Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U ndërpre regjistrimi në Maqedoni

Shko poshtë

U ndërpre regjistrimi në Maqedoni Empty U ndërpre regjistrimi në Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 11, 2011 8:32 pm


U ndërpre regjistrimi në Maqedoni

U ndërpre regjistrimi në Maqedoni R498015300

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është ndërprerë pasi të gjithë anëtarët shqiptarë të Komisionit Shtetëror për Regjistrim kanë dhënë dorëheqje në orët e hershme të mëngjesit, pas konstatimit të dështimit të këtij procesi.

Ndërprerja e regjistrimit, sipas tyre, vjen pas problemeve të shumta në terren dhe keqinterpretimit të Ligjit për regjistrim, në veçanti nga anëtarët maqedonas të Komisionit dhe regjistruesit në terren.

Një ditë më parë, anëtari i KSHR-së, Artan Grubi, ka deklaruar se në tetë ditët e para të realizimit të regjistrimit ishte arritur të regjistrohet vetëm një e katërta e popullsisë.

Në rajonin e Tetovës, të banuar me shqiptarë, ishte regjistruar vetëm 3.6 për qind e qytetarëve.
Anëtarët shqiptarë të KSHR-së kishin kërkuar shtyrjen e afatit, por kërkesa e tyre ishte refuzuar nga anëtarët maqedonas të Komisionit.


Për situatën e krijuar pritet ndërhyrja urgjente e qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi