Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’regjistrimi i mërgimtarve

Shko poshtë

Ç’regjistrimi i mërgimtarve Empty Ç’regjistrimi i mërgimtarve

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 7:59 pm


Ç’regjistrimi i mërgimtarve

Abdyl Berisha
Ç’regjistrimi i mërgimtarve 34364_138492452830584_111844642162032_376073_6192089_n
Letër e hapur drejtuar qeverisë dhe parlamentit të republikës së kosovës


Një mërgimtar me shumë plagë që i takon një pjese të trungut shqiptar, e cila për mëse një shekulli përjetoj tmerret serbe më të rënda në historinë e njërzimit. U derdh gjaku i bijave dhe bijëve më të shtejtë për tu shkëputur nga kjo thundër barbare. Mërgimtarët edhe edhe pse bënin përpjekje për ekzistenzë në vendet e huja, ata bënë krejt çka ishte e mundur në shërbin të pjasës së atdheut të tyre. U krijua një shtet jashta shtetit kombëtar. Krerët e këtij shteti shumë shpejtë i mbuloj harresa e identitetit kombëtar. Kush për çfarë ideali dhe nën cilin flamur u vra, u masakruar dhe u dogjI? Këta zotërinjë shumë shpejtë filluan ta shkatërrojnë identitetin komëbëtar. Dhe përpos pasurimit mbrenda natës nuk njohin gjë tjetër. Injorimi më i padurueshëm është se këta qeveritar nuk dëshirojnë më të intersohen se na exsitonë një pjesë vitale e këtij trungu kombëtar shqiptar në vendet e ndyshme të botës: mërgimtarët shqiptar.

Flitej shumë se do bëhet regjistrimi i popullsisë së Republikës së Kosovës. U fol shumë pakë për të mos thënë nuk u fol fare, se a do të bëhet dhe si do të bëhet regjistrimi i mërgimtarëve. Qeveria e Republikës së Kosovës u soll ashtu sikur numri i popullësisë që jetojnë në Kosovë mjafton për një shtet të vogël siç është Kosova. Numri i mërgimtarëve, kur merret parashysh se sa fëmijë kanë lindur mbranda 20 vitëve të fundit që kur filloj vala e pakontrokkuar e emigrimit, doshta mund ti afrohet numrit të banorëve shqiptar që jetojnë në Kosovë, për krerët e kësaj qeveri nuk ka farë rëndësie. Kuptohet se matematika e tyre është ngatërruar shumë. Ata nuk njohin numra tjerë pos pasurimi të tyre mbrenda natës në Euro. Por kjo harresë e tyre, ky injorim i realitetit të ekzistimit të një mërgate është turp hisorik, mëqe tek ata nuk mund të flitet më për një përgjegjësi kombëtare historike.

U informuam se zhvillohet regjistrimi i popullësisë në Republikën e Kosëves. Por neve në mërgim nuk na arriti farë formulari për regjstrim. Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin si gjithnë e mbyllur në vetvete. Për ta ekziston një grup njerëzish që jetojnë në Gjermani, të cilët në numër për ndonjë manifastim përmes ekratit televiziv është i mjaftueshëm, por jo një mërgatë me një numër mbi 700 000. Turpi nuk ndalet këtu, u ushtruan madje edhe presion mbi të afërmit e mërgimtarëve në Kosovë që të posedojë datën tonë të lindjes,kurse formalitet tjera i kryen vetë regjstruesit. Një zhgënjim i madh që shton pyetjen se a është Republika e Kosovës vërtet shteti ynë, apo një vend i ri i privatizuar për pushtetar që krijonë situata pët ta grabitur pasurin e popullit, në emër të asaj se po punohet diçka.

Madje ndodhi edhe ajo se ky regjistrin vazhdoj edhe për disa ditë. Çuditrishtë jo për mërgimtar, por për ata që deri para 12 vite na vranë, na masakruan, na djegen dhe na përdhunuan. Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbanë përgjegji hitorike, mbasi krerët e saj pas pasurimt të tyre edhe për mëse dy vite e gjysmë sa e kanë vetzgjatur jetë e tyre pushtetar do të kenë mundësi të jetojnë nëpër vilat e tyre jashtë Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi