Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa greke ka ne Shqiperi?

Shko poshtë

Sa greke ka ne Shqiperi? Empty Sa greke ka ne Shqiperi?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:11 am

Sa greke ka ne Shqiperi?

25.03.2009
Dokumenti i mbajtur i rezervuar për opinionin publik, e që është siguruar nga ‘Gazeta Shqiptare’, është në fakt një studim i hollësishëm që shteti shqiptar, për llogari të vetën, e ka bërë në lidhje minoritetet e njohura zyrtarisht.
Në Shqipëri, pakicat kombëtare përbëjnë 1.4 për qind të popullsisë, prej së cilës përqindje 1.17 për qind, ose 35,829 njerëz janë vetë-deklaruar si minoritarë grekë.

Këto shifra bëhen publike në një raport konfidenciale, të përgatitur së fundmi nga Zyra e Minoriteteve, në Ministrinë e Punëve të Jashtme shqiptare.

Dokumenti që është mbajtur i rezervuar për opinionin publik, është siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”. Ai është një studim i hollësishëm që shteti shqiptar, për llogari të vetat, ka bërë në lidhje me situatën në të cilën ndodhen minoritetet e njohura zyrtarisht, si paraqitet gjendja e tyre në krahasim me të kaluarën, zonat ku janë shpërndarë këto pakica si dhe llogaritja në shifra e numrit të tyre sipas llojit.

Referuar këtij materiali shumëfaqësh, në popullsinë joshqiptare, pakica kombëtare që dominon më shumë është ajo greke, e cila përbën gati 85% të totalit të pakicave kombëtare. Popullsia me kombësi greke, në pjesën më të madhe, afro 96.1 për qind e saj, është e vendosur në rrethet jugore e kufitare në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.

Në rrethin e Gjirokastrës, minoriteti përbën 30.1 për qind të popullsisë së përgjithshme. Në rrethin e Sarandës, duke përfshirë edhe Delvinën, ajo zë 41.6 për qind të popullsisë dhe është e vendosur pothuajse në tërë fshatrat e qytetet. Megjithatë, popullsia greke është e shpërndarë në gjithë territorin e vendit, por përqendrimet më të mëdha, jo të krahasueshme me Sarandën, Delvinën dhe Gjirokastrën, ajo i ka edhe në Tiranë, Përmet e Vlorë.

Ndërkohë që në qytetin e Korçës nuk rezulton asnjë shtetas me kombësi greke. Sipas këtij raporti, të dhënat e grumbulluara mbi shpërndarjen në përqindje të minoritetit grek i janë referuar kryesisht regjistrimit të popullsisë së vitit 1989, pasi nga konstatimet në terren ka rezultuar se kjo pakicë, me disa përjashtime, nuk ka lëvizur nga vendbanimet e saj. (BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi