Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK reagon ndaj një kronike të KTV-së

Shko poshtë

LDK reagon ndaj një kronike të KTV-së Empty LDK reagon ndaj një kronike të KTV-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 03, 2013 12:26 am

LDK reagon ndaj një kronike të KTV-së LDK-reagon-ndaj-nj%C3%AB-kronike-dezinformuese-t%C3%AB-KTV-s%C3%AB-280x250
 
LDK reagon ndaj një kronike të KTV-së

 
Prishtinë 02 dhjetor 2013 – “KTV-ja, në edicionin qendror të lajmeve të sotme (të orës 19:00), paraqiti një “kronikë” për kinse harrimin që Lidhja Demokratike e Kosovës i paska bërë Presidentit Rugova në ditëlindjen e tij”, thuhet në reagimin e LDK-së.
“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, LDK-ja është e detyruar ta demantojë këtë keqinformim të KTV-së, sepse pikërisht sot, në ditëlindjen e Presidentit historik të Kosovës dhe të LDK-së, dr. Ibrahim Rugova, një delegacion i Kryesisë së LDK-së, në orën 10:30, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova.
Më pastaj, ky delegacion, i cili përbëhej nga Kryetari Isa Mustafa, nënkryetari Sabri Hamiti, Sekretari i Përgjithshëm Ismet Beqiri, anëtarët e Kryesisë, z. Skender Hyseni, ish-këshilltar i Presidentit Rugova, dhe Abdullah Hoti, ka vizituar familjen Rugova, ku është pritur nga zonja Fana Rugova, nga djemtë Mendim dhe Ukë Rugova, vajza Teuta, si dhe nga anëtarët e tjerë të familjes së ngushtë të Presidentit Rugova.
Ndaj, ftojmë KTV-në, si medium me shtrirje nacionale, që para se të japë lajme të tilla të pavërteta, të kontaktojë me LDK-në, në mënyrë që t’u shmanget lajthitjeve dhe dezinformatave të tilla”, përfundon reagimi i LDK-së. /KI/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi