Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefi i FMN-së, akuzohet për dhunim

Shko poshtë

Shefi i FMN-së, akuzohet për dhunim Empty Shefi i FMN-së, akuzohet për dhunim

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 15, 2011 4:21 pm


Shefi i FMN-së, akuzohet për dhunim

Shefi i FMN-së, akuzohet për dhunim Strauss-kahn_480


Drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kandidati i mundshëm për president të Francës Dominik Shtraus-Kan është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka keqtrajtuar seksualisht një pastruese hoteli në një hotel të Nju Jorkut.

Sipas policisë, Shtraus-Kan (62) kishte hipur në aeroplanin e kompanisë ajrore “Air France” për Paris, por shërbimi për siguri i aeroportit pak para nisjes e nxori nga aeroplani dhe ia dorëzoi policisë, e cila e ka marrë në pyetje lidhur me sulmin që i kishte bërë punëtores në hotelin luksoz.

Zëdhënësi i policisë tha se Shtraus-Kan nuk ka dashur t’iu përgjigje pyetjeve të policisë dhe çështjen ia ka lënë avokatit të tij.

“Ai akuzohet për sulm seksual, tentim dhunim dhe mbajtje kundër dëshirës”, tha zëdhënësi.

Sipas dëshirës së gruas, të cilën e sulmoi shefi i FMN-së, ajo ishte duke pastruar apartamentin luksoz të shtunën pasdite në hotelin “Sofitel”, kur Shtraus-Kan doli nga banja dhe e sulmoi.

Ai e kishte tërhequr drejt dhomës së fjetjes, por gruaja kishte arritur të lirohet për një moment dhe të ikë nga dhoma. Megjithatë, Shtraus-Kan serish e kishte kapur dhe kësaj radhe e kishte tërhequr në banjë, ku e kishte detyruar të bëjë seks oral dhe tentoi t’ia heqë brekët.

Megjithatë, ajo serish arriti të ikë dhe të largohet nga apartamenti, pas të cilës ka lajmëruar menaxhmentin e hotelit, i cili e ka thirrur policinë.

Kur detektivët e policisë së Nju Jorkut arritën, Shtraus-Kan kishte lëshuar hotelin, duke harruar telefonin mobil në dhomë.

“Duket se ka lëshuar hotelin me nguti”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia e Nju Jorkut pas marrjes vesh se “i arratisuri” ndodhej në aeroport, njoftoi zyrtarët e aeroportit, të cilët nxorën shefin e FMN-së nga aeroplani që po bëhej gati për fluturim drejt Parisit dhe ia dorëzuan policisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi