Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ftesë, jeni të ftuar që të merrni pjesë (mundësisht me kumtesa pro/kundra Ribashkimit të kombit) në tribunën politike – diplomatike, që do të mbahet më 24 maj 2011, duke filluar në ora 10, në Hotel Grand në Prishtinë.‏

Shko poshtë

Ftesë, jeni të ftuar që të merrni pjesë (mundësisht me kumtesa pro/kundra Ribashkimit të kombit) në tribunën politike – diplomatike, që do të mbahet më 24 maj 2011, duke filluar në ora 10, në Hotel Grand në Prishtinë.‏ Empty Ftesë, jeni të ftuar që të merrni pjesë (mundësisht me kumtesa pro/kundra Ribashkimit të kombit) në tribunën politike – diplomatike, që do të mbahet më 24 maj 2011, duke filluar në ora 10, në Hotel Grand në Prishtinë.‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 08, 2011 12:20 am

Të nderuar bashkëkombas

Drejtuar atyre që tashmë e kanë marrë ftesën: në rast se keni harruar, ju përkujtojmë se ju jeni të ftuar të merrni pjesë në tribunën politike-diplomatike me kumtesa pro/kundra Ribashkimit të kombit), që është paraparë të mbahet në Hotelin Grand në prishtinë, duke filluar në ora 10, ndërkaq ju që për herë të parë e merrni këtë ftesë, ftoheni që të merrni pjesë në tribunën politike – diplomatike, që do të mbahet më 24 maj 2011, duke filluar në ora 10, në Hotel Grand në Prishtinë.

Të nderuar vëllezër e motra, në qoftë se vendosni që të merrni pjesë në këtë tribunë, Ju lutemi që ta konfirmoni (mos)arrdhjen TUAJ, me (pa) kumtesë;





FTESË

Të nderuar bashkëkombas, të nderuar veprimtarë të kauzës gjithëkombëtare, të nderuar ju që merreni me shkrime, të nderuar edhe ju që dëshironi të dëgjoni kumtesa nga më të ndryshmet lidhur me RIBASHKIMIN E KOMBIT, jeni të ftuar që të merrni pjesë (mundësisht me kumtesa pro/kundra Ribashkimit të kombit) në tribunën politike – diplomatike, që do të mbahet më 24 maj 2011, duke filluar në ora 10, në Hotel Grand në Prishtinë.
Në tribunë do të trajtohen pyetjet si më poshtë:
1.Kosovës i ndalohet Bashkimi me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti tjetër sipas nenit 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mirëpo të RIBASHKOHET me Shqipërinë nuk bëhet fjalë në Kushtetutën e Kosovës.
2.Domosdoshmëria e zgjedhjes së problemit shqiptar është imperativ i kohës për të pasur paqë e rehati të qëndrueshme në rajon, thonë idhëtarët e Shqipërisë Etnike.
3.Të mirat që sjellë Ribashkimi Kombëtar, për shqiptarët dhe për rajonin, sipas pikëpamjeve të ekspertëve të fushave të ndryshme.
4.A ka mbështetje dhe interesë institucional në Kosovë, në Shqipëri dhe në Bashkësinë Ndërkombëtare Ribashkimi Kombëtar Shqiptar?
5.Kontributi i mërgatës në sensibilizimin e idesë për Ribashkim Kombëtar Shqiptar dhe angazhimi i tyre për bërjen e Shqipërisë Etnike
6.Çfarë zhvillimi ekonomik mund të pritet me Ribashkim Kombëtar Shqiptar
Pjesëmarrja dhe kumtesa e juaj afirmon idenë për Ribashkim Kombëtar Shqiptar, prandaj jepeni kontributin Tuaj.

Këshilli Organizativ
Prof. Hazir Shala, kryetar
P.S.



Kumtesat duhet të dërgohen në e mail të Unionit Gjithëkombëtar Shqiptar(ugjkshqiptare@gmail.com) më së largu deri më 20 maj 2011. Kumtesat mund të paraqiten edhe nga pyetjet tjera, por që duhet të jenë në harmoni me temën:RIBASHKIMI I KOMBIT. Kumtesat lejohen të lexohen në qoftë se janë më së shumti dy faqe shkrimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi