Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dezerton shefi i policisë ushtarake të Sirisë

Shko poshtë

Dezerton shefi i policisë ushtarake të Sirisë Empty Dezerton shefi i policisë ushtarake të Sirisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 26, 2012 9:10 pm

Dezerton shefi i policisë ushtarake të Sirisë


Dezerton shefi i policisë ushtarake të Sirisë Largea_general-abdelaziz1356530615
Shefi i policisë ushtarake të Sirisë, Abdul Aziz Jassem al-Shallal, ka dezertuar nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad dhe ka ikur drejt Turqisë.

Ai po ashtu është shfaqur në një video televizive, duke thënë se i bashkohet revolucionit të popullit.

“Në emër të Zotit të plotfuqishëm dhe të mëshirshëm... Unë jam gjenerali Abdul Aziz Jassem al-Shallal, kreu i policisë ushtarake... Unë kam dezertuar për shkak të devijimit të ushtrisë nga detyra e saj primare – mbrojtja e vendit”, ka thënë Al-Shallal.

Bëhet fjalë për dhjetëra gjeneralë që kanë dezertuar nga regjimi i Sirisë, prejse ka nisur kryengritja popullore në mars të vitit 2011.

Në këtë periudhë, mbi 44,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi