Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut

Shko poshtë

Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut Empty Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 12:34 am


Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut U1_HalitBogaj
Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut
Nga Halit Bogaj
I vrarë nga dora mizore çetnike, profesori ynë i nderuar ndërroi jetë më 6 maj 1999 në një kohë kur Kosova gjendej në eksodin e saj total dhe kur gati i tërë populli ishte i shpërngulur me dhunë nga vatrat e veta shekullore. Ato ishin ditët më të vështira të qenjes sonë kombëtare por edhe grahmat e fundit të regjimit dhe apartepdit serboçetnik i cili i numëronte muajt, javët, ditët dhe sekondat e ikjes së tij përfundimtare nga toka jonë iliro-dardane të cilën e deshti aq tepër profesori ynë i dashur - Fehmi Agani i cili luftoi me mish e shpirt për çlirimin tonë definitiv nga okupatori më i egër që ka shkelur në tokën njerëzore.
Fehmi Agani ishte Alfa dhe Omega e Pavarësisë së Kosovës dhe dora e djathtë e Presidentit Rugova të cilin e këshillonte, e ndihmonte dhe e përcillte hap pas hapi deri në ditët e fundit të jetës së vetë kur u vra barbarisht nga ata që na e kishin shkelur me shekuj lirinë tonë. U vra nga shkaku se nuk mund të vritej e ardhmja e sigurtë dhe e ndritur e vendit të cilit i përkiste ai. U vra egërsisht dhe barbarisht ngase duhej të vritje dikush që ishte më i lidhur me të gjitha përparimet e përjetuara nga dita kur e kishte Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut U1_FehmiAganifilluar punën Universiteti ynë dhe kur kishin dalur mijra kuadro të shkolluara në gjuhën shqipe. U vra ai i cili ishte përpjekur vazhdimisht për të gjithë ne që vuanim nga robëria shekullore serbosllave, në mënyrë që të dilnim sa më shpejt dhe më të sigurtë prej saj. U vra ngase ishte njëri ndër luftëtarët më të denjë të çështjes sonë kolosale kombëtare të cilën përpiqej ta vdekësonte armiku ynë i përbetuar i cili e dinte fare miré forcën shpirtërore të profesorit tonë kolosal. Millosheviqi edhepse e dinte se këtë luftë do ta humbte sigurisht, u përpoq deri në fund që të na shkaktonte sa më shumë dëme dhe vrasje.. E dinte dhe ishte i sigurtë në humbjen e vetë katastrofale ndaj e vrau edhe profesorin tonë që të mos e lejonte që ai bashkë me popullin e vet’ë ta gëzonte lirinë përfundimtare për të cilën ishte angazhuar gjatë tërë jetës së vetë titanike.Kur flitet për Fehmi Aganin / atë kolos të vërtet të çështjes sonë kombëtare / duhet të ngritemi të gjithë në këmbë, ngase, siç u përmend, ai ishte ndër të parët që u përpoq maksimalisht që t’i arrinim të gjitha synimet tona kombëtare / përfshirë këtu edhe lirinë aq gjatë të pritur për të cilën e dha jetën profesori ynë i nderuar dhe luftëtari i palodhur/. U vra ai i cili e kishte për qëllim çlirimin kolonial dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare në të gjitha fushat e jetës. Ai qysh nga vitet gjashtëdhjeta ishte njëri ndër luftëtarët më të denjë të çështjes sonë madhore kombëtare për t’i arritur të drejtat tona fudamentale në shtetin e sllavëve të jugut. Në vitet kur me tankse dhe dhunë u hoq autonomia e Kosovës, dr.Fehmi Agani u bë nënkryetar i LDK-së për t’i qëndruar afër presidentit tonë, me emrin e të cilit është i lidhur ngushtë fati i këtij populli.
Dje nga presidentja e vendit, bashkë me veprimtarët e shquar Vëllezërit Gërvalla, mori titullin e nderuar ‘’Hero i popullit’’, për të cilin ishte angazhuar një jetë të tërë, që nga rinia e tij e hershme e deri në vdekjen tragjike kur e nxorën nga treni dhe e vranë si shenjë hakmarrjeje për lirinë e Kosovës që vinte si Uragan i pandalur.
Fehmi Agani, mes tjerash, ishte edhe njëra ndër figurat më të mëdha dhe më të çmuara intelektuale i cili dallohej si: filozof, sociolog, pedagog, akademik, gazetar Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut U1_rugova_aganidhe analist politik, i cili me veprat e veta të ndritshme dhe vizionare na jepte shpresë për ditë më të bardha që do të vinin për popullin tone. Po më kujtohet një shkrim i shkruar në prag të Rambujesë i cili doli qindpërqind i saktë në favor të pavarësisë Kosovës. Ai i njihte gjërat për mrekulli dhe në detaje, ndaj, siç thamë edhe më lart, ishte edhe dora e djathtë e presidentit tone historik me të cilin rrugëtuan deri në çlirimin definitiv, por që profesori nuk pati fat ta shihte epilogun e asaj për të cilën kishte luftuar me dekada të tëra. Ai ishte bërë halë në sy për armiqtë tanë, ndaj e vranë në atë ditë të kobshme kur me të shpejtë vinte çlirimi për vendin tonë të lodhur nga pritja e gjatë. Nga urrejtja që armiqtë tanë e kishin ndaj tij, thuhej se kufomëm ia lane në një rrugë me baltë, për të treguar edhe njëherë se çfarë barbarie shekullore kishin në zemrat e tyre. Ata jo vetëm që e vranë por jepnin lajme makabre se kinse atë e paska vrarë UÇK-ja , ashtu siç paten thënë edhe për Jusuf Gërvallën se është vrarë ''Në një konflikt bandash shqiptare'' në Gjermani, një çmendi e njohur nga ana e tyre, që edhe na vriste edhe përpiqej të na lente fajin, ashtu siç bënte edhe me ushtarët e vrarë në APJ, për të cilët thoshin se e kanë vrarë veten!!!.

07/05/2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi