Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec

2 posters

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec Empty Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 2:34 am

Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec U1_JaheSadrija
Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec
Nga Jahë Sadrija


Pozita gjeografike e fshatit Ponoshec, për Gjakovën, dhe më gjërë ka një rëndësi të posaçme, sepse nëpër të kalon rruga e asfaltuar, që lidhë Kosovën me shtetin amë Shqipërinë, dhe nga ana tjetër me fshatin Junik dhe me tërë rrafshin e Dukagjinit.
Kjo pozitë e voltishme gjeografike, ka bërë, që gjatë shekujve, Ponosheci dhe fshatrat tjera përrreth, të jenë të banuara nga kohët më të lashta.
Degët kryesore të ekonomisë së fshatarëve të këtushëm janë, bujqësia dhe blegtoria.
Në mes të fshatit, gjendet ndërtesa e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi”, e ndërtuar për të parën herë si objekt shkollor në vitin 1955. Fillimisht kishte 4 dhoma mësimi dhe fare pak lokale përcjellëse.
Më vonë, në vitin 1971, mësuam nga drejtori i kësaj shkolle, Hajredin Sadriu, është ngritur në 2 kate, për t’ju shtuar edhe 5 dhoma mësimi .
Në vitet e para të ’90-ta, rrëfen Sadriu, bëhet një renovim i meskateve dhe ndërrohen disa nga dyert dhe dritaret e dëmtuara.
Gjatë luftës së fundit, si kudo tjetër në Kosovë, edhe në Ponoshec, ndërtesa e shkollës i nënshtrohet një shkatërrimi të eger nga kuçedrat serbo-malaziase. Objekti i shkollës dëmtohet, demolohet e digjet i tërë inventari, dhe një pjesë e mirë e dokumentave zyrtare të shkollës.
Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec U1_Shkolla
Shkolla fillore ”Ganimete Tërbeshi” - Ponoshec
Pas luftës, shoqata ndërkombëare” Amurt” e bën një renovim të shkollës në vlerën e 100 mijë marka gjermane.
Shkolla sërish kompletohet me inventar të ri, me ujë të pijshëm, ndërtohen edhe 8 kabina të nyjës sanitare.
Sot, në këtë shkollë, mësimet i ndjekin më shumë se 200 nxënës, duke përfshirë 1 klasë paralele të mësimit para shkollor, si dhe paralelet me mësim të kombinuar në fshatin Morinë.
Një dhomë mësimi e kemi shndëruar në kabinet të informatikës, dhe një tjetër për nxënsit parashkollorë që është e pajisur sipas standardeve normale të mësmit të kësj kategorie nxënësish- shton drejtori.
Mësimi zhvillohet në 2 ndërresa: Cikli i lartë paradreke, ndërsa cikli i ulët pasdreke.
Në procesin edukativo-arsimor janë të përfshirë 18 mësimdhënës, 90% me kualifikime përkatëse.
Nxënësit pas mësimit të rregullt janë përfshirë edhe në aktivitete të lira jashtëmësimore.
Dallon grupi i poetëve të rinj dhe ai sportiv-sidomos në lojen e hendbollit. Në gazetën e murit, gjetëm poezi dhe ese të shkruara me kujdes nga nxënësit e kësaj shkolle, në përkujdesjen e arsimtarit të gjuhes, Binak Ibrahimi.
Nga bankat e kësaj shkollë dolen shumë intelektual: më përgaditje të mësme, të lartë, superiore dhe doktora shkencash. Po shenojmë këtu emrat e 3 doktorave të shkencave, që dolen nga kjo shkollë: Dr. Avdyl Osmani, Dr. Jusuf Bajraktari, Dr. Isa Elezi etj.
Oborri i shkollës sot ishte i mbushur më nxënës, fusha sportive për futboll të vogel ishtë në gjendje të mirë, shkollës i mungon salla e edukates fizike.
Ajo që drejtorin e shqetsonte ishte fakti se numri i nxënsëve në këtë shkollë shënon rënie. Si faktor kryesor të kësaj dkurie, drejtori Sadriu, përmendi lëvizjet e popullatës nga fshati në qytet, lidhjet martesore me të rinjtë e të rejat, që përkohesishtë punojnë dhe jetojnë në botën perëndimore.
Këtë problem, sipas drejtorit, e paskan që të gjitha shkollat e fshatrave të komunes së Gjakovës.
Shkolla jonë- thotë Sadriu- e ka edhe biblotekën me një numër simbolik tituj librash. Para 2 vitesh rreth 200 tituj librash të rinj i kemi dhuratë nga bashkefshatari ynë, Myrtë Ahmeti, i cilli tash e sa kohë jeton në Pejë.
Që sot, kesaj bibloteke ju shtuan edhe 3 tituj të rinj librash : “ Falë të qoftë gjaku” –nga Kadri Mani, “Kanunorja” – Emin Fazliut dhe “Rrëfime nga burgu i Dubravës” nga Albert Shala.
Në këtë shkollë çdo ditë bëhet luftë për mësim dhe dije, nga ketu fillojnë ëndrallat e nxënsëve, ç’do të bëhem nje ditë?!
Nga këtu u larguam me shpresë së mësimi në kushte normale dhe se suksesi në mësim-dhënie dhe në mesim-nxënie nuk mungon...

Ponoshec, 14-04-2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec Empty Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…

Mesazh nga Rrebele Mon Jun 08, 2009 8:24 pm

Kohët kanë ndryshuar, por e kaluara jonë nuk duhet harruar

Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…

Nga Jahë Sadrija

Në fshatin Ponoshec, që shtrihet 13 km në veripërendim të Gjakovës, 6 km larg kufirit Kosovë-Shqipëri, rrëzë Alpeve Shqiptare, rrodhën kënga e loti sëbashku.
U pëkujtua 11-vjetori i 16 dëshmorëve e martirëve të UÇK-së, 10- vjetori i lirisë, 1-vjetori i pavaresisë, si dhe dëshmorët e martirët e vitit 1914 dhe 1941-45.
Homazhe e kurora lulesh u vunë mbi varrezat e 131 dëshmorëve dhe maritirëve të këtij fshati të rënë nga egësirat okupuese serbo-malaziase.
Çdo gjë, që lihet të zhduket në heshtje, që tretet në tym, e bie në vorbull, është për ne dënim. Një vetëdije e tillë, na shtynë përpara, i jep ngjyrën e posaçme jetës sonë, e zbardh të kaluaren e përgjakshme të popullit shqiptar në përgjithësi, e të fshatit Ponoshec në veçanti.
Kohët kanë ndryshuar, por e kaluara nuk duhet harruar.
Përmasat tragjike të fshatit Ponoshec, në një të kaluar shekullore, me krime tragjike nga pushtuesit serbo-malazias, është një tragjedi, me përmasa të mëdha.
Kriteri themelor i këtij shkrimi është realiteti i hidhur historik, për të mbijetuar në këtë fshat, që nga viti 1914 e më tej.
Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…
Në vitin 1914, që njihet si periudha e Veshoviçit, brenda një ditë në këtë fshat, nga çetnikët malazias u pushkatuan 94 burra.
Edhe sot në qendër të fshatit gjendet varri kolektiv i 94 martirëve 

Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec 57829363



Më vonë në vitin 1941-45, pas pushtimit Gjerman, forcat e errëta serbo-malaziase, në tradhti në mes të fshait, brenda pak orësh pushkatuan edhe 23 burra të pafajshëm të këtij fshati:



Zeqë Syla
Selim Kastrai
Bajram Sadrija
Smajl Kurti
Shaban Dula
Ramadan Duqi Haxhi Imeri Isuf Ahmeti 
Ukë Ademi Isuf Imeri Selmon Bekaj
Demush Sadrija Hamez Ademi Avdyl Sejdija
Selmon Isufi Sadik Ademi Adem Islami
Isen Rama Ukë Ademi Metë Sadiku
Zeqir Ademi Demush Sadrija Ramë Zeqa 
Mustafë Sejfija Selmon Isufi Tafë Alija
Musli Rexha Ibish Zeqaj

Është kjo ngjarja e dytë e rëndë me vrasje masive, që pos dhembjes, fshatin Ponoshec e pengoi të shtohej me familje te reja.  Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec 43374146





Në fundshekullin e kaluar okupatorët serbo-malazias i verboi drita e ditëve të reja që do të do vijnë.
Harruan se koha për të skallavëruar popujt e tjerë ka kaluar, një epokë me erë të re po frynë, era e demokracisë dhe e së drejtës për vetëvendosje.
Trupa ushtarakë, paramilitarë e çetnikë, të dërguara nga udhëheqësit e Beogradit në vitin 1998 i shpallën luftë Kosovës.
Si rezultat i kësaj tragjedie të filluar, lindi UÇK-ja si mbrojtëse e vetme e popullatës së pafajshme shqiptare të Kosovës.
Ditët kalonin e jeta në Kosovë bëhej gjithnjë e më e rënde. Forcat e UÇK-së të betuara ``Ja liri, Ja vdekje`` i drejtuan pushkën forcave serbe, së pari në Drenicë, për të vazhduar në Gllogjan, në Dukagjin e në tërë Kosovën.
Në prill të vitit 1998, në fshatin Smolicë, u themelue Shtabi i Logjistikës, për të vazhduar çdo fshat me Shtabet Lokale.
Lufta kishte filluar, më 3 maj të vitit 1998, forcat e UÇK-së në fshatin Ponoshec i shpallën luftë frontale policisë serbe. Disa policë të plagosur dhe një makinë e tyre e dëmtuar, ishte bilanci i kësaj dite.
Banorët e fshatit Ponoshec pas 12 orë luftimesh, të ndihmuar nga shtabi i Morinës, arritën të terhiqen deri në fshatin Popoc, të pa dëmtuar në faktorin njeri.
Ishte kjo meritë e ushtarëve të Ponoshecit, dhe më shumë e komandant ``Hoxhës``-Riza Aliaj, dhe Komandant ``Bardhecit``-Gazmend Imerit.
Çdo gjë shkonte në favor të luftës së UÇK-së të fshatit Ponoshec deri më 12 maj, ditën kur 12 pjestarë të UÇK-së nga ky fshat, bien dëshmorë për të mos vdekur kurrë. Kësaj tragjedie i shtohen 10 të plagosur, 2 martirë, 2 të zhdukur, 17 të burgosur dhe më shumë se 30 fëmijë jetimë.

Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec 53379306


 
Sinan Rexha 1977 Adem Bajrami 1956
Gazmend Imeri 1976 Sadri Neziri 1948  
Gëzim Duqi 1975 Avdyl Duqi 1937
Hajdar Ademi 1974 Bajram Zymberi 1962
Mehmet Dula 1972 Elez Imeri 1940
Kasim Uka 1970 Ramë Neziri 1912
Pëllumb Ademaj 1966
Murat Dula 1964
Ramiz Rexha 1962
Shefqet Rexha 1962

E zbehur ishte këto ditë jeta në këtë fshat, mbi të cilin rrezet e diellit të lirisë, akoma nuk e kanë terun gjakun e njomë të dëshmoreve e të martirëve dhe të plagosureve.
Familjarë, fshatarë, bashkluftëtarë e nxënes të shkollës së fshatit, ishin mbledhur, për të përkujtuar të rënët i lirisë.
Në oborrine shkollës u mbajt një tubim përkujtimor në shenjë nderimi e përkujtimi të luftëtarëve të rënë. Në këtë tubim mori pjesë kryetari i KK Gjakovë, Dr. Pal Lekaj, i cili para të pranishëmve, pos tjerash u shpreh me këto fjalë ``Pesha e rëndë e krimit nga regjimi i egër serbo-malazias nga njera anë, dhe nga ana tjeter gjaku i njomë i dëshmorëve nuk po na lejojn të shkeputemi nga e kaluara``.
Këtë ditë nxënësit e shkolles së fshatit, shfaqen nje progrom kulturo-artistik, me këng e ricitale kushtuar dëshmorëve të këtij fshati, sipas agjendës së ndërtuar nga K.O i fshatit, u bënë homazhe dhe u vunë kurora lulesh tek varrezat, të martirëve dhe dëshmorëve të të trija pushkatimeve shekullore. 
Lavdi dëshmorëve e martirëve të fshatit Ponoshec!
Lavdi dëshmorëve e martirëve të gjithë kombit shqiptarë!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi