Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mujota reagon ndaj Vetëvendosjes

Shko poshtë

Mujota reagon ndaj Vetëvendosjes Empty Mujota reagon ndaj Vetëvendosjes

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 9:13 pm


Mujota reagon ndaj Vetëvendosjes



Mujota reagon ndaj Vetëvendosjes Mujota-1605


Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujata, përmes një konference për media të hënën në orët e pas ditës, ka reaguar ndaj publikimit të një kopje të kontratës që ka të bëjë me “Rrugën e kombit” mes Qeveris dhe kompanisë “Bechtel-Enka” nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i quajtur veprimet e Vetëvendosjes “aventura politike”.

Ministri Mujota ka theksuar se projekti i autostradës po shkon drejt përfundimit të 38 kilometrave të para, fal punës dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konzorciumit “Bechtel-Enka”.

“Përkundër kësaj, sot para qytetarëve të vendit përmes kundërshtuesve politik të projektit më të rëndësishëm në Republikën e Kosovës, autostradës Vërmicë-Merdare, janë sulmuar institucionet legjitime të vendit tonë, duke bërë publike një dokument anonim për kredit politik”, ka thënë Mujota.

Ai ka thënë se pasojat e dhunës së shkaktuar janë të freskëta dhe nuk mund të mbulohen dhe as të harrohen, me siç i ka quajtur ai këso lloj aventura politike, që po bënë Vetëvendosja.

Mujota ka shtuar se kontrata se kontrata mes Qeveris dhe kompanisë “Bechtel-Enka”, është kontrata më e mirë që ndonjëherë ndonjë qeveri ka arritur në rajon. Këtë projekt ai e ka vlerësuar si një projekt gjigant për Kosovën.

“Ftojmë Vetëvendosjen të punojë me ne, ta ndërtojmë Kosovën dhe jo në dëm të një projekti kaq madhorë ta zhvendosin vëmendjen e opinionit publik nga dhuna që ushtruan ditë më parë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Me këtë rast, ministri Mujota i ka ftuar të gjithë kundërshtuesit e “Rrugës së kombit”, që në vend të frustrimit dhe refuzimit, ta vizitojnë trasenë e autostradës dhe të përjetojnë jetësimin e saj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi