Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut

Shko poshtë

Halit Bogaj: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut Empty Halit Bogaj: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 8:43 pm

Halit Bogaj: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut U1_LatifBerishaNë 10 vjetorin e vrasjes së Latif Berishës

Një jetë e tërë në shërbim të atdheut

Nga Halit Bogaj

Në këtë vit të dhjetë të lirisë sonë \ për të cilën ishte i angazhuar deri në vdekje edhe profesori ynë i shtrejtë, Latif Berisha \ e kujtojmë me mall personalitetin e tij letrar dhe patriotik i cili bën pjesë ndër figurat tona më madhore që i nxori ky popull në të kaluarën e vetë të lavdishme dhe heroike .Profesori ynë i çmuar, Latif Berisha të cilin patëm rast ta kishim edhe pedagog në Fakultetin në të cilin ligjëronte me një dhunti të posaçme, ishte ndër njerëzit më të dashur në fushën edukativo-arsimore.

Të shkruhet për martirin, Latif Berisha na duket se nuk është asnjëherë e mjaftueshme, ngase ai e meriton një trajtim të veçantë për kontributin e tij shumëdimensional jetësor .

Si ligjërues i një epoke të lavdishme të historisë sonë,e quajtur Rilindja kombëtare Latif Berisha shkëlqente duke na i ofruar dituritë e tij të pashterrshme për jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarëve tanë më të mëdhenj, qoftë nga romantizmi, qoftë nga realizmi. Të gjithë kishim dëshirë të madhe ta thithnim nektarin e ëmbëlsisë së fjalëve të tij, të shprehjeve të matura dhe porosive që na i jepte për një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne studentët dhe popullin e tij të vuajtur .

Kur fliste për Jeronim De Radën na dukej se merrnim pjesë në vuajtjet, krajatat, tragjeditë, por edhe në krenarinë e pashterrshme të romantikut tonë kolosal.

Kur ligjëronte Latif Berisha, na dukej se po e shihnim edhe nxënësin e De Radës-Luigj Gurakuqin tek e dëgjonte poetin e Makit me vëmendje të madhe kur kishte qenë nxënës i tij dhe tek shprehej :“se unë, Luigj Gurakuqi kisha fat që isha nxënës i të madhit De Radë”.

Latif Berisha e bënte interesant dhe thuajse të filmuar çdo ligjërim të tij didaktik për njerëzit e mëdhenj të këtij populli që dhanë gjithçka nga vetja për çlirimin kombëtar.

Edhe atëherë kur na mësonte për Naim Frashërin, na bindte se Naimi, edhe pse e kishte shkruar në Stamboll poemën “Bagëti e Bujqësi” vërtet dukej se “sikur kishte hipur në majën e një mali shqiptar dhe sodiste çdo lëvizje të Bagëtise dhe të Bujqësisë së atdheut të tij të dashur“.

Kur na fliste për Gavril Darën e Ri, Latif Berisha na mallëngjente dhe na bënte kurrështarë dhe tejet të interesuar për “Motin e Madh” të Skenderbeut dhe për personazhet e pavdekshme nga “Kënka e sprasme e Balës”, të cilën na e spiegonte në detaje dhe na e bënte shumë interesante profesori ynë i çmuar.

Latif Berisha pas vetes la shumë shkrime dhe studime të thukta për shkrimtarë të mëdhenj të cilët i kishte përherë në shpirt, ndër të cilët bëjnë pjesë:Naim Frashëri,De Rada,Gavril Dara i Ri Hil Mosi , Ali Asllani dhe pjestarë të tjerë të letërsisë sonë romantike..

Latif Berisha, përveç si studjues i letërsisë sonë dhe profesor Fakulteti, ishte edhe poet i thellë me vargjet e tij të ëmbla, filosofike dhe patriotike të botuara në përmbledhjen e njohur “Tufa”\1957\ .

Ai nuk shkroi shumë por ato që na i la trashëgim janë margaritarë rë rrallë të poezisë sonë bashkëkohore që buronin nga shpirti dhe mendja atdhetare e një poeti të përkushtuar për këtë popull të vuajtur .

Përveç disa poezive të fuqishme të cilat i gjejmë në përmbledhjen “Tufa”, mbase do të mjaftonte t’i përmendim vetëm dy prej tyre : ”Tri gota”dhe “Kosovës” për ta kuptuar shpirtin atdhetar dhe lumturinë e tij personale dhe kolektive që Kosova kishte filluar të merrte frymë pak më lirisht në krahasim me ditët e saj të mëhershme dhe të errëta që i kishte përjetuar mbi supet e veta shekullore .

Në poezinë “Kosovës” janë madhështore vargjet :”Kosova kreshnike po zgjohet nga gjumi \ me vulë të fitimit … dhe ne po gëzojmë’ \Po shkundet mali e prroni e lumi- eni të këndojmë \ .

Kosova kreshnike po vjen prapë në jetë me diell në dorë …\ Dhe ne po shikojmë \ Po del nga terri në dritë të vërtetë –eni të këndojmë’ “

\ Po del para botës Kosova krenare me ballin e hapët…dhe ne po fitojmë \ Me gjak e stolisun po del dëshmitare \ eni të këndojmë ‘\Po del para botës Kosova heroike me zana e drangoj… o na po gjallërojmë \ Po del në hapësinë me krahtë e një Sprije-eni të këndojmë’ .

Dhe kush do të thoshte dhe mendonte se pikërisht për vargjet e tij vizionare të kësaj poezie dhe për shkak të aktivitetit të tij patriotik deri në fund të jetës, poeti do të vritej nga forcat barbare çetnike?’

Por edhe ishte normale vrasja e tij e tmerrshme ngase ai i ndejti besnik idealit të tij madhështor, Presidentit të Republikës të Kosovës dhe çështjes së papërfunduar kombëtare .

E vranë siç i vranë edhe 5\ veprimtarë të tjerë : Bardhyl Qaushin, Agim Hajrizin, Bajram Kelmendin, Ymer Elshanin dhe Fehmi Aganin, si edhe njëzetmijë viktima të tjera të pafajshme të këtij populli .

I vranë edhe këta martirë dhe intelektualë të mëdhenj, pa u ngopur kurrë me krimet e tyre morbide ndaj popullsisë së paarmatosur dhe duarthatë, ashtu siç vepronte përherë Sërbia fashiste gjatë historisë sonë të përgjakshme .

I vranë duke mos u ngopur kurrë me masakrat e veta gjenetike me të cilat ishin mësuar historikisht nga mësimet e tyre shtazarake pansllaviste, me të cilat janë të dehur edhe në ditët e sotme .

E vranë poetin, studjuesin dhe atdhetarin e dashur për çdo shqiptar, për çdo student të tij dhe për çdo koleg me të cilin kishte punuar një kohë të gjatë .

Këtë shkrim të shkurtër do ta përfundojmë me pasusin e Sinan Gashit për Latif Berishën:”Si njeri e ka fituar përjetësinë, si pedagog e ka merituar nderimin e përhershëm, si poet e bëjnë të paharruar vargjet poetike, ndërsa studimet dhe aktiviteti i gjerë e kompletojnë portretin e tij”, mendim ky të cilit nuk kemi çka t’ i shtojmë tejtër .

Halit Bogaj

Elegji për LATIF BERISHËN

Me rastin e 10 vjetorit te vrasjes

Në një natë
Plot me trishtim
Na e vranë
Latifin trim

Ai shumë vjet
Punoi për ne
Të çlirohej
Ky atdhe

Kur Serbia
Bombardohej
Çdo çetnik
Fort egërsohej

Vrisnin burrat
Atdhetarë
Që nderonin
Çdo shqiptar

Profesori
Ynë i ndritur
Atë ditë t’zezë
E kishte pritur

Por punoi ai
Pandërprerë
Siç veproi
Ky vend përherë

Na la neve
Porosi
Si luftohet
Për liri

Se si vdiset
Në altar
Fjalë e shenjtë
Për shumë shqiptar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi