Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira

Shko poshtë

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira Empty Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 10:09 pm

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i bëri thirrje sot qeverisë shqiptare dhe gjithë aktorëve politikë në vend, që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore për zgjedhjet e 28 Qershorit.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së, Biks Aliu shprehu "pritshmërinë e SHBA-së që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare". "Nxisim Qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor. Edhe një herë, shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare", thuhet në deklaratën për shtyp, të Zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira Empty Lulzim Basha siguron financimet për ndërtimin e shpejtë të rrugës së re Tiranë-Elbasan

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 10:16 pm

Lulzim Basha siguron financimet për ndërtimin e shpejtë të rrugës së re Tiranë-Elbasan



Ministri i Punëve të Jashtme Z. Lulzim Basha ka marrë sot premtimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen e financimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Për Zonën Ekonomike të këtij qarku vijnë edhe premtime për bashkëpunim në energjetikë, bujqësi, porte e turizëm
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Lulzim Basha, më datë 18 qershor 2009, zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Gjatë kësaj vizite ministri emiratas shoqërohej nga përfaqësues të korporatave dhe agjencisë së investimit të Emirateve te Bashkuara Arabe të cilat renditen ndër investitorët e parë të huaj në botë. Gjatë takimit homologet theksuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Z. Basha shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptareve, duke nënvizuar faktin se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin i pari shtet arab që njohu Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran me 14 tetor 2008. Dy ministrat diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimin e vizitave në nivele të larta, ngritjen e komisioneve të përbashkëta të bashkëpunimit si dhe për forcimin e dimensionit ekonomik në të gjitha fushat. Gjithashtu, dy homologët u angazhuan për nënshkrimin e disa marrëveshjeve në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve si dhe për të krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për rritjen e kontakteve të ndërsjella dhe praninë e theksuar të investitorëve emiratas në Shqipëri.
Një vend të veçantë në diskutimin mes dy ministrave zuri ndërtimi i rrugës së shkurtër Tiranë-Elbasan. Ministri Basha e informoi homologun e tij mbi këtë prioritet madhor për qeverinë shqiptare dhe duke nënvizuar përkushtimin e qeverisë shqiptare për të nisur këtë investim sa më parë, kërkoi mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara për këtë projekt. Ministri i jashtëm emiratas shprehu mbështetjen e tij të plotë për të financuar rrugën Tiranë-Elbasan nëpërmjet një kredie të butë nga pala emiratase. Gjatë konferencës për shtyp ai u shpreh se: “Realizimi i këtij projekti ka domethënie të madhe. Sapo të marrim vlerësimin teknik të saj, procedurat përkatëse do të kalojnë në instancat e duhura shumë shpejt dhe besoj që deri në takimin e Komisionit të Përbashkët në Shtator do të marrim një vendim lidhur me financimin e saj. Këtë e them me bindje edhe si anëtar i bordit të Bankës Abu Dabi për Zhvillim”, tha ministri i jashtëm emiratas. Ndërtimi i kësaj rrugë është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Emiratet e Bashkuara, u shpreh me tej ai, duke ju referuar lehtësive që realizimi i këtij projekti do të krijojë për të nxitur investimet e Emirateve të Bashkuara, në veçanti ato të lidhura me Zonën Ekonomike të Elbasanit. Në këtë kuadër, ministri Basha, i dorëzoi homologut të tij edhe dosjen që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përgatitur për Zonën Ekonomike të Elbasanit, ish Metalurgjiku. Homologu emiratas u shpreh se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë interes të veçantë edhe për fushat energjetike, bujqësore, portuale, turizmit, petrokimike etj. Në këtë kuadër ministri Basha theksoi potencialin e Zonës Ekonomike të Elbasanit për punësimin, prodhimin, dhe krijimin e një tregu të veçantë në rajon e më gjerë. Ministri Basha e informoi kolegun e tij mbi lehtësirat që Shqipëria paraqet për investitorët e huaj, kuadrin jashtëzakonisht të lehtësuar fiskal, paketën Shqipëria “1 Euro”, të cilat janë të vlefshme si për bujqësinë, ashtu edhe për industrinë. Nga ana e tij ministri i jashtëm emiratas falënderoi homologun shqiptar për pritjen e ngrohtë që iu rezervua atij dhe delegacionit që e shoqëronte dhe vlerësoi arritjet e Shqipërisë në drejtim të realizimit të reformave që e afrojnë atë me BE-në, si dhe çmoi rolin dhe qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Ai e siguroi homologun e tij shqiptar për mbështetjen e fortë dhe ndihmën e mëtejshme që vendi i tij do të vazhdojë t’i ofrojë Shqipërisë dhe shtimin e investimeve te Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira Empty Berisha: Do ta bëjmë realitet ëndrrën e anëtarësimit në BE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 10:18 pm

Berisha: Do ta bëjmë realitet ëndrrën e anëtarësimit në BE

Berisha:Mandatin tonë të dytë ne duam të përgatisim Shqipërinë për anëtarësim të plotë në BE. Projekti ynë është ambicioz , por është real. Ne që bëmë realitet ëndrrën atlantike të shqiptareve, ne do të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve.

Tiranë-Kryeministri Berisha në turin e radhës u ndal në Leskovik, Kolonjë dhe në disa njësi zgjedhore në Tiranë. Me këtë rast, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, thekson se në mandatin e ri do të angazhohet për konkretizimin e projektit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.“Mandatin tonë të dytë ne duam të përgatisim Shqipërinë për anëtarësim të plotë në BE. Projekti ynë është ambicioz , por është real. Ne që bëmë realitet ëndrrën atlantike të shqiptareve, ne do të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve. Ne që dyfishuam pagat e ulëta dhe pensionet, garantojmë se në 4 vitet që vijnë, ato do të rriten deri sa ne të parakalojmë rrogat dhe pensionet e 6 vendeve anëtare të BE. Dua tu bëj një thirrje vëllazërore socialistëve të Kolonjës dhe qytetarëve të këtij rrethi, bashkohuni me ne, në këtë projekt të madh, sepse ky është një projekt i përbashkët, se ëndrra evropiane është ëndrra me e bukur e çdo shqiptari, sepse çdo shqiptar e do integrimin në Evropë”, thekson kreu i qeverisë Berisha. “Së pari, shpreh përshëndetjet më vëllazërore nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, shpreh kënaqësinë që takohem me ju sot si qytetarët të një vendi anëtar të NATO-s, aleancës më të fuqishme që kohërat kanë njohur. Unë jam sot këtu për tu zotuar para jush, se 4 vitet që vijnë do të investojmë 10 herë më shumë në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkollat tuaja. Ju garantoj se këto subvencione do të shumëfishohen dhe se ne do të subvencionojmë imputet që ju përdorni për prodhimin bujqësor, si dhe akcizën e naftës për sipërfaqen e mbjellë. Do të financojmë çdo projekt tuajin për rritjen e prodhimit, përpunimin dhe tregtimin e tij”, thekson Berisha para qytetarëve të Kolonjës. Ai kërkon qe të gjitha të arriturat të konkretizohen bashkë me qytetarët, të cilët cilësohen si më meritorët për të gjitha arritjet e Shqipërisë.“Në historinë e pluralizmit evropian dhe botëror nuk ka ndodhur kurrë që një kryetar partie tu thotë mbështetësve të tij shkoni përpara ju, se pas vij unë. Nderi dhe detyra e kërkon të dalë vetë në ballë, të ndajë fatin me ta. Ndaj dhe ne ju duam ju, le të bashkohemi në këtë ëndërr së bashku. Vota juaj për Partinë Demokratike është votë për projektin evropian, është votë për pagat është votë për pensionet tuaja, është votë për shkollat e fëmijëve tuaj, është votë për kolonjën evropian, për Shqipërinë evropiane. Votoni 10-ën. Më 28 qershor, votoni 10-ën, sepse 10-ta jeni ju, janë fëmijët tuaj, është familja juaj e mrekullueshme, 10 është Kolonja, është Partia demokratike, është Shqipëria blu, është Evropa blu", vlerëson Berisha.
Vizita në Leskovik
Pas takimit me banorë të Kolonjës, Kryeministri Berisha vijoi takimet në Leskovik, ku fillimisht inauguroi rrugën Leskovik-Tre urat, investim me vlerë 800 milion lekë. Me këtë rast, kryeministri Berisha, garantoi se do të bëjë çdo përpjekje për të ndërtuar së bashku me Leskovikun evropian, Shqipërinë evropiane. “Jemi mbledhur dhe herë të tjera në këtë shesh, por kësaj radhe jemi ndryshe jemi qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s, jemi qytetarë të një vendi që ka aplikuar për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian , jemi qytetarë të një vendi që brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë do të lë vizim të lirë në mbarë Evropën. Në 4 vitet që vijnë, ju do të keni një nga infrastrukturat rrugore më të mira në Shqipëri dhe në rajon. Së dyti, zotimi ynë para fermerëve të Leskovikut në respekt të traditës së tyre të shkëlqyer është të subvencionojmë çdo rrënjë vreshti apo hardhie që ju do të mbillni, në traditën tuaj më të madhe, të verërave më të mirat, në Shqipëri dhe në Ballkan. Për ju nuk ka kuota, nuk ka kufizim, mbillni sa të doni, ne do tu subvencionojmë”, theksoi Berisha. Ai thotë se 28 qershori është festë për Shqipërinë. “Edhe njëherë përshëndetje te përzemërta. 28 qershori është festë e mbarë shqiptarëve, është 22 marsi i ri, i ëndrrës sonë evropiane, është fitorja e çdo shqiptari, është fitorja e Leskovikut, është fitorja e mbarë Shqipërisë. Evropa blu pret me padurim Leskovikun blu, Shqipërinë blu, më 28 qershor. Votoni 10-ën, 10-ta jeni ju, 10 janë fëmijët tuaj, 10 meriton Leskoviku, 10 meriton Shqipëria, 10 pret Evropa nga ne”, mbyllë fjalën e tij kryetari i PD-së, dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira ECJA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira Empty Fletët e votimit mbërrijnë në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 5:22 pm

Fletët e votimit mbërrijnë në Shqipëri

Bota sot(Tiranë)
Drejtori i Departamentit të Personelit, Skënder Vrioni informoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se pritet të nisen nga Sllovenia fletët e votimit, të cilat parashikohet që sot të mbërrijnë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Fletët e votimit janë të shtypura nga firma çeke Cetis.

Fletët e votimit që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit së shpejti pritet të mbërrijnë në Shqipëri. Drejtori i Departamentit të Personelit, Skënder Vrioni informoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se pritet të nisen nga Sllovenia fletët e votimit, të cilat parashikohet që sot të mbërrijnë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. “Pasdite do të nisen nga Sllovenia dhe nesër pritet të mbërrijnë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Na duhet të lidhemi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që të mos ketë pengesë deri sa të vijnë në Tiranë”, beri të ditur Vrioni. Sipas pohimit të Vrionit fletët e votimit do të mbërrijnë sot në Shqipëri, për t`iu dorëzuar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do t`i shpërndajë më pas në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin. Fletët e votimit janë shtypur nga firma sllovene Cetis, e cila ishte fituese e prokurorimit të kryer nga KQZ. Në rang vendi numërohen gjithsej 4812 qendra votimi me gjithsej 3.084.67 zgjedhës. Sipas kalkulimeve të përcaktuara në kodin zgjedhor sasia e fletëve të votimit e prodhuar është 2 për qind mbi numrin e zgjedhësve, që në total përllogaritet me 3.145.748 fletë votimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira Empty KQZ, apelon për transparencë në zgjedhje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 5:23 pm

KQZ, apelon për transparencë në zgjedhje

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira KQZ
Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani ka ripërsëritur apelin ndaj tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.



Tiranë– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka realizuar lidhjet e para direkte me pushtetin vendor në funksion të procesit zgjedhor të datës 28 qershor. Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani ka ripërsëritur apelin ndaj tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. “Shpresojmë që të sigurohet një proces transparent”, ka pohuar ai, duke shtuar se vendorët nuk duhet ta ndryshojnë vendodhjen e tyre pasi ndryshimet shkaktojnë anomali në procesin zgjedhor. Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lëshuar një deklaratë mjaft kritike ndaj vendorëve, me anë të së cilës ai i ka akuzuar ata se po e fusin procesin në kolaps të plotë dhe se kjo është shkaktuar për shkak të vonesave që po paraqiten lidhur me prezantimin e listave zgjedhore e në tërësi me përgatitjen e gjithë infrastrukturës së nevojshme elektorale
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira Empty Berisha: Kruja dhe Skënderbeu, frymëzim për ndërtimin e Shqipërisë moderne

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 12:03 am

Berisha: Kruja dhe Skënderbeu, frymëzim për ndërtimin e Shqipërisë moderne Bota sot(Tiranë)
Kryeministri Berisha në Krujë dhe në njësitë bashkiake nr. 8-9-10, në Tiranë, prezantoi projektet zhvillimore për Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.


Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira BER
Ata që frymëzohen nga Kruja dhe nga historia e Skënderbeut, e kanë të qartë se ekzistenca e kombit përcaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbrojtja dhe zhvillimi i vokacionit tonë perëndimor, i përkatësisë tonë perëndimore. Projekti i Krujës evropiane dhe Shqipërisë evropiane është ëndrra shqiptare që nga Skënderbeu e deri në ditët e sotme, është projekti më madhështor për ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që vijnë.


Tiranë- Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha në takim me qytetarë të Krujës, theksoi se Kruja është qytet i shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. “Ne shqiptarët nuk kemi asgjë më të shenjtë, më të çmuar dhe më krenare se qytetin tuaj. Vij sot këtu para jush për t’u zotuar se katër vitet që vijnë janë vitet e Krujës evropiane. Ne do të sistemojmë dhe do të asfaltojmë çdo rrugë dhe rrugicë të këtij qyteti, çdo rrugë dhe rrugicë të fshatrave të këtij rrethi. Unë vij këtu për t’ju dhënë fjalën se një nga projektet e rëndësishme do të jetë rruga e re Tiranë - Krujë - Qafë Shtamë. Katër vitet që vijnë, unë ju premtoj edhe ju garantoj juve se infrastruktura e Krujës do të jetë ultra moderne”, theksoi Berisha. Ai thotë se Kruja në katër vitet që vijnë do të ketë mbi 1 milionë turistë. Sa më shumë ta ekspozojmë Krujën para botës, aq më shumë lartësojmë veten tonë, vokacionin dhe shpirtin tonë perëndimor. “Ata që frymëzohen nga Kruja dhe nga historia e Skënderbeut, e kanë të qartë se ekzistenca e kombit përcaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbrojtja dhe zhvillimi i vokacionit tonë perëndimor, i përkatësisë tonë perëndimore. Projekti i Krujës evropiane dhe Shqipërisë evropiane është ëndrra shqiptare që nga Skënderbeu e deri në ditët e sotme, është projekti më madhështor për ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që vijnë. Ndaj dhe ne, këtu nga Kruja, le t’u bëjmë një thirrje vëllazërore gjithë qytetarëve të Krujës që të bashkohen me ne, pavarësisht nga bindjet politike, sepse për ne bindja evropiane, ëndrra evropiane, projekti evropian është bindje e të gjitha bindjeve, është projekti i të gjitha projekteve, është ëndrra e të gjitha ëndrrave”, theksoi kreu i Qeverisë shqiptare, Sali Berisha, duke shtuar se drita e fitores evropiane po ndriçon çdo fytyrë, çdo mendje, çdo zemër të shqiptarëve. Dita e 28 qershorit është dita e madhe, është fitorja evropiane e Shqipërisë.
Kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta me qytetarë të njësisë bashkiake nr. 8, 9 dhe 10, në Tiranë.
Ëndrra shqiptare evropiane, që në katër vite do të bëhet realitet, është ëndrra më e bukur, më madhështore, është e ardhmja më e mirë. Kështu thotë kryeministri Berisha, para qytetarëve tiranas. “Ne bashkohemi në këtë ëndërr, e cila do të bëhet realitet me Tiranën evropiane, do të bëhet realitet me Shqipërinë evropiane, me qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që gëzojnë të drejta dhe kushtet e jetesës së qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në 28 qershor, të bashkohemi, në këtë datë historike të firmosim së bashku ëndrrën tonë më të bukur, më fisnike, ëndrrën e Tiranës evropiane, ëndrrën e Shqipërisë evropiane. Në 28 qershor, ftoj ju, ftoj mbarë shqiptarët, ftoj socialistët dhe qytetarët e të gjitha bindjeve politike, të votojnë 10-ën. 10-a është ëndrra evropiane, 10-a është çdo shqiptar që I beson ëndrrës evropiane, 10-a janë fëmijët tanë që meritojnë të ardhmen evropiane, 10-a jemi ne që do të ndërtojmë të ardhmen evropiane, 10-a është Tirana blu, 10 është Shqipëria blu, Evropa blu”, vlerëson Berisha. Ai thotë se dita e fitores së PD-së është shumë e sigurt, sepse shqiptarët do të votojnë për të ardhmen evropiane. “Drita e fitores sonë evropiane po ndriçon çdo fytyrë, çdo mendje, çdo zemër të shqiptarëve. Dita e 28 qershorit është dita jonë e madhe, është fitorja jonë evropiane. Në 28 qershor, të bashkohemi, në këtë datë historike të firmosim së bashku ëndrrën tonë më të bukur, më fisnike, ëndrrën e Tiranës evropiane, ëndrrën e Shqipërisë evropiane. Në katër vite, ne do t’i japim Shqipërisë fytyrën e fëmijëve tanë, imazhin më të bukur të saj. Ndaj ju bëj thirrje që këto ditë që na ndajnë nga 28 qershori, të trokisni në zemrën e çdo miku, e çdo shoku, çdo të afërmi, të cilitdo që ju njihni. Me dritën e fitores sonë evropiane të pushtoni zemrën e tij apo të saj. Të bashkohemi në 28 qershor, të votojmë për të ardhmen tonë më të ndritur, të votojmë për rrogat dhe pensionet tona evropiane, të votojmë për punësimin tonë të standardeve evropiane, të votojmë për shkollat e shërbim shëndetësor të cilësisë evropiane, të votojmë së bashku për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri modern, për një Shqipëri e cila të bashkohet përfundimisht me fatin e saj që meriton, me Evropën”, vlerëson Berisha. Ndaj, vota në 28 qershor për projektin evropian është votë për të ardhmen, për Tiranën, votë për mbarë Shqipërinë. “Kudo që shkoj, këdo që takoj, në fytyrën e tij, në sytë e tij lexoj fitoren, fitoren e madhe, fitoren historike, fitoren e ëndrrës sonë evropiane, e të ardhmes që meritojmë. Vetëm pak ditë na ndajnë nga dita e vendimit të madh. Këto ditë të gjithë së bashku të trokasim në zemrën e çdo miku, çdo mikeje, çdo shoku, shoqeje, të afërmi, cilido qoftë ai, pavarësisht nga bindjet e tij politike, ta ftojmë, ta thërrasim, ta bindim, të votojmë së bashku për projektin evropian; të votojmë së bashku për Tiranën evropiane; të votojmë së bashku për Shqipërinë evropiane. Në 28 qershor, me votën tonë të lirë, do të firmosim projektin tonë madhështor, projektin që meriton çdo shqiptar. Në 28 qershor le të votojmë 10-ën, sepse 10 është ëndrra jonë, 10 janë fëmijët tanë, familjet tona, Tirana, kryeqyteti ynë blu, 10 është Shqipëria blu, Evropa blu, 10 është Partia Demokratike”, thekson Berisha. Ai vlerëson se qytetarët e Shqipërisë do të kenë më shumë vende pune dhe më shumë perspektivë në atdheun e vet-Shqipërinë. “Ëndrra jonë do të bëhet realitet me punë për shqiptarët dhe për shtëpitë e tyre. Katër vitet që do të vijnë, ne do krijojmë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë mbi 160 mijë vende pune të reja. Katër vitet që vijnë ne do të bëjmë që çdo fshat i Shqipërisë të ketë infrastrukturë të lagjeve të qyteteve tona. Katër vitet që vijnë, ju qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, do shëtisni në vendin tuaj në rrugët më moderne, nga Konispoli deri në Vermosh. Katër vitet që vijnë fëmijët tuaj do të shkollohen në shkollat më moderne, me cilësi të nivelit evropian. Shërbimi shëndetësor do të arrijë nivelet evropiane. Katër vitet që vijnë, rrogat dhe pensionet tuaja do t’i rrisim, do të bëhen më të larta sesa në 6 vende anëtare të Bashkimit Evropian”, theksoi Berisha.
Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira BERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira Empty Re: Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi