Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake

Shko poshtë

Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake Empty Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 7:47 pm


Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake



Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake Barack156-ob


Sot, Presidenti Barak Obama vendosi një kurorë lulesh në vendin ku dikur ngrihej qendra Botërore e Tregëtisë, disa ditë mbasi forcat amerikane vranë Osama bin Ladenin.

Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake 6kurorenwmain

Presidenti shkoi në Nju Jork për të nderuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001. Presidenti mbajti një minutë heshtje për viktimat gjatë një ceremonie në vendin e quajtur Kuota Zero. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku i Nju Jorkut Majkëll Bloomberg dhe guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo.

Zoti Obama do të takohet privatisht me të afërmit e të vrarëve gjatë sulmeve terroriste.

Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake Obama_AP

Sot në mëngjes, Presidenti Barak Obama u tha zjarrëfikësve në qytetin e Nju Jorkut se vdekja e Osama Bin Ladenit dërgoi një mesazh anembanë botës se Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë kurrë sulmin terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001.

Zoti Obama, i shoqëruar nga ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, i bëri këto komente gjatë takimit me turnin e zjarrëfikësve që humbën 15 kolegë të tyre gjatë sulmeve. Ai vizitoi gjitahshtu një stacion policie, oficerët e të cilit ishin të parët në vendngjarje në 11 shtator.

Zv/ presidenti Xho Bajdën nesër do të vendosë një kurorë lulesh në përkujtimoren për viktimat e 11 shtatorit në Pentagon.

Obama: Vrasja e Osamës tregon se SHBA e mendon atë që thotë

Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake R-OBAMA-NEW-large570

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha vrasja e Osama bin Ladenit i dërgon porosi botës dhe vendit se "kur ne themi se kurrë nuk do të harrojmë, ne e mendojmë atë".

Obama i bëri këto komente gjatë vizitës në shtëpinë e zjarrfikësve në Nju Jork, e cila humbi 15 njerëz në sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001.



Obama vendos kurorën në vendin e kullave binjake OBAMA-blog480
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi