnet Mato

LËKURA NATYRALE

Lëkurën kemi thesin
ambalazhues të trupit,
ku mbajmë tulet
dhe eshtrat tona;
thesin e përjetshëm
që nuk i rëndon supit,
nuk zbrazet as mbushet
me mallra të rëndomta.

Te lëkura kemi
të përditshmen vitrinë,
ku ekspozojmë pamjen
për miq e shokë,
ku reklamojmë organizmin
dhuruar trashëgim,
gjatë përjetimit
nga mitra deri nën tokë;

Ku me grilat pore
ajrosim dhomëzat qelizore,
mos na qelbet trupi
nga avullimi i gjatë,
ku ndjejmë temperaturat,
prekjet mjedisore,
ku tryezën e dashurisë
shijojmë ditë e natë,

Por së fundi lëkurën tonë
kaq funksionale,
vilën luksoze të trupit
me të butat mure,
filluam ta përdorim
edhe për kotësi banale,
ta fryjmë me silikon,
ta bëjmë tabelë pikture.

Lakmojmë ta veshim lëkurën
me firmato origjinale,
kërkojmë ta ushqejmë
me bio, pa stimulim,
por para produkteve fallco
dhe stampave formale,
duhet mbajtur dhe lëkura
natyrale si në origjinë.

Ndryshe zemra mashkullore
nuk ka si fërgëllon,
se i vjen ndot
dhe ndjen të vështirë,
të mbështetë duart
dhe buzët mbi silikon,
kur edhe më e shëmtuara
të eksiton më mirë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi