Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:***NËNA LI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:***NËNA LI Empty Mentor Thaqi:***NËNA LI

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 08, 2011 12:33 am

Mentor Thaqi:***NËNA LI 222009_213588812003865_100000582437455_735137_6151732_n
Mentor Thaqi:***NËNA LI
(Nënës sime dhe të gjitha nënave të mia - tona)
... Vargje kënge ...

Ah moj nëna ime,
...
vullkan i pafjetur,
djegë në zemrën time,
ai mall i patretur.

Në rrudhat e ballit,
histori e skamjes,
vuajtjet zemrën kallin,
jeta barrë që s´mbahet.

Ishe nuse pa nusëri,
vetë babë e vetë nënë,
çdo herë zorin e ndrydhe n´gji,
që ne vajë mos t´kemë.

Të na bësh hallall,
se shpirti po digjet,
ah seç kam aq mallë,
që nga zemra s´hiqet.

Nënë moj, je vetë engjëlli,
dorë e zotit, që na mbronë,
nënë moj, ti rreze dielli,
orë e motit e shtëpisë sonë.

Të duam pak më pak,
se sa ti na deshte,
sepse sa ti jo,
ne nuk mundemi dot,
në ditët më t´vështira,
për hirë tanë u qeshe,
që në sytë tanë,
mos t´na shohësh lot.

Mentor Thaqi VS., 30.11.2006***
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi