Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë

Shko poshtë

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë Empty Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 08, 2011 2:55 pm


Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë

Nga i dërguari ynë në Tiranë, Bajrush Morina.
Lulzim Basha votoi sot në orën 10 e 30 në çerdhen 13, në rrugën “Demir Gashi”, në lagjen ku ai ka lindur dhe është rritur në Tiranë.
Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë Xbasha92444
Basha: Është një ditë e bukur, të jetë kështu deri në fund.


((I plotësuar) Komisioni qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 10:30. Kështu sipas KQZ në bashkinë e Beratit pjesëmarrja e votuesve kap shifrën e 9.81 përqind, në bashkinë e Elbasanit 12.3 përqind, në Sarandë pjesëmarrja kap shifrën 7.1 përqind.

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë 9-kqz

Gjithashtu KQZ-ja ka publikuar të dhënat edhe bashkinë e Tiranës ku pjesëmarrja e votuesve është 8.2 përqind, në bashkinë e Durrësit 7.3 %, bashkia Librazhd 17.5 përqind, bashkia Kamëz 10.5 përqind, bashkia e Fierit 9.1 përqind, bashkia Krujë 19.1 %, bashkia Gramsh 21.4 përqind, bashkia Peqin 17.1 përqind, bashkia Kuçovë 8.1 përqind dhe bashkia e Bulqizës ka një pjesëmarrje prej 15.7 përqind.

* * * * * * *

Sequi: Zgjedhjet, një mundësi për të treguar maturi

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Tiranë.

Në një prononcim për mediat ambasadori Sequi ka deklaruar se zgjedhjet vendore janë një mundësi për të treguar maturi demokratike.



“Kam arritur të vëzhgoj disa qëndra votimi. Kam parë një numër të madh votuesish. Dua të shoh me sytë e mi një proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë theksoi Sequi.

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë 9sequi

Më tej ambasadori i BE-së ka deklaruar se mendimin e tij do ta japë pas përfundimit të procesit zgjedhor



* * * * * * *

Topalli: Sot të jetë ditë feste për të gjithë shqiptarët

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli votoi sot në orën 10:00 në Qendrën numër 306, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në qytetin e Shkodrës. Topalli, pas votimit u shpreh se "dita e sotme është një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi kjo është dita e tyre". Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli tha për gazetarët se "këto do të jenë zgjedhjet më të mira, ku qytetarët, kudo, në çdo cep të Shqipërisë, do të votojnë me qytetari, të lirë, si qytetarë evropianë”.

"Sot është një ditë e bukur, një ditë me diell. Unë jam e sigurt se kjo ditë e votimeve për pushtetin lokal, për qeverisjen vendore do të jetë një ditë feste. Jam shumë e kënaqur; mesa shoh organizimi është I shkëlqyer. Njerëzit , qytetarët vijnë këtu që herët, për të votuar për atë që, do të jetë kryetar i tyre i bashkisë dhe komunës. Unë jam e sigurt se, këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të mira , ku qytetarët, kudo, jo vetëm në Shkodër, por në çdo cep të Shqipërisë, do të votojnë me qytetari , do të votojnë si evropianë.

Dhe sot ata kanë ditën e tyre për të vendosur për atë, që do të jetë kryetari i tyre i bashkisë më i miri , ai që mendon për qytetin dhe për qytetarët . Unë jam e sigurt se, qytetarët shqiptarë do të japin një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse është dita e tyre. Është dita, në të cilën, ata vendosin dhe kontributi I tyre do të jetë për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për qytetin e tyre, jo vetëm për qytetarët e tyre. Kështu që unë, edhe një herë ftoj të gjithë qytetarët, jo vetëm në Qarkun e Shkodrës, por në çdo cep të Shqipërisë , që të shkojnë për të votuar të lirë, të qetë, si qytetarë të një vendi, anëtar i NATO-s; si qytetarë shqiptarë, që dinë të vlerësojnë se çfarë është liria, sa mirë funksionon ajo, mrekullinë e lirisë dhe për të votuar, për të vendosur atë, që ata gjykojnë për qytetin dhe për qytetarët. Unë ju uroj dhe ju gazetarëve, duke ju kërkuar në të njëjtën kohë, që të bëni transmetimin e vërtetë, real të kësaj dite të mrekullueshme, që unë do ta konsideroja një ditë feste”, tha Topalli.

* * * * * * *

Rama: Të mos votosh sot është të pranosh papunësinë

Kreu aktual i bashkisë së Tiranës dhe njëherësh edhe kandidati për këtë bashki Edi Rama ka votuar rreth orës 11:40 në njësinë bashkiake numër 7 tek shkolla “Pjetër Budi” në Tiranë.



I shoqëruar nga nëna e tij Anita Rama, bashkëshortja Linda dhe djali Gregor, kreu i opozitës është paraqitur para komisionit dhe pasi ka marrë fletët e votimit i është drejtuar dhomës së fshehtë dhe më pas I ka hedhur ato në kutitë e votimit përkatëse.

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë Rama-voton

Në një prononcim për mediat, kandidati për bashkinë më të madhe në vend Edi Rama i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mos ngurojnë por të shkojnë të votojnë.



“Të mos votosh sot është të pranosh papunësinë, të thellosh varfërinë prandaj asnjë familje që kërkon mirëqënie nuk duhe të rrijë pa votuar” theksoi Rama.

* * * * * * *

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë

Kandidati i “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha fiton 54.8% të votave, ndërsa kryebashkiaku Edi Rama 43.6%. Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, fiton 0.4 %, ndërsa 1.2 % nuk pranojnë që të shprehen.

Është ky përfundimi i një sondazhi të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash në lidhje me procesin zgjedhor të 8 majit për Bashkinë e Tiranës. Në këtë sondazh, janë shpërndarë 500 pyetësorë dhe ai përfshin periudhën 8-15 prill. Sipas organizatorëve të sondazhit, në shqyrtim janë marrë vetëm personat që do votonin në zgjedhjet e 8 majit dhe që ishin votues të asaj qendre votimi ku po zhvillohej pyetësori.

Sipas të dhënave të bëra publike, 54.8% e të anketuarve do të votojnë në zgjedhjet vendore të 8 majit, kandidatin Lulzim Basha dhe 43.6% e tyre do të votonin për kandidatin e “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama. Marzhi i gabimit për këtë sondazh sipas organizatorëve është llogaritur në 8%, por edhe pas kësaj sërish Basha del fitues i zgjedhjeve me 50.4% dhe Rama me 48 % të votave të të anketuarve.

Nëse do t’u referoheshim votave të partive, atëherë pro partisë Socialiste kanë votuar 43.2%, për Partinë Demokratike 49.6%, për LSI-në 4%, për partitë e tjera 2.4%, ndërsa 0.8% nuk japin asnjë lloj informacioni.

Ndërkohë, si prioritet 39. 8 % e të anketuarve rendisin punësimin si çështje parësore, për të vijuar më tej me 22.35 % për infrastrukturën, 16.2% për mirëqenien, 4.9 për të rinjtë, 4.5 projekte konkrete, 3.3 arsim, 2.4% rritje pensionesh, 2% ulje çmimesh, 1.6 gjelbërim, 0.8% ulje taksash.

Personave të përfshirë në këtë sondazh i janë drejtuar pyetje edhe mbi kandidatët, Rama dhe Basha, çfarë ato mendojnë për aftësitë, kulturën, ndershmërinë etj. Mendimin për çdo kandidat po e japim të plotë si më poshtë:

Opinioni për Ramën: 24% mendojnë se është punëtor, 15% arrogant, 15% mashtrues, 14% i aftë, 7% korrekt, 7% i zgjuar, 6% i konsumuar, 5% i paaftë, 5% i ndershëm, 2% jo familjar.

Opinion për Bashën: 26% mendojnë se është i aftë, 19% i kulturuar, 11% i zgjuar, 10% mashtrues, 9% i paaftë, 6% punëtor, 5% sjell ndryshimin, 5% s’bën për kryebashkiak, 5% diplomat, 2% barbar, 2% i besueshëm.

* * * * * * *

Topi: Qytetarët kanë një votë, ta japin atë atje ku mendojnë

Kreu i shtetit Bamir Topi i shoqëruar nga zonja e parë Teuta Topi dhe dy vajzat e tij i janë drejtuar qëndrës së votimit në njësinë bashkiake numër 9 në shkollën "Servete Maci" në Tiranë.



Pasi kanë marrë fletët e votimit familja presidenciale, një dhe nga një i është drejtuar dhomës së fshehtë dhe më pas i kanë hedhur fletët e votimit në kutitë përkatëse.



Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë Topi-voton

Në një prononcim për mediat presidenti Topi ka deklaruar se për të është një emocion i dyfishtë pasi kthehet në shkollën kur ka kryer klasën e parë dhe sepse sot votohet për progresin e demokracisë në Shqipëri.



“Është një ditë e bukur dhe dëshiroj ti drejtohem bashkëkombësve të mi që ta shfrytëzojnë këtë ditë. Qytetarët kanë një votë, ta japin atë atje ku mendojnë, duke votuar sot votojnë për dinjitetin dhe prestigjin e tyre”, theksoi Topi.



Gjithashtu në apel kreu i shtetit i drejtoi edhe komisionerëve dhe forcave të rendit që të bëjnë të mundur një mjedis të qëtë në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë.

* * * * * * *

Zgjedhjet, voton kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë 9basha-voton

KLulzim Basha votoi sot në orën 10 e 30 në cerdhen 13, në rrugën “Demir Gashi”, në lagjen ku ai ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Pas hedhjes së votës në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Basha u shpreh para medias se 8 maji është një ditë e rëndësishme.

“Procesi shkoi shumë mirë, uroj dhe jam i bindur që kjo ditë e bukur do të shkojë shumë mbarë. I uroj të gjithë qytetarëve të Tiranës, mbarësi, mirësi, votim të qetë. Uroj të gjithë kryeqytetasit tanë, dhe qytetarët e Shqipërisë anëembanë. Është një ditë e bukur, të vazhdojmë kështu që të jetë një ditë e bukur deri në fund të saj”, u shpreh Lulzim Basha para mediave, pasi hodhi votën e tij.

* * * * * * *

Berisha: Qytetarët të votojnë të qetë. Partitë të pranojnë verdiktin

Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë May-8-12-7-391

Kryeministri Berisha ka votuar rreth orës 10:00 në njësinë numër 2 pranë Liceut artistik në Tiranë. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, shefi i qeverisë është paraqitur para komisionit me kartat e identitetit dhe pasi ka marrë fletët e votimit është drejtuar dhomës së fshehtë dhe më pas ka hehdur edhe fletët në kutitë e votimit.



Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë May-8-12-6-573

Në një prononcim për mediat kryeministri Berisha i bëri apel qytetarëve të votojnë të qetë ndërsa partive politike të kontribuojnë për një proces normal dhe të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve.



“I bëj apel qytetarëve të votojnë për të ndryshuar më mirë jetën në komunitetet e tyre. Ftoj të gjithë qytëetarët tëvotojnë të qetë, të votojnë me dinjitet të plotë duke i garantuar që kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë votën e çdo qytetari shqiptari” theksoi Berisha.



Më tej kryeministri Berisha theksoi se sipas të dhënave deri më tani procesi I votimit ka vijuar normalisht në mbarë vendin.



Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë 400May-8-12-7-202

“Procesi i votimit po zhvillohet tërësisht normal në parametrat e një procesi të denjë për një vend të lirë dhe uroj të vazhdojë kështu deri në mbyllje. I bëj apel partive politike të kontribojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë çdo verdik dhe të vlerësojnë peshën e çdo vote të shqiptarëve” theksoi më tej Berisha.

* * * * * * *

Kukan në njësinë numër 2: Besoj se zgjedhjet do jenë të lira

Raportuesi i PE-së për Shqipërinë Eduard Kukan është duke monitoruar nga afër procesin e votimit në qendrën numër 2 pranë Liceut Artistik.

Në një prononcim për mediat Kukan ka theksuar se në përgjithësi në këtë qendër votimi procesi po vijon normalisht përveçse ka pasur probleme me bojën pasi fshihet.



I pyetur nga “Ora News” se nëse do të takohet sot me liderët shqiptarë, Kukan është përgjigjur që sot nuk do të ketë takime me ta.

Ndërkohë raportuesi i PE-së për Shqipërinë Kukan ka theksuar se beson se zgjedhjet e 8 majit do të jenë të lira pasi vendi ynë e meriton anëtarësimin në BE.



“Unë besoj se politikanët shqiptarë janë të përgjegjshëm se zgjedhjet janë mjaft të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE pasi populli shqiptar e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian” theksoi Kukan.



Sondazhi: Lulzim Basha do t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë Inc-42987

Shkodër, rrëfehet komisioneri PS: Më rrahën militantët PD

“Tek qendra e votimit ngula këmbë për të zbatuar rregullat e ligjit. Në një moment kur dola jashtë më qëlluan 3- 4 vetë njëherësh me cfarë kishin në dorë. Më qëlluan me grushte dhe më bënë në këtë gjëndje që jam. “- ka thënë komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti. Votimi në njësinë numër 345 në Kuc të Shkodrës është ndërprerë, për tu rinisur më vonë , ndërkohë që komisioneri i PS i plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi